fbpx

HappyFriday- pica, kodim dhe argëtim në CacttuKids

Kursi për kodim CacttuKids organizon dy orë të hapura për të gjithë ata të rinj që dëshirojnë të provojnë veten në fushën e kodimit. Të premten, më 28 korrik 2017, të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nga mosha 7 deri në moshën 15 vjeçare, janë të mirëseardhur në objektin e Cacttus Education të provojnë kodimin falas. Aktiviteti fillon në orën 12:00 dhe përfundon në orën 14:00.

Dyert e kursit janë të hapura për të gjithë, për ata e kanë provuar kodimin më parë, për ata që e duan këtë fushë,  për ata që nuk kanë asnjë njohuri për kodimin dhe për këdo tjetër që ka vullnet të ndajë pak kohë për të koduar! Programi CacttuKids, dëshiron të ju japë mundësinë të gjithëve për të marrë bazat e një fushe që po bëhet çdo herë e më rëndësishme dhe e afërt, siç është teknologjia. Duke qenë se kemi potencial në rininë kosovare, CacttuKids dëshiron që këtij potenciali t’i dhurojë sa më shumë mundësi për tu zhvilluar, edukuar, argëtuar dhe për të krijuar gjëra të reja.

Involvimi i të interesuarve në kodim, do të bëhet përmes asistencës së instruktorëve të kursit CacttuKids të cilët do i ndihmojnë të rinjtë me instruksione për hyrje në fushën e kodimit.

Ky aktivitet do të zhvillohet me qëllim të zbulimit të dëshirave të reja tek fëmijët  dhe adoleshentët dhe krijimit të eksperiencave të reja tek ta. Duke pasur si vizion kontribuimin në edukim, programi CacttuKids do të promovojë në vazhdimësi vlera tek fëmijët dhe të rinjtë me synimin që të dhurojë sa më shumë mundësi të reja tek ta.

Orët e kodimit në CacttuKids, do të shoqërohen me pica ku bashkë do kodojmë, argëtohemi dhe njihemi me të tjerët.

Eja të premten në CacttuKids, provo kodimin , zbulo ëndërrat.

“CacttuKids” viziton kampin veror të “Oxford Studio”

Programi për kodim “CacttuKids”, në bashkëpunim me kursin e gjuhës angleze “Oxford Studio” kanë organizuar një aktivitet të natyrës informuese dhe argëtuese në kampin veror në Gërmi.

Rreth 50 studentë entuziastë të “Oxford Studio” patën mundësinë që së bashku me stafin e “CacttuKids” të luajnë e të kuptojnë më shumë për mundësitë e fillimit të një ëndërre të re, siç është kodimi. Dëshirat, entuziazmi, interesi dhe idetë e tyre për krijimin e lojërave dhe aplikacioneve u shpalosën gjatë dy orëve në qendrën rekreative në Gërmi, ku ata si vizionerë të vegjël me moshë por të mëdhenj me ide, treguan se cilat lojëra e aplikacione do të krijonin po të kishin mundësitë.

Dikush nga ta imagjinonte lojëra më sfiduese, dikush lojëra interaktive, një student tjetër lojëra individuale, disa nga vajzat si guximtare të reja pëlqenin lojërat të tipit garues e shumë e shumë ide tjera që stafin e “CacttuKids” do e ndihmojnë edhe më shumë në plotësimin e programeve të tyre.

Për të gjitha këto ide e imagjinata nga më të ndryshmet, instruktorja e programit të “CacttuKids” i ftoi dhe informoi që me anë të kursit “Creative Coding through Games and Apps” dhe kurseve tjera për kodim, bashkë do realizojnë të gjitha ato projekte që tashmë gjenden në mendjet e fëmijëve dhe të rinjve.

Meqë ambienti i Parkut të Gërmisë ofron mundësi për më shumë aktivitete, me “CacttuKids” fëmijët e të rinjtë u argëtuan edhe duke shikuar film të shkurtë, vallëzuar e luajtur. E njëjta energji me një kombinim të edukimit dhe argëtimit, e përcjellë edhe programin për kodim “CacttuKids”.

Në programin “CacttuKids” ftohen jo vetëm studentët e kursit të gjuhës angleze “Oxford Studio” por të gjithë fëmijët e moshës 7-15 vjeç, të kalojnë pushimin veror duke u bërë krijues të gjërave të bukura.

Grupet e reja të interesuara që të bëhen pjesë e një eksperience të re gjatë kësaj vere, kanë mundësinë të fillojnë kursin më 1 gusht 2017. Ky kurs është i tipit intensiv/veror dhe zgjatë gjithsej katër javë. Nëse ju pëlqejnë gjërat e reja dhe teknologjia, përdoreni atë në mënyrën më të mirë dhe regjistrohu në “CacttuKids” deri më 28 korrik 2017.

REGJISTROHU TANI

Pse kemi nevojë për më shumë femra në fushën e teknologjisë?

Femrat kanë shpikur disa prej teknologjive më të rëndësishme të periudhës modern, si: algoritmin që e funksionalizon kompjuterin, teknologjinë e transmetimit wireless, CCTV (kabllovikun) dhe programin e parë softuerik për biznes aplikacion miqësor për përdorues, e shumë gjëra të tjera.

Kultura e shikimit të teknologjisë si fushë me profesione të dedikuara për meshkuj, është njëra ndër barrierat më të mëdha që pengojnë femrat të kyçen në fushën e teknologjisë. Fatkeqësisht, këto pikëpamje janë si pasojë e stereotipieve për programerët si “djem shkollarë” me sjellje mashkullore që e flasin një gjuhë që shumë pak persona e kuptojnë.

Por, pse duhet femrat të punojnë në fushën e teknologjisë?

E pse të mos përfshihen femrat në profesione në fushën e teknologjisë. Fundja, femrat përbëjnë gjysmën e përdoruesve të teknologjisë në botë. Por, shpesh teknologjia është e dizajnuar që t’u përshtatet më shumë meshkujve se femrave. Këtu përfshihen edhe shpikjet si air bag, zemrat artificiale dhe telefonat. Pasi që teknologjia po vazhdon të bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, dhe për ditë ne po vazhdojmë të mbështetemi më shumë në teknologji, është e dukshme që femrat duhet të kenë po aq ndikim në krijimin dhe zhvillimin e teknologjisë sa kanë edhe meshkujt.

Është mirë të fillohet me çmitizimin e industrisë. Mjafton dominimi i meshkujve që kanë mbi teknologjinë që ta zbehë motivimin e femrave që të studiojnë në profesione që kanë të bëjnë me teknologjinë. Shpesh studimet në fushën e teknologjisë mund të konsiderohen si shumë “teknike’ prandaj ekziston frika se mos programet do të jenë shumë të papërshtatshme për femrat. Por, në fakt, studimet në fushën e teknologjisë mund të rezultojnë mjaft të përshtatshme dhe produktive për vajzat sepse mund ta mbajnë hapin po aq mirë sa djemtë që studiojnë në këtë fushë.

Vajzat duhet të inkurajohen që ta eksplorojnë fushën e teknologjisë qysh në moshë të re. Ato duhet të motivohen dhe inspirohen lidhur me teknologjinë. Edhe pse nuk ekziston ndonjë mënyrë e shpejtë për ngritjen e numrit të femrave në fushën e teknologjisë, nuk bën të heqim dorë nga zgjidhja e këtij problem. Për të gjitha vajzat dhe djemtë që së shpejti do të fillojnë të studioni, shpresojmë që do ta zgjedhni teknologjinë, sepse kjo industri ka nevojë për ju. Mundësinë më të mirë për të studiuar në industrinë e IT-së padyshim që do ta gjeni në Cacttus Education qe ofron dy nga programet më me perspektivë në tregun vendor dhe te huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve