fbpx

Grupi i parë i studentëve nga Cacttus Education vizituan Telekomin e Kosovës

Studentë të Cacttus Education nga drejtimi Administrim i Rjetave dhe Sistemeve, të shoqëruar nga profesori Driton Azemi, vizituan sot Telekomin e Kosovës. Vizita u organizua në kuadër të lëndës “Hyrje në Infrastrukturën Mobile” që ligjërohet nga profesori D. Azemi.  Gjatë vizitës ata u mirëpritën nga stafi i kompanisë dhe u njoftuan për së afërmi me punën e tyre.

Studentët patën rastin të shohin se si profesionistët e fushës së administrimit të rrjetave dhe sistemeve sigurohen që klientët të kenë qasje të vazhdueshme në internet dhe në shërbimet e telefonisë. Ata panë drejtëpërsëdrejti se si bëhet monitorimi dhe intervenimi nga ekipet përgjegjëse, dhe u njoftuan më shumë për mënyrën se si funksionon struktura e TK-së për rrjete kompjuterike. Studentët poashtu mësuan disa prej sfidave profesionale që i presin në të ardhmen, në karrierën e tyre si administrues të rrjetave apo sistemeve.

Përmes vizitave të ndryshme në kompani të sukseshme në vend, Cacttus Education synon që të përgatisë studentët edhe për të ardhmen e karrierës së tyre në drejtimin të cilin e studiojnë. Vizitat në kompani të ndryshme u shërbejnë studentëve për familiarizimin me profesionin e tyre në të ardhmen, dhe me mënyrën se si ky profesion ushtrohet në kompani të ndryshme.

Cilat shkathtësi të buta janë të rëndësishme për profesionet e së ardhmes?

Shkathtësitë e buta janë ndër shkathtësitë më të rëndësishme të cilat kërkohen nga kompanitë. Përpos shkathtësive teknike të domosdoshme për secilin profesion, shkathtësitë e buta poashtu luajnë rol të rëndësishëm në suksesin tonë profesional.

E cilat janë shkathtësitë e buta më të rëndësishme?

Menaxhimi i kohës– Menaxhimi efektiv i kohës ndikon shumë në realizimin e detyrave brenda afateve kohore.

Menaxhimi i stresit– Aftësia për ta menaxhuar stresin ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin tonë mendor dhe performancën në punë.

Shkathtësitë e komunikimit– Komunikimi, me shkrim dhe në të folur,  është njëra ndër shkathtësitë e domosdoshme që duhet ta kemi pa marrë parasysh profesionin të cilin e ushtrojmë.

Inteligjenca emocionale- Rëndësia e kësaj shkathtësie është rritur përgjatë viteve të fundit. Inteligjenca emocinale nënkupton aftësinë tonë për t’i kuptuar dhe menaxhuar emocionet tona, si dhe emocionet e të tjerëve.

Produktiviteti personal- Kjo shkathtësi nënkupton aftësinë tonë për t’i kryer detyrat në mënyrë sa më efektive brenda ditës.

Shpresojmë që kjo listë të ju inspirojë për të fituar shkathtësi të reja, që kanë ndikim pozitiv në zhvillimin tuaj profesional.

Artikull i përshtatur nga Forbes.

Cacttus Education pjesëmarrës në Panairin e Studimeve në Gjilan

Cacttus Education ishte pjesë e Panairit të Studimeve, organizuar nga Komuna e Gjilanit. Gjatë panairit patëm rastin të takojmë maturantët e kësaj komune, dhe t’i njoftojmë ata me mundësitë dhe përparësitë e studimit në Cacttus Education.

Cacttus Education është shkolla e parë dyvjeçare për teknologji të informacionit në Kosovë.  Mision i yni është përgatitja e studentëve për profesionet dhe vendet reale të punës në industri për kohën më të shkurtër të mundshme. Me njohuritë dhe shkathtësitë praktike që ata i mësojnë studentët mund të punësohen si në kompani vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Interesimi i nxënësve dhe studentëve të rinjë për t’u regjistruar në njërin nga dy drejtimet e fushës së teknologjisë së informacionit në Cactus Education ishte i madh.

Regjistrimet për vitin e ri akademik kanë filluar. Mësoni më shumë: https://bit.ly/2KOciwc