fbpx

Grupi i parë i studentëve nga Cacttus Education vizituan Telekomin e Kosovës

Studentë të Cacttus Education nga drejtimi Administrim i Rjetave dhe Sistemeve, të shoqëruar nga profesori Driton Azemi, vizituan sot Telekomin e Kosovës. Vizita u organizua në kuadër të lëndës “Hyrje në Infrastrukturën Mobile” që ligjërohet nga profesori D. Azemi.  Gjatë vizitës ata u mirëpritën nga stafi i kompanisë dhe u njoftuan për së afërmi me punën e tyre.

Studentët patën rastin të shohin se si profesionistët e fushës së administrimit të rrjetave dhe sistemeve sigurohen që klientët të kenë qasje të vazhdueshme në internet dhe në shërbimet e telefonisë. Ata panë drejtëpërsëdrejti se si bëhet monitorimi dhe intervenimi nga ekipet përgjegjëse, dhe u njoftuan më shumë për mënyrën se si funksionon struktura e TK-së për rrjete kompjuterike. Studentët poashtu mësuan disa prej sfidave profesionale që i presin në të ardhmen, në karrierën e tyre si administrues të rrjetave apo sistemeve.

Përmes vizitave të ndryshme në kompani të sukseshme në vend, Cacttus Education synon që të përgatisë studentët edhe për të ardhmen e karrierës së tyre në drejtimin të cilin e studiojnë. Vizitat në kompani të ndryshme u shërbejnë studentëve për familiarizimin me profesionin e tyre në të ardhmen, dhe me mënyrën se si ky profesion ushtrohet në kompani të ndryshme.

Cilat shkathtësi të buta janë të rëndësishme për profesionet e së ardhmes?

Shkathtësitë e buta janë ndër shkathtësitë më të rëndësishme të cilat kërkohen nga kompanitë. Përpos shkathtësive teknike të domosdoshme për secilin profesion, shkathtësitë e buta poashtu luajnë rol të rëndësishëm në suksesin tonë profesional.

E cilat janë shkathtësitë e buta më të rëndësishme?

Menaxhimi i kohës– Menaxhimi efektiv i kohës ndikon shumë në realizimin e detyrave brenda afateve kohore.

Menaxhimi i stresit– Aftësia për ta menaxhuar stresin ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin tonë mendor dhe performancën në punë.

Shkathtësitë e komunikimit– Komunikimi, me shkrim dhe në të folur,  është njëra ndër shkathtësitë e domosdoshme që duhet ta kemi pa marrë parasysh profesionin të cilin e ushtrojmë.

Inteligjenca emocionale- Rëndësia e kësaj shkathtësie është rritur përgjatë viteve të fundit. Inteligjenca emocinale nënkupton aftësinë tonë për t’i kuptuar dhe menaxhuar emocionet tona, si dhe emocionet e të tjerëve.

Produktiviteti personal- Kjo shkathtësi nënkupton aftësinë tonë për t’i kryer detyrat në mënyrë sa më efektive brenda ditës.

Shpresojmë që kjo listë të ju inspirojë për të fituar shkathtësi të reja, që kanë ndikim pozitiv në zhvillimin tuaj profesional.

Artikull i përshtatur nga Forbes.

Studentët e Cacttus Education vizituan kompaninë Fara

Studentë të Cacttus Education vizituan kompaninë Fara, kompani kjo që merret me zhvillimin e produkteve vendore në fushën e teknologisë informative.

Gjatë vizitës studentët u njoftuan me punën që bëhet në Fara si dhe projektet e proceset e ndryshme që realizohen aty. Ndër produktet vendore të personalizuar Fara ka krijuar: pllaka PCB, Printer 3D, CNC laser, CNC router etj.

Ekipi kreativ e i përkushtuar në Fara, ndanë me përvojën e tyre studentët tanë edhe, si dhe demonstruan se si disa prej pajisjeve funksionojnë. E studentët tanë patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth sistemeve operative, e pjesëve të ndryshme që përdoren gjatë ndërtimit të pajisjeve.

Gjatë vizitës studentët patën rastin të bëjnë edhe pyetje të ndryshme dhe të mësojnë për së afërmi se si punohet brenda një punëtorie krijuese. FARA në të kaluarën ka shërbyer edhe si pikë testuese dhe krijuese e ideve kreative të studentëve dhe profesionistëve të fushës. Shpresojmë që në të ardhmen edhe studentët e Cacttus Education të jenë ndër bashkëpunëtorët e radhës të Punëtorisë Krijuese FARA, me projektet e tyre kreative dhe inovative.