fbpx

Për shkollën

160+Studentë

në dy drejtimet

40Bursa

Të ofruara

80%Studentë

Të punësuar

Për shkollën

Cacttus Education është shkolla e parë e lartë profesionale, për studime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Si institucion i arsimit të lartë, Cacttus Education ofron studim dy vjeçar në drejtimet më të kërkuara në fushën e TIK-ut: “Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve Kompjuterike”, dhe “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile”. Akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe e licencuar nga MASHT, Cacttus Education ka për qëllim edukimin dhe punësimin e studentëve në një kohë sa më të shkurtër, duke i përgatitur ata për tregun vendor të punës dhe atë ndërkombëtar. Këtë e bëjmë përmes ofrimit të një edukimi dhe ekspertize të klasit botëror, përmes inovacionit të vazhdueshëm, aplikimit të standardeve ndërkombëtare dhe trendëve të fundit të teknologjisë.

MISIONI YNË

Ti edukojmë dhe ti lidhim profesionistët e së ardhmes, si dhe ti përgadisim për standardet më të larta të punës në nivel botëror.

VIZIONI YNË

Të jemi shkolla profesionale që të gjithë e kanë ëndërruar, dhe të jemi lider në zhvillimin profesional të të rinjëve.

Apliko

Regjistrohu për të studiuar në Cacttus Education

Tel.

+383 (0)38 600 237