fbpx

HappyFriday- pica, kodim dhe argëtim në CacttuKids

Kursi për kodim CacttuKids organizon dy orë të hapura për të gjithë ata të rinj që dëshirojnë të provojnë veten në fushën e kodimit. Të premten, më 28 korrik 2017, të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nga mosha 7 deri në moshën 15 vjeçare, janë të mirëseardhur në objektin e Cacttus Education të provojnë kodimin falas. Aktiviteti fillon në orën 12:00 dhe përfundon në orën 14:00.

Dyert e kursit janë të hapura për të gjithë, për ata e kanë provuar kodimin më parë, për ata që e duan këtë fushë,  për ata që nuk kanë asnjë njohuri për kodimin dhe për këdo tjetër që ka vullnet të ndajë pak kohë për të koduar! Programi CacttuKids, dëshiron të ju japë mundësinë të gjithëve për të marrë bazat e një fushe që po bëhet çdo herë e më rëndësishme dhe e afërt, siç është teknologjia. Duke qenë se kemi potencial në rininë kosovare, CacttuKids dëshiron që këtij potenciali t’i dhurojë sa më shumë mundësi për tu zhvilluar, edukuar, argëtuar dhe për të krijuar gjëra të reja.

Involvimi i të interesuarve në kodim, do të bëhet përmes asistencës së instruktorëve të kursit CacttuKids të cilët do i ndihmojnë të rinjtë me instruksione për hyrje në fushën e kodimit.

Ky aktivitet do të zhvillohet me qëllim të zbulimit të dëshirave të reja tek fëmijët  dhe adoleshentët dhe krijimit të eksperiencave të reja tek ta. Duke pasur si vizion kontribuimin në edukim, programi CacttuKids do të promovojë në vazhdimësi vlera tek fëmijët dhe të rinjtë me synimin që të dhurojë sa më shumë mundësi të reja tek ta.

Orët e kodimit në CacttuKids, do të shoqërohen me pica ku bashkë do kodojmë, argëtohemi dhe njihemi me të tjerët.

Eja të premten në CacttuKids, provo kodimin , zbulo ëndërrat.

Comments are closed.