fbpx

Hapet konkursi për regjistrim të studentëve/eve për vitin akademik 2022-2023

Konkursi është i hapur për këto drejtime:

Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile

Programi për këtë drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit. Drejtimi përfshinë bazat teorike dhe praktike nga: programimi i orientuar në objekte, algoritmet dhe struktura e të dhënave, SQL, JavaScript, CSS, HTML5, jQuery, Ajax, korniza programuese MVC, serviset API, resurset e pajisjes (GPS, sensorët, NFC), dizajnimi lojërave, siguria për ueb dhe platformat mobile, teoritë kryesore për ndërmarrësinë dhe inovacionin etj.

Administrim i rrjetave dhe sistemeve

Programi për këtë drejtim ju njofton me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e menaxhimit të projekteve të TI-së, komunikimit dhe shitjes. Programet përgatisin për vende të punës si: zhvillues/e i/e aplikacioneve mobile, zhvillues/e i/e ueb aplikacioneve, zhvillues/e i/e databazave, programer/e kompjuterik/e, administrues/e i/e rrjetave, inxhinier/e i/e rrjetave, administrues/e i/e sistemeve, analist/e i/e sistemeve kompjuterike, inxhinier/e i/e sigurisë, integrues/e i/e sistemeve etj.

Kushtet për tu regjistruar janë:

  • Testi pranues mbi njohuritë e gjuhës angleze dhe matematikë
  • Nota mesatare e suksesit të shkollës së mesme

Apliko Tani!

Ardit Shabani, zhvillues i ueb-it dhe aplikacioneve mobile

Ardit Shabani, studentë në drejtimin “zhvillimi i uebit dhe aplikacioneve mobile”. Ai sapo ka përfunduar vitin e dytë të studimeve në Cacttus Education. Një student i përkushtuar dhe i dalluar, Arditi është në procesin e diplomimit dhe të fillimit të karrierës së tij.

Email: arditfshabani@gmail.com

Vigan Grapci, IT në United Nations

Vigan Grapci është një nga studentët më të dalluar dhe më të sukseshëm të Cacttus Education. Ai ka studiuar në drejtimin “Administrimi i rrjetave dhe sistemeve”. Vigani karrierën e tij e ka filluar […]