fbpx

Cacttus Education mbajti testin e parë kualifikues për bursë për vitin akademik 2019/20

Bursat ofrohen nga Cacttus Education në partneritet me USAID në kuadër të projektit “Partneriteti për Impaktin në TIK”. 20 kandidatët me rezultatet më të mira përfitojnë bursë studimi deri 70%.

Studentë mund të studiojnë në dy drejtimet më të kërkuara në tregun vendor dhe të huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjetave dhe sistemeve”.

Vizitë me fëmijët e shkollës “Elena Gjika” në kuadër të muajit të sigurisë kibernetike

Muaji Tetor, muaji i sigurisë kibernetike.

Me shtimin e përdorimit të teknologjisë, edhe rreziqet nga sulmet kibernetike kanë shënuar rritje. Fëmijët konsiderohen target ideal pasi që nuk kanë njohuri se si të mbrohen nga sulmet e tilla si dhe besojnë më lehtë.

Për të shënuar muajin e sigurisë kibernetike Cacttus Education në bashkëpunim me Cacttus Sha organizuan trajnimin për vetëdijësimin e fëmijëve rreth këtyre kërcënimeve duke i informuar se si të mbrohen nga kërcënimet kibernetike dhe si ti parandalojnë ato.  

Ky trajnim u mbajt me fëmijët e klasave të IV-ta të shkollës “Elena Gjika” të cilët ndoqën trajnimin me shumë entuziazëm, dhe pyetje të shumta për trajnerin.

Cacttus Education në Konferencën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Konferenca mbështetet nga Qeveria Gjermane dhe organizohet nga projekti Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional (YES) ne kuadër të GIZ-it në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.