fbpx

Si të shkruajmë një letër motivimi?

Shpeshherë kur dëshirojmë të aplikojmë për një pozitë punë, apo edhe për ndonjë trajnim dhe bursë, kërkohet qe të shkruajmë një letër motivimi. Tek disa njerëz, është paksa e bezdishme kur shohin që kërkohet letra e motivimit. Kjo sepse, nuk na është mësuar asnjëherë dhe nuk kemi pasur rast të shkruajmë më shpesh letra motivimi.

Prandaj, të rinjtë hezitojnë të shkruajnë një “cover letter”. Mirëpo, ne do ua bëjmë më lehtë, ku me disa hapa të thjeshtë ju do jeni në gjendje ta shkruani këtë letër pa hezituar.

Për secilën punë që aplikoni duhet ta ndryshoni letrën tuaj të motivimit. Kur filloni ta shkruani letrën e motivimit, gjithmonë e prezentoni veten se kush jeni dhe e përmendni punën për të cilën po aplikoni.

Tregoni se aftësitë dhe eksperienca e juaja përshtaten me punën për të cilën po apikoni. Inkurajoni punëdhënësin për ta lexuar letrën tuaj. Tregohuni kreativ në shkrim.

Përfundojeni më një thirrje për aksion; për shembull, kërkoni një intervistë apo takim.

Siguroheni të jetë e shkurtër të ketë hyrjen, zhvillimin dhe përfundimin. Në hyrje tregoni për vetën dhe pse jeni duke aplikuar për këtë punë. Në zhvillim tregoni eksperiencën tuaj dhe aftësitë e juaja që përshtaten me punën që po aplikoni. Dhe për fund, siç është cekur më lartë, falenderoni dhe kërkoni një intervistë apo takim.

Diçka tejet e rëndësishme që duhet të dini është që kur filloni të shkruani letrën, kërkoni emrin e personit të cilit do ia dërgoni dhe jo me ‘I/e nderuar’. Kjo kërkon pak punë, por do ia vlejë.

Çka të përfshini në letrën motivuese:

  1. Emrin dhe konaktet tuaja
  2. Emrin e personit përgjegjës të kompanisë dhe kontaktet
  3. Emrin e punës për të cilën jeni duke aplikuar
  4. Një listë me aftësitë tuaja
  5. Një përshkrim se pse jeni i/e duhura për këtë punë
  6. Kërkoni që të ju kontaktojnë

Çka nuk duhet të përfshini në letrën e motivimit:

  • 1. Gabimet drejtëshkrimore
  • 2.Të përdoni shumë shpesh fjalën ‘unë”
  • 3. Mos i përmendi aplikimet tjera të punës
  • 4. Mos e përfshini të gjithë CV-në tuaj në letrën e motivimit.

Si të shkruajmë një CV?

Kur shkruajmë një CV, shpesh kemi ngecje dhe ngurrim se si t’ia fillojmë, çka të shtojmë dhe sa të jetë e gjatë.

CV-ja është një prej dokumenteve më të rëndësishme kur është çështja për të hyrë ne tregun e punës, prandaj duhet t’i kushtojmë rëndësi të veçantë. Për një CV të mirë, kërkohen vite eksperiencë, kur flasim për eksperiencë nuk do të thotë domosodoshmërishtë të jetë me përvojë pune. Trajnime, certifikata, punë vullnetare dhe aktivitete të ndryshme luajne rol të rëndësishëm për krijimin e një CV, e cila bie në sy, por mbi të gjitha janë aftësitë të cilat sot në tregun e punës kërkohen shumë.

Keni parasysh, CV-ja gjithmonë duhet të përditësohet, varësisht se në cilën pozitë jeni duke aplikuar ashtu edhe CV-në tuaj duhet ta përshtatni me aftësitë të cilat ajo kompani/person është duke i kërkuar.

Kur shkruani një CV ju duhet t’i keni parasysh këto gjëra:

  1. Të jetë e shkurtër me gjërat me të rëndësishme, preferohet të jetë një faqe, maksimumi dy.
  2. Në fillim të faqes gjithmonë duhet të jenë të dhënat personale emri, mbiemri, (tek dy të para fonti duhet të jetë më i madh dhe bold), vendbanimi, numri personal dhe email-i.
  3. Pas të dhënave personale preferohet një profil i shkurtër rreth jush, kush jeni, qëllimet e juaja dhe pse po aplikoni për atë pozitë.
  4. Pas profilit të shkurtër, shtoni historikun e punës me detyrat dhe përshkrimin e punës në bullet points.
  5. Më pas edukimin tuaj, këtu përfshihen edhe shkollat verore, kampet etj.
  6. Pas edukimit, shtoni certifikatat dhe trajnimet që i keni ndjekur.
  7. Për fund, shtoni aftësitë tuaja profesionale dhe ato të buta.

Tek aftësitë e buta duhet të keni kujdes se cilat të i shtoni:

Edhe tek atësitë e buta, duhet të keni parasysh që paraprakisht ta lexoni ofertën e punës dhe të shihni se cilat aftësi janë duke i kërkuar, nëse I posedoni disa prej atyre, atëherë shtoni ato si p.sh:

  • Problem solving (zgjedhja e problemeve) (një prej aftësive më të kërkuara sot)
  • Kreativiteti
  • Mendimi kritik
  • Organizimi
  • Të folurit në publik
  • Teamwork (puna në grupe)
  • Marrje  e vendimeve -decision making
  • Komunikimi
  • Adaptimi
  • Dëgjues aktiv

Këto janë disa prej aftësive që sot kërkon nga shumë kompani:

Sipas studimeve, tregohet se punëdhënësit sot kërkojnë punëtorë të cilët së paku posedojnë disa nga këto aftësi të buta:

  • Problem solving (Zgjidhja e problemit) (83%)
  • Teamwork (Puna ekipore) (83%)
  • Written communication (komunikimi me shkrim) (80%) dhe
  • Lidership (72%).

Prandaj, shtoni rëndësi këtyre aftësive, sfidojeni vetën më shumë, dilni nga zona e komfortit dhe filloni që tani të punoni n ë mënyrë që t’i fitoni disa nga këto aftësi, të cilat do ndikojnë shumë edhe në krijimin e përvojave të ndryshme, dhe në ngritjen profesionale.