fbpx

Përgatituni për një karrierë produktive

Drejtimet e studimit në Cacttus Education janë të dizajnuara për studentë të cilët dëshirojnë të ndërtojnë karrierë si profesionistë të TIK-ut.

Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile, ky drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit.

Administrim i rrjetave dhe sistemeve, fokusi i këtij drejtimi është njohja me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverëve.

Programi ynë i studimeve ju mundëson të përfitoni sa më shumë nga njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë tuaja. Cacttus Education ofron aktualisht sistemin më të avancuar të edukimit profesional në Kosovë në lëminë e teknologjisë së informacionit i cili bazohet tërësisht në kërkesat e tregut të punës dhe i cili mundëson punësimin paralel me studimet.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Online

Kthejeni pasionin tuaj për video lojëra në karrierë, me trajnimin Video Game Design and Development

Për të gjithë ata që e kanë pasion krijimin e video lojërave, kjo industri e cila viteve të fundit është në rritje dhe parashihet që deri në vitin 2025 do të sjell reth 300 miliardë të ardhura, nënkupton që ofron edhe mundësi të mira për rritje profesionale.

Prandaj, Cacttus Education sjell për herë të parë, trajnimin Video Game Design and Development, për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë, por edhe për ata që e shohin veten duke zhvilluar karrierë në këtë fushë.

Trajnimi “Video Game Design and Development” do të përmbajë mësime mbi:

  1. konceptimin e video lojrave,
  2. dizajnimin e lojrave,
  3. softuer-ët per krijimin e lojrave si Unity, Blender, Maya etj
  4. punën në grupe me ‘backgrounds’ të ndryshme p.sh. programerë, artistë etj.

Shkarko planprogramin.

Gjatë trajnimit do të bëhet edhe simulimi i punës së krijimit të video lojërave si në industri të lojrave, krijimi i shumë zhanreve të ndryshme të lojrave etj.

Trajnimi Video Game Development përmbanë rreth 144 orë trajnim të ndarë në 3 module, dhe parashihet të fillojë me 26 shtator. Për të aplikuar për trajnimin fillimisht bëhet plotësimi i aplikimit online:  https://cacttus.education/aplikimi/ ku tek trajnimet profesionale përzgjedhni trajnimin Video Game Design and Development.

Aplikimi mbetet i hapur deri më 24 Shtator.

Apliko tani!

Të interesuar për sistemin e administrimit të rrjetave dhe sistemeve | Mësoni si të zhvilloni karrierën në këtë fushë

Sot të gjitha bizneset dhe industritë kanë nevojë për profesionistë të TI-së për t’i mirëmbajtur dhe menaxhuar rrjetat kompjuterike. Interesimi i të rinjve për të zhvilluar profesionin e tyre në këtë fushë është duke u rritur por, sheshherë mungesa e përvojës dhe mosinformimi bën që këta të rinjë të mos dinë nga t’ia fillojnë.

Për ta zhvilluar karrierën në këtë fushë rekomandohen që të ndiqen këta hapa:

  • Studioni në fushën që e keni zgjedhur. Studimet janë mënyrë e mirë për të krijuar një bazë të qëndrueshme profesionale.
  • Ndiqni trajnime shtesë për tu certifikuar si administrator i rrjetave. Certifikimet profesionale janë dëshmi e aftësive tuaja, që ju ndihmojnë të identifikoheni si profesionistë të fushës.
  • Zhvilloni aftësi të mira personale dhe profesionale. Duhet të jeni të gatshëm të punoni në presion, të keni aftësi të shkëlqyeshme për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e kohës.
  • Kërkoni punë. Para se të aplikoni për punë me orar të plotë, ju duhet të merrni përvojë duke kryer praktika ose punë me gjysmë orari. Trajnimi më i mirë është përvoja e “Botës së vërtetë”.
  • Vazhdimisht rifreskoni dijet e juaja. Udhëtimi juaj profesional nuk mbaron asnjëherë- ju duhet të jeni në kontakt dhe të keni njohuri për teknologjitë më të fundit, të cilat ndryshojnë shumë shpesh dhe shpejt.      

A dëshiron të bëhesh adminsitrues i rrjetave dhe sistemeve?

Drejtimi “Administrim i rrjetave dhe sistemeve” në Cacttus Education ju përgatitë për profesionet e fushës së rrjetave. Ky drejtim ofron njohjen me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Tani