fbpx

Qendra e karrierës

 

Qendra e karrierës në Cacttus Education, ka për qëllim zhvillimin profesional të studentëve. Si pikë kryesore ka përgatitjen e studentëve për tregun e punës. Këtë arrin ta bëjë, përmes organizimit dhe mbajtjes së trajnimeve qoftë profesionle dhe ato të aftësive të buta.

Shërbimet që ofron kjo qendër janë:

Qendra për karrierë ofron mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë, duke i përfshirë: studentët e rinjë, të diplomuarit dhe atyre që kanë përfunduar studimet (alumni).

Zyrtarët e qendrës së karrierës

Arbrie Palushi
Zyrtare për shërbime studentore në Cacttus Education.

Arbria ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, në degën Sociologji, ndërsa vazhdon studimet Master në po të njejtin Universitet. Aktualisht punon në departamentin e Qendrës për Karrierë si zyrtare për sherbime studentore në Cacttus Education. Ajo poashtu punon edhe si trajnere për Soft Skills në këtë institucion.

Nëse ju duhet ndihmë me përgatitjen e CV-së suaj, ju duhet ndihmë për t’u bërë gati për intervistë pune, apo keni nevojë për këshilla, Arbria do ju ndihmojë dhe orientojë më shumë.

Kontakti: arbrie.palushi@cacttus.education ose palushiarbrie@gmail.com

Arbrie Palushi
Zyrtare për shërbime studentore në Cacttus Education.

Projekti Alumni

Mësoni për përvojën e studimeve në Cacttus Eduation, drejtëpërdrejtë nga Alumni studentët tanë. Komunikoni drejtëpërdrejtë me ta, udhëzohuni dhe mësoni nga përvoja e tyre gjatë studimeve.

Çfarë ofrojmë për studentë

Për studentët e rinjë ofrojmë komoditet dhe siguri. Përgjatë dy viteve të studimit qendra për karrierë organizon trajnime të cilat i përgatisin më mirë studentët për tregun e punës.

Për studentët aktualë, ofrojmë vende të punës dhe praktikës (internships), e këtë arrijmë ta bëjmë falë bashkëpunimit të mirë me kompanitë më të mira në Kosovë, në fushën e IT-së.

Për studentët e diplomuar (alumni) synojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, në mënyrë që të shohim se ku janë dhe sa kanë arritur me karrierën e tyre. Ne jemi këtu t’ju ofrojmë mbështetje dhe t’i rekomandojmë në kompani të ndryshme.

Apliko

Regjistrohu për të studiuar në Cacttus Education