fbpx

Cacttus Education pjesëmarrës në edicionin e pestë të DOKUTECH

Cacttus Education edhe këtë vit ishte pjesëmarrs në DOKUTECH. Gjatë këtij eventi dyditor, që u mbajt me 9 dhe 10 Qershor, vizitorët patën rastin të marrin pjesë në punëtori të ndryshme, të ndëgjojnë fjalime inspiruese, si dhe të vizitojnë mbi 20 biznese dhe organizata tek pjesa e DIY Fair.

Cacttus Education, gjatë pjesës DIY Fair, prezantoi programet e studimit dhe trajnimet që i ofron në fushën e teknologjisë. Vizitorët poashtu patën mundësinë të mësojnë më shumë edhe rreth projekteve të krijuara nga studentët tanë në kuadër të studimeve, si dhe për përvojën e tyre gjatë studimit në Cacttus Education. 

Falenderojmë pjesëmarrësit në DOKUTECH që na vizituan gjatë atyre dy ditëve sa zgjati ky event.

 

Studentët e Cacttus Education vizituan Agjensinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI)

Studentë të vitit të parë në Cacttus Education vizituan Agjensinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI). Gjatë vizitës ata u njohën përsëafërmi me punën e këtij institucioni dhe rëndësinë që ky institucion ka për fushën e teknologjisë.

Studentët, të shoqëruar nga drejtoresha operacionale e Cacttus Education Vildane Kelmendi, dhe nga profesoresha Rrezarta Pllana, mësuan më shumë për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e teknologjisë informative, të qeverisjes elektronike dhe të proceseve administrative.

Ata u mirëpritën nga stafi i ASHI-së, të cilët njëkohësisht shfrytëzuan rastin që t’i informojnë studentët për punët që ekipet e ndryshme të rrjetave, telekomunikimit dhe zhvillimit i kryejnë në kuadër të këtij institucioni. Ata poashtu ndanë përvojat e tyre me studentët, si dhe disa këshilla për profesionet që studentët planifikojnë t’i ushtojnë në të ardhmen, në fushën e teknologjisë.

Cacttus Education nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me gjimnazin “Xhevdet Doda” në kuadër të programit ASSET

Cacttus Education ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me gjimnazin “Xhevdet Doda”, në kuadër të programit After School Support for Teens (ASSET), i përkrahur nga USAID dhe i mbështetur nga Ministria për Arsim Shkencë dhe Teknologji (MASHT).  Ky program ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive për punësim dhe ndërmarrësi tek të rinjtë Kosovar, duke krijuar një botëkuptim pozitiv për të ardhmen e tyre.

Përmes këtij bashkëpunimi Cacttus Education synon që përmes përfshirjes në punë praktike t’ju mundësojë të rinjëve të kuptojnë më mirë nevojat e tregut të punës dhe njëkohësisht të paisen me shkathtësi të ndryshme që do t’ju nevoiten në të ardhmen, për punësim.

Cacttus Education do të vazhdojë me përkrahjen dhe mbështetjen e të rinjëve, sidomos në fushën e teknologjisë, përmes bashkëpunimeve të ndryshme që kanë për synim përkrahjen dhe avancimin e të rinjëve në fushën e TIK-ut.