fbpx

“CacttuKids” viziton kampin veror të “Oxford Studio”

Programi për kodim “CacttuKids”, në bashkëpunim me kursin e gjuhës angleze “Oxford Studio” kanë organizuar një aktivitet të natyrës informuese dhe argëtuese në kampin veror në Gërmi.

Rreth 50 studentë entuziastë të “Oxford Studio” patën mundësinë që së bashku me stafin e “CacttuKids” të luajnë e të kuptojnë më shumë për mundësitë e fillimit të një ëndërre të re, siç është kodimi. Dëshirat, entuziazmi, interesi dhe idetë e tyre për krijimin e lojërave dhe aplikacioneve u shpalosën gjatë dy orëve në qendrën rekreative në Gërmi, ku ata si vizionerë të vegjël me moshë por të mëdhenj me ide, treguan se cilat lojëra e aplikacione do të krijonin po të kishin mundësitë.

Dikush nga ta imagjinonte lojëra më sfiduese, dikush lojëra interaktive, një student tjetër lojëra individuale, disa nga vajzat si guximtare të reja pëlqenin lojërat të tipit garues e shumë e shumë ide tjera që stafin e “CacttuKids” do e ndihmojnë edhe më shumë në plotësimin e programeve të tyre.

Për të gjitha këto ide e imagjinata nga më të ndryshmet, instruktorja e programit të “CacttuKids” i ftoi dhe informoi që me anë të kursit “Creative Coding through Games and Apps” dhe kurseve tjera për kodim, bashkë do realizojnë të gjitha ato projekte që tashmë gjenden në mendjet e fëmijëve dhe të rinjve.

Meqë ambienti i Parkut të Gërmisë ofron mundësi për më shumë aktivitete, me “CacttuKids” fëmijët e të rinjtë u argëtuan edhe duke shikuar film të shkurtë, vallëzuar e luajtur. E njëjta energji me një kombinim të edukimit dhe argëtimit, e përcjellë edhe programin për kodim “CacttuKids”.

Në programin “CacttuKids” ftohen jo vetëm studentët e kursit të gjuhës angleze “Oxford Studio” por të gjithë fëmijët e moshës 7-15 vjeç, të kalojnë pushimin veror duke u bërë krijues të gjërave të bukura.

Grupet e reja të interesuara që të bëhen pjesë e një eksperience të re gjatë kësaj vere, kanë mundësinë të fillojnë kursin më 1 gusht 2017. Ky kurs është i tipit intensiv/veror dhe zgjatë gjithsej katër javë. Nëse ju pëlqejnë gjërat e reja dhe teknologjia, përdoreni atë në mënyrën më të mirë dhe regjistrohu në “CacttuKids” deri më 28 korrik 2017.

REGJISTROHU TANI

Comments are closed.