Trajnimi i radhës i vetëdijësimit për sigurinë e informacionit organizuar nga CACTTUS dhe Cacttus
Education, u mbajt me të rinjët e SOS Fshatit. Ky trajnim vetëdijësues
ka për qëllim informimin e fëmijëve dhe të rinjëve për rreziqet e fushës së
sigurisë kibernetike si dhe mbrojtjen gjatë përdorimimit të internetit dhe
pajisjeve kompjuterike.
Gjatë kësaj
vizite, stafi i CACTTUS dhe Cacttus Education poashtu vizituan ambientet e SOS Fshatit,
ku bashkëjetojnë rreth 60 fëmijë, dhe të rinjë. SOS Fshatrat e Fëmijeve përpos
kujdesit që e ofrojnë, investojnë në edukimin dhe ngritjen e shkathtësive të
fëmijëve dhe të rinjëve, që në të ardhmen këta fëmijë të jenë të pavarur dhe të
kontribojnë në komunitetin ku jetojnë.
Cacttus
Education dhe CACTTUS rëndësi të veçantë i japin edukimit të të rinjëve dhe fëmijëve,
duke i informuar se si të jenë vigjilentë dhe të mos bëhen viktimë e sulmeve të
cilat janë përhapur kohëve të fundit.
“Të krijojmë një botë më të sigurtë kibernetike së bashku.”