fbpx

Fillon trajnimi për Full Stack Web Development, në kuadër të projektit “Providing Training for ICT Export Services”

Cacttus Education në bashkëpunim me projektin EYE (nga Helvetas) kanë filluar implementimin e projektit “Providing Training in ICT Export Services”, me trajnimin Full Stack Web Development. Trajnimi Full Stack Web Development përgatitë pjesëmarrësit me shkathtësitë më të kërkuara në fushën e zhvillimit softuerik, dhe praktikat më të reja në këtë fushë.

Cacttus Education ka bashkëpunuar edhe me kompani vendore në fushën e zhvillimit softuerik, për të ofruar këtë mundësi unike për të rinjtë të cilët dëshirojnë të punojnë në fushën e TIK-ut. Kandidatët e përzgjedhur trajnohen në shkathtësi të zhvillimit softuerik, dhe kanë mundësinë të angazhohen me orar të pjesshëm për të punuar në kompani.

Përmes këtij projekti kandidatët përgatiten për karriera fitimprurëse si “Full Stack Web Developers” dhe pas fazës së trajnimit dhe zhvillimit për kandidatë të sukseshëm menjëherë ofrohet kontratë e rregullt pune nga kompania.

Cacttus Education në partneritet me USAID ofrojnë 20 bursa për studim

Institucioni i arsimit të lartë Cacttus Education në partneritet me USAID ofrojnë bursë studimi prej 70% për 20 studentë të rinjë për vitin akademik 2019/2020. Bursat ofrohen në kuadër të projektit “Partneriteti për Impaktin në TIK”.

Përmes këtyre bursave, 20 studentë mund të studiojnë në dy drejtimet më të kërkuara në tregun vendor dhe të huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjetave dhe sistemeve”.

 “Partneriteti për Impaktin në TIK” ka për qëllim aftësimin dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës në fushën e teknologjisë informative (TIK). Projekti vjen si kërkesë e tregut për profesionistë të TIK-ut dhe si nevojë për krijimin e fuqive të reja punëtore në këtë fushë.  

Përpos studimeve, përfituesit e projektit poashtu përfitojnë edhe nga mundësitë për punë praktike në fushën e TIK-ut, ‘incubation’ dhe ‘excubation’ dhe punësimi në kompani të ndryshme në fushën e teknologjisë.

Aplikimi për bursë mbetet i hapur deri më 13 Tetor 2019.

Për të përfituar nga programi i bursës APLIKO KËTU.

Studentët e Cacttus Education në turnirin Java Evropiane e Sportit

Studentë të Cacttus Education morën pjesë në turnirin e futbollit të mbajtur në kuadër të Javës Evropiane të Sportit. Ata luajtën përballë studentëve të Fakultetit të Edukimit Fizik, në Universitetin e Prishtinës, dhe u shpërblyen me vendin e tretë.