fbpx

6 arsye pse fëmijët duhet të përfshihen në teknologji

Periudha në të cilën po jetojmë është një periudhë digjitale, ku teknologjia ka ndikim të madh. Pasi që shumë profesione po orientohen nga teknologjia është e natyrshme që gjeneratat e reja të drejtohen më shumë nga fusha e teknologjisë. Por, ka rëndësi të veçantë që fëmijët të të kenë mundësi të njoftohen më mirë me fushën e teknologjisë edhe para se të fillojnë të studiojnë në atë fushë. Ja përse:

1. Teknologjia është një nga industritë me rritjen më të shpejtë
Punëtorët e shkathët në teknologji vazhdimisht janë në kërkesë dhe kjo kërkesë vazhdimisht po rritet. Njoftimi i fëmijëve qysh në moshë të hershme me teknologjinë dhe parimet e kodimit ju ndihmon fëmijëve që më lehtë në të ardhmen të angazhohen në profesionet e të ardhmes. Ndër profesionet e të ardhmes llogariten profesionet si: zhvillues të ueb-it, arkitektë të IT-së, administratorët e sistemeve etj.

2. Mësimnxënia është më e lartë gjatë fëmijërisë
Ndoshta keni dëgjuar se koha më e mirë për ta mësuar një gjuhë të dytë është gjatë fëmijërisë. Kjo është e vërtetë. Sipas Riggs Institute, truri i fëmijës është në gjendje të absorvojë sasi më të mëdha informatash sesa të rriturit. Kur mendoni për një gjuhë të dytë ndoshta ju shkon në mendje frëngjishtja, apo gjermanishtja, por pse të mos konsiderohen edhe gjuhët programuese si HTML dhe JavaScript?

3. Fëmijët mund të fitojnë përparësi në klasë
Mësimi i shkathtësive bazike të kodimit ka ndikim shumë të madh dhe edhe përtej ambientit profesional. Kodimi zhvillon shkathtësitë për zgjidhje të problemeve, kurse shkathtësitë që mësohen me kodim janë të nevojshme për sukses edhe në lëndë tjera akademike. Përvetësimi i shkathtësive të kodimit ju japin fëmijëve përparësi edhe në mësimin e lëndëve të tjera.

4. Dhe mësojnë edhe gjëra të reja jashtë klasës
Edhe pse teknologjia është pjesë e madhe e jetës sonë të përditshme, shkollat akoma kanë sfida sa i përket përfshirjes së teknologjisë në implementimin e kurrikulumit, në mënyrë që të përgatiten fëmijët për sukses në industrinë e teknologjisë. Burimet si Minecraft’s Education Edition, the iniciativa Hour of Code dhe Pluralsight’s free courses for kids i ekspozojnë fëmijët ndaj temave teknike por në mënyrë argëtuese.

5. Ndihmon në identfikimin e shkathtësive dhe talenteve qysh në moshë të hershme
Sa më herët që ta gjejmë talentin tonë na mundëson që të kemi më shumë kohë për të punuar në atë drejtim. Mësimi i kodimit në moshë të re ju mundëson fëmijëve të eksplorojnë gjëra të ndryshme e të reja që nxisin interesimin e tyre.

6. Zhvillon dhe krijon vlera të të qenurit qytetar digjital
Mjedisi ku jetojmë ka ndryshuar shumë që nga 10 vitet e fundit. Fëmijët sot janë të njohur me teknologjinë qysh në moshë të hershme, që e bën të lehtë mësimin e gjërave të reja që janë të lidhura me teknologjinë. Kur fëmijët i kuptojnë më mirë implikimet dhe origjinën e teknologjisë kjo i shtyen që të jenë më të përgjegjshëm dhe poashtu t’i kuptojnë më mirë mundësitë që i ofron bota sot.

 

Artikull i përshtatur nga Pluralsight

Projekti i USAID-it dhe i shkollës “Cacttus Education” synon aftësimin dhe punësimin e të rinjve në TIK

Përfaqësues të USAID-it në Kosovë, udhëhequr nga drejtori James Hope, kanë vizituar Shkollën e Lartë Profesionale “Cacttus Education”. Vizita është bërë si rrjedhojë e bashkëpunimit ndërmjet “Cacttus Education” dhe USAID-it, në kuadër të projektit “Partneriteti për Impaktin në TIK”.

Fillimisht delegacioni i USAID-it vizitoi hapësirat e Cacttus Sh.A.  me ç’rast u pritën nga Driton Hapçiu-drejtor ekzekutiv në Cacttus Sh.A. dhe Kastriot Fazliu-drejtor ekzekutiv në Cacttus Education.  Gjatë vizitës delegacioni i USAID u njoftua përsëafërmi me punën e kompanisë, zhvillimet më të reja si dhe planet për të ardhmen. Poashtu gjatë vizitës në Cacttus Education, delegacioni u takua edhe me studentët përfitues të projektit, të cilët treguan më shumë rreth përvojave të tyre.

Kastriot Fazliu, drejtor ekzekutiv në Cacttus Education, tha se është kënaqësi që të realizohet potenciali i të rinjve kosovarë përmes projektve të tilla, siç është edhe projekti “Partneriteti për Impakt në TIK”.

Ai tha se qëllimi i gjithë kësaj është që t’i rrisin shkathtësitë në mënyrë që këtyre të rinjve t’u rriten gjasat për punësim, raporton EO.

Fazliu më tutje bëri të ditur se i gjithë projekti do të zgjasë 3 vite.

Drejtori i USAID-it, James Hope, tha se partneriteti i tillë është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë me ndërtimin e shkathtësive dhe rritjen e punësimit në fushën e teknologjisë.

Ai tha se në Cacttus Education studentët janë duke marrë shkollim shumë të mirë në aspektin teorik dhe praktik.

“Është shumë e rëndësishme sepse ky partneritet ka të bëjë me ndërtimin e shkathtësive dhe rritjen e punësimit në fushën e teknologjisë. Patëm një vizitë dhe pamë se si studentët janë duke marrë një shkollim shumë të mirë edhe teorik edhe praktik”.

“Ajo që Cacttus Education po ofron janë ato shkathtësi që kërkon tregu i punës. Sjellja së bashku e këtyre shkathtësive dhe mundësive që ofron tregu ka të bëjë për rritjen e vendeve të punës në ndërmarrësi e inovacion”, shtoi James Hope.

Gjatë kohëzgjatjes së këtij programi, Partneriteti për Ndikim do të regjistrojë 40 të rinj jomjaftueshëm të punësuar dhe të papunë në programin trevjeçar të trajnimit profesional në TIK, dhe do të trajnojë edhe 260 të tjerë në fusha të ndryshme të karrierës që janë të lidhura me TIK duke përfshirë ndërmarrësinë dhe shkathtësitë e buta.

Përveç kësaj, Cacttus do të shfrytëzojë rrjetin e tij për identifikimin e mundësive për praktika profesionale, vendosje nëpër vende të punës si dhe punësim të drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve në këtë program.

Eknonomia Online 

Inkuadrimi më i madh i vajzave në fushën e teknologjisë indikator i rritjes së talentit në TIK

Industria e teknologjisë ka një problem të madh sa i përket diversitetit gjinor, por fakti që gjithmonë e më shumë vajzat po ndjekin studime në fushën e teknologjisë sugjerojnë që kjo gjë mund të ndryshojë.

Fillimi i hershëm: Nga viti 2007 deri në vitin e kaluar, numri i vajzave të shkollës së mesme që janë drejtuar për nga fusha e shkencave kompjuterike është rritur për 18%.

Vazhdimi në studime: Interesi i shtuar qysh në shkollë të mesme, po i shtynë përpara edhe programet e studimit në teknologji. Në universitetet amerikane si Carnegie Mellon, Georgia Tech, MIT, and Stanford është vërejtur një rritje e numrit të vajzave që studiojnë në shkenca kompjuterike përgjatë pesë viteve të fundit.

Pse ka rëndësi: Diversiteti në fuqinë punëtore në fushën e teknologjisë është i domosdoshëm për zhvillimin e favorshëm të teknologjive si AI (Artificial Intelligence)- për të ndihmuar në shmangien e vendimeve të njëanshme dhe për tu siguruar që zgjidhja e problemeve të bëhet për një shoqëri më të gjerë, jo vetëm për qështjet e një grupi të vetëm. Prandaj, angazhimi i më shumë vajzave në arsimim në fushën e shkencave kompjuterike është vetëm një tregues që dëshmon se gjërat në fushën e teknologjisë janë duke shkuar në drejtimin e duhur.

Artikull i përshtatur nga: MIT Technology Review