fbpx

Resul Selmani u bashkua si Intern React Developer në Frakton.

Resul Selmanii është studenti ynë i dalluar i vitit të dytë. Se është një programer i mirë e dëshmoi së fundmi duke u bashkuar si Intern React Developer në Frakton.

Gjatë studimeve Resuli dallohej për energjinë e tij dhe përkushtimin e pandalshëm.

Kur e pyetëm se si do e përshkruante eksperiencën në Cacttus Education ai na tregoi se ishte shumë i kënaqur që kishte zgjedhur studimet dyvjeçare të cilat i ofruan njohuri dhe i mundësuan avancim në karrierë.

Resulit i urojmë edhe shumë kodime tjera të suksesshme 😊

Regjistrohu edhe ti dhe bëhu pjesë e Cacttus Education. Ti e programon të ardhmen tënde!

https://cacttus.education/aplikimi/

Veton Xhelili është ligjërues në CACTTUS Education tashmë 7 vite. Aktualisht, ai ligjëron në drejtimet “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” si dhe “Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve”.Ai ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në fushën e Automatikës dhe Elektronikës dhe ka përfunduar trajnime dhe çertifikime në nivelin Administrativ dhe Inxhinierik nga prodhuesit me famë botërore si Cisco, Microsoft, Oracle dhe CompTIA. Për studentët, ai mbetet një ndër profesorët më të përkushtuar dhe entuziastë, me metoda ligjërimi interaktive dhe shumë interesante. E ne, stafi i CACTTUS Education pajtohemi që Vetoni është personi më funny në shkollë. Është kënaqësi t’ju kemi në mesin tonë, Veton.

Suksese!

U mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së katërt të studentëve në CACTTUS Education

Në ceremoni, para të pranishmëve foli z.Veton Xhelili, përfaqësues i CACTTUS Education. Me këtë rast studentët e diplomuar i uroi edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “Frakton”, z. Çelik Nimani. Ata përgëzuan studentët për punën dhe përkushtimin e tyre, duke ju uruar suksese të mëtutjeshme. Në emër të studentëve folën Ardita Krasniqi dhe Astrit Kurtishaj – bursistë dhe studentë të dalluar, të cilët ndanë me ne rrugëtimin e tyre përgjatë studimeve.CACTTUS Education ju uron përfundimin e studimeve, dhe ju dëshiron suksese të mëtutjeshme.