fbpx

Administrues i Rrjetave dhe Sistemeve

Administrues i Rrjetave dhe Sistemeve

Programi për profilin profesional “Administrues i rrjetave dhe sistemeve” përqëndrohet në përgatitjen e studentave për vendin e punës së administruesit të sistemeve në organizata të mesme dhe të mëdha. Programi ofron njohjen me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbatjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e menaxhimit të projekteve të TI-së, komunikimit dhe shitjes.

Ky program të përgatitë për vende të punës si:

  • Administrues/e i/e rrjetave
  • Inxhinier/e i/e rrjetave
  • Administrues i sistemeve
  • Analist/e i/e sistemeve kompjuterike
  • Inxhinier/e i/e sigurisë
  • Integrues/e i/e sistemeve
  • Implementues/e i/e sistemeve
  • Mirëmbajtës/e i/e sistemeve

Apliko

Regjistrohu për të studiuar në Cacttus Education

Tel.

+383 (0)38 600 237