fbpx

Cacttus Education mori pjesë në konferencën “Arsimi Profesional dhe Orientimi Profesional janë Politikë Ekonomike”

Cacttus Education mori pjesë në konferencën “Arsimi Profesional dhe Orientimi Profesional janë Politikë Ekonomike” e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare.

Gjatë kësaj konference u fol për shkollimin profesional dhe rëndësinë e tij për ekonominë e vendit.

Konferenca “Arsimi profesional dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike” from Ekonomia Online on Vimeo.

Studentët e Cacttus Education vizituan kompaninë Zombie Soup

Studentë të Cacttus Education vizituan kompaninë Zombie Soup. Gjatë vizitës u mirëpritëm nga stafi, të cilët me shumë përkushtim na folën për punën që e bëjnë në kuadër të kompanisë. Studentët poashtu u njoftuan përsëafërmi me punën dhe projektet e Zombie Soup në fushën e Artificial Inteligence, Virtual Reality dhe Health Tech.

Gjatë vizitës, studentët tanë patën mundësinë të shohin se si profesionistë të fushës së teknologjisë e ushtrojnë profesonin e tyre në një ambient të ngrohtë e inovativ.

Përmes vizitave të ndryshme në kompani të sukseshme në vend, Cacttus Education synon që të përgatisë studentët edhe për të ardhmen e karrierës së tyre në drejtimin të cilin e studiojnë. Vizitat në kompani të ndryshme u shërbejnë studentëve për familiarizimin me profesionin e tyre në të ardhmen, dhe me mënyrën se si ky profesion ushtrohet në kompani të ndryshme.

Stafit të Cacttus Education i bashkohet edhe studenti Art Manxhuka

Art Manxhuka është student i vitit të dytë në Cacttus Education, ku studion Administrim i rrjetave dhe sistemeve kompjuterike. Ai njëkohësisht është angazhuar në punë praktike në fushën e IT-së në Cacttus Education, ku po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve.

Arti tregon:

Jemi duke jetuar në një kohë kur po ndodhë një transformim digjital, ku gjithçka po digjitalizohet. E kam përzgjedhur drejtimin e Administrimit të Rrjetave për shkak se se sot ka më së shumti perspektivë për këtë lëmi. Të ofron një jetë shumë të mirë, me kushte të mira, dhe një të ardhme të mirë profesionale.

Përvoja ime gjatë studimeve ka qenë edhe më e mirë sesa pritshmëritë e mija. Gjatë kësaj kohe kam pasur mundësinë të mësoj shumë njohuri të reja, të cilat janë pratike dhe mund të aplikohen në cilindo profesion të fushës së rrjetave.

Çka më pëlqen rreth planprogramit është se çdo gjë që e kemi mësuar ndërlidhet me njëra tjetrën, dhe mundet me u përdorë në punë. Njohuritë i kemi fituar në mënyrë praktike e logjike, dhe çdo gjë që kam mësuar mundem t’ia mësoj edhe dikujt tjetër, me vetëbesim se ai/ajo mundet t’i përdorë.

Në kuadër të punës praktike në Cacttus Education merrem me mirëmbajtjen hardverike të PC-ve, instalimin e aplikacioneve, mirëmbajtjen e sistemeve operative, etj. Kurse planet e mija për të ardhmen janë që gjatë 10 viteve të para pasi ta përfundoj shkollën, të punoj në vende të ndryshme, kompani të ndryshme, e të fitoj sa më shumë përvojë në fushën e TI-së.

Cacttus Education i nxitë studentët të ndërlidhin studimet me punësim, dhe në këtë mënyrë i përgatitë ata për tregun e punës. Cacttus Education tani ka filluar regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve në programet e studimit më të kërkuara në fushën e teknologjisë.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Online