fbpx

Të interesuar për sistemin e administrimit të rrjetave dhe sistemeve | Mësoni si të zhvilloni karrierën në këtë fushë

Sot të gjitha bizneset dhe industritë kanë nevojë për profesionistë të TI-së për t’i mirëmbajtur dhe menaxhuar rrjetat kompjuterike. Interesimi i të rinjve për të zhvilluar profesionin e tyre në këtë fushë është duke u rritur por, sheshherë mungesa e përvojës dhe mosinformimi bën që këta të rinjë të mos dinë nga t’ia fillojnë.

Për ta zhvilluar karrierën në këtë fushë rekomandohen që të ndiqen këta hapa:

  • Studioni në fushën që e keni zgjedhur. Studimet janë mënyrë e mirë për të krijuar një bazë të qëndrueshme profesionale.
  • Ndiqni trajnime shtesë për tu certifikuar si administrator i rrjetave. Certifikimet profesionale janë dëshmi e aftësive tuaja, që ju ndihmojnë të identifikoheni si profesionistë të fushës.
  • Zhvilloni aftësi të mira personale dhe profesionale. Duhet të jeni të gatshëm të punoni në presion, të keni aftësi të shkëlqyeshme për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e kohës.
  • Kërkoni punë. Para se të aplikoni për punë me orar të plotë, ju duhet të merrni përvojë duke kryer praktika ose punë me gjysmë orari. Trajnimi më i mirë është përvoja e “Botës së vërtetë”.
  • Vazhdimisht rifreskoni dijet e juaja. Udhëtimi juaj profesional nuk mbaron asnjëherë- ju duhet të jeni në kontakt dhe të keni njohuri për teknologjitë më të fundit, të cilat ndryshojnë shumë shpesh dhe shpejt.      

A dëshiron të bëhesh adminsitrues i rrjetave dhe sistemeve?

Drejtimi “Administrim i rrjetave dhe sistemeve” në Cacttus Education ju përgatitë për profesionet e fushës së rrjetave. Ky drejtim ofron njohjen me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Tani

Comments are closed.