fbpx

Programi i bursave

Programi i bursave:

Cacttus Education ka lansuar kampanjën për ofrimin e bursave të studimit për vitin akademik 2021/2022. Ndër benefitet e kësaj oferte është përfitimi i bursave të studimit 50%. Përparësi për bursë kanë studentët të cilët regjistrohen deri në fund të muajit Qershor.

Zbritjet e tjera që mund të aplikohen për këtë vit akademik:

  • Zbritja mund të përfitohet nga regjistrimet e hershme.
  • Zbritja mund të përfitohet nga rezultati i treguar në testin pranues.
  • Zbritja mund të përfitohet nga suksesi i shkollimit paraprak.

Bursistët e dalluar

Nora Qaja është bursistja e radhës në Cacttus Education

“Girls who code, write the future” Nora Qaja është bursistja e radhës në #CacttusEducation Kur e pyetëm se pse ka zgjedhur shkollën tonë […]

Taulant Hasi, Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve

“Me një fjalë, nuk ki qare pa m’su” Njihuni me Taulant Hasi, studentin e ri në #CacttusEducation. Ai ka zgjedhur drejtimin “Administrim i […]

Ardita Krasniqi – Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile

Ardita Krasniqi pas diplomimit në Cacttus Education, tani është e punësuar në departamentin e zhvillimit softuerik në KEDS Energy si Junior Programmer.

Kushtet për aplikim për bursë

  • Bursat mund të ofrohen të pjesshme.
  • Bursat mbulojnë vlerën e shkollimit për drejtimin e zgjedhur.
  • Bursat mund të jepen në baza regjionale, në preferencë të kompanisë që i jep bursat.
  • Programi i bursave është valid për aplikuesit para datës 30.06.2021.

Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar për bursa duhet të regjistrohen në formën e regjistrimit online: Apliko
Ose të dërgojne email tek info@cacttus.education me titull “Aplikim për Bursë” me këto dokumentacione:

  • 1

    CV

    Ku përfshihet përvoja e punës, shkollimi paraprak, trajnimet e ndjekura, si dhe aktivitetet ekstrakurrikulare.

  • 2

    Letër motivuese

    Letër motivuese (Letra motivuese duhet të ketë së paku 500 fjalë.

  • 3

    Dy letër-reference

    Nga referues qe e njohin kandidatin personalisht ose nga puna profesionale apo shkollore, të jepen kontaktet e referuesve.

  • 4

    Testi Pranues

    Nënshtrimi në testim pranues pranë Cacttus Education

  • 5

    Intervista

    Përfundimi me sukses i intervistës me përfaqësues nga Cacttus Education.

Apliko

Regjistrohu për të studiuar në Cacttus Education

Tel.

+383 (0)38 600 237