fbpx

Zhvillues i Ueb-it dhe i Aplikacioneve Mobile

Zhvillues i Ueb-it dhe i Aplikacioneve Mobile

Programi për profilin profesional “Zhvillues i Uebit dhe aplikacioneve mobile” është dizajnuar që të përgadisë studentët për të filluar dhe ndërtuar karrierë në programim si anëtar i ekipit në kompani ose si i vetëpunësuar. Programi ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit, duke përfshirë bazat teorike dhe praktike nga: Programimi i orientuar në objekte, algoritmet dhe struktura e të dhënave, PHP, MySQL dhe SQL, JavaScript, CSS, HTML5, jQuery, Ajax, korniza programuese MVC, serviset API, resurset e pajisjes (GPS, sensorët, NFC), ndërfaqja dhe përdorueshmëria, teknikat e mbledhjes së kërkesave, virtualizimi dhe 'Cloud Computing', dizajnimi lojërave, sitemet në kohë reale, siguria për ueb dhe platformat mobile, rrjetat dhe IP adresimi, si dhe teoritë kryesore për ndërmarrësinë dhe inovacionin, modelet e biznesit, burimet e financimit të biznesit, çështjet legale dhe etike në TI , bazat e kornizës ligjore për TI, prona intelektuale, patentimi, dhe mbrojtja e të dhënave personale.

Ky program të përgatitë për vende të punës si:

  • Zhvillues/e i/e aplikacioneve mobile
  • Zhvillues/e i/e ueb aplikacioneve
  • Zhvillues/e i/e databazave
  • Zhvillues/e i/e faqeve e-commerce
  • Specialist/e në Java
  • Programer/e kompjuterik/e
  • Specialist/e i/e uebanalitikës
  • Administrues/e i/e databazave

Apliko

Regjistrohu për të studiuar në Cacttus Education

Tel.

+383 (0)38 600 237