fbpx

Mbushen klasat e CacttuKids – Kodim, pica dhe argëtim

 

Ambienti i këndshëm i shkollës Cacttus Education, sot u bë edhe më i ngrohtë e me plot ngjyra nga prezenca e 50 fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët erdhën dhe provuan kodimin. Pas relaksimit me pica, lëngje, argëtim e shoqërim me njëri – tjetrin, ata u familjarizuan me klasat, trajnerët dhe programin e këtij kursi për kodim.

Këta fëmijë dhe tinejgjerë, kuptuan sot disa nga konceptet bazike të kodimit, duke prekur për së afërmi programin secili prej tyre. CacttuKids, u dha mundësinë që së paku për dy orë të bëhen programer ë të rinjë, për të ju zgjuar ëndërra e vizione edhe më të mëdha. Secili nga ta erdhi me entuziazëm, dëshirë, ide, ëndërra e vizione për të krijuar diçka. Ndërkaq, në CacttuKids, është vendi për krijimin e gjërave të reja. Përveç aftësive të kodimit, fëmijët dhe adoleshentët sot mësuan pak për diagramet, pak për gravitetin e pak edhe për algjebrën. Të gjitha bashkë të kombinuara, rezultuan më një robot në një lojë të modifikuar me funksionet që vet fëmijët i dhanë.. Përmes këtij tutoriali të modulit “Creative Coding through Games and Apps” të rinjtë arritën të krijojnë një lojë të vogël, e sfidat e të cilës vijnë gjatë javëve të ardhshme të kursit intensiv, i cili do të filloj më 1 gusht 2017. Ky kurs veror është i dedikuar për të gjithë të interesuarit nga mosha 7 deri në moshën 15 vjeçare, të cilët mund të vijnë të regjistrohen në ambientet tona ose ta bëjnë regjistrimin online.

Kursi veror do të zgjas gjithsej një muaj me një intensitet prej katër herë në javë. Të rinjtë mund të provojnë këtë eksperiencë të re këtë verë në CacttuKids, ku kanë mundësinë të eksplorojnë më shumë në fushën e teknologjisë, fushë kjo e cila u takon pikërisht atyre, të rinjve!
Fillo kursin për kodim të martën, më 1 gusht nga ora 17:00, eja, argëtohu dhe kodo.

Asnjëherë nuk është shumë herët (ose shumë vonë) të fillosh ta mësosh programimin

Në këtë epokë të teknologjisë, ka aq shumë teknologji të reja që po zhvillohen, por ka mungesë të profesionistëve që i zhvillojnë këto teknologji. Si rrjedhjojë, shkathtësia e programimit është ndër shkathësitë më të kërkuara në tregun e punës sot. Por sa ja vlen të mësohet programimi?

Mësimi i një shkathësie të re (jo vetëm programimit) është mirë  për neve, dhe shëndetin tonë. Duke sfiduar trurin përmes mësimit të shkathësive të reja, është dëshmuar se përmirësohen funksionet kognitive të trurit dhe kujtesa jonë bëhet më e fortë. Por, përpos benefiteve në shëndet, përmes mësimit të një shkathësie të re sikurse programimi, mund të përfitojmë edhe në mënyra të tjera.

Laramania e shkathësive i mundëson një personi që të dallohet në mesin e kandidatëve të tjerë. Si rrjedhojë, shkathtësia e programimit hap dyert për gjetjen e pozitave të tjera në fushën e zhvillimit të vazhdueshëm teknologjik. Përvetësimi i shkathtësisë së programimit poashtu shërben si një shtysë drejt ngritjes në karrierë, dhe avancimit në profesion, dhe hapë dyer të reja drejt mundësive të reja të punësimit.

Kurse për ata që dëshirojnë ta lansojnë një karrierë apo biznes me shpenzime minimale paraprake, me shkathësitë e programimit kursejnë para duke bërë punën vet në vend se të punësojnë dikë. Përmes programimit mund të futesh në një karrierë që ka potencial të madh për rritje, duke mësuar një shkathësi që do ta hapë rrugën drejt sukseseve të ardhshme. Duke mësuar programimin, ti mëson një shkathësi të vlefshme që mund të transferohet lehtësisht, dhe arrin rezultate që i mahnisin të gjithë ata që kanë dyshuar në shkathësitë e tua.

Ndonëse programimi nuk është për të gjithë, të gjithë duhet ta kenë mundësinë të vendosin për vete nëse programimi është diqka që ju pëlqen dhe nëse do të kishin pasur dëshirë të futen në këtë profesion. Edhe pse programimi disave mund t’ju duket më i vështirë e disave më i lehtë, ia vlen ta provoni. Për ju që dëshironi të filloni të mësoni programimin, Cacttus Education ofron studime dyvjeçare për “Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile”, ku përpos gjuhëve programuese, ju mund të mësoni gjithçka që ka të bëjë me krijimin e uebfaqeve dhe aplikacioneve mobile.

Studenti i Cacttus Education angazhohet në program të financuar nga USAID

Cacttus Education ofron studime dy vjeçare në fushën e teknologjisë informative. Përgjatë këtyre dy viteve studentët pajisen me njohuri përkatëse për drejtimin e tyre, por edhe me shkathtësi të cilat u mundësojnë të inkuadrohen lehtë në tregun e punës. Dëshmi për këtë është fakti se 80% e studentëve që studiojnë në Cacttus Education tashmë janë të punësuar ose të përfshirë në praktikë pune.

Njëri ndër ata studentë është edhe Shpend Bajoku, i cili studion në drejtimin “Zhvillues i uebit dhe aplikacioneve mobile”. Ai ka përfunduar vitin e parë të studimeve në Cacttus Education dhe tashmë është angazhuar si praktikant në Programin ASEET. Ky program financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), FHI 360 dhe Crimson Capital Corp.

“Në Cacttus Education studimet janë të bazuara më shumë në anën praktike se sa në atë teorike. Falë angazhimit dhe përkushtimit të stafit të kualifikuar të mësimdhënësve, planprogramit adekuat dhe punës sime të palodhshme arrita të marr njohuri të mjaftueshme që brenda një viti të angazhohemi si praktikant në një projekt mjaft të rëndësishëm” shprehet Shpend Bajoku.

Cacttus Education tani ka filluar regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve në dy programet për studim “Zhvillim i uebit dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve”.