fbpx

Cacttus Education në konferencën KosICT

KosICT është konferencë e përvitshme që mbahet në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Konferenca përfshinë diskutime për tema dhe trende të TI-së me folës të njohur ndërkombëtarisht, punëtori interaktive e panair të inovacionit.

Cacttus Education pjesë e punëtorisë PONDER nga PEN

Gjatë tri ditëve të punëtorisë PONDER, Cacttus Education punoi me pjesëmarrësit për realizimin e aktiviteteve, duke mentoruar njërin nga grupet përgjatë aktiviteteve të punëtorisë.  

Kjo punëtori që mbështetet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe organizohet në partneritet me OJQ PEN (Peer Educators Network) ka për qëllim të nxisë mendimin kritik tek të rinjtë, duke i vetëdijësuar për rolin e mediave dhe rolin e të rinjëve në ndërtimin e paqes dhe nxitjes së ndryshimit pozitiv në shoqëri. Ky aktivitet u përmbyll me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.

Cacttus  Education në vazhdimësi përkrahë aktivitete të ndryshme për të rinjë, që nxisin ndryshime pozitive në shoqëri.

Cacttus Education në panairin “Edukimi për punësim”

Vizitorët e panairit, patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth trajnimeve profesionale dhe programeve të studimeve që mund t’i ndjekin në Cacttus Education.

Për ju që nuk arritët të na vizitoni gjatë panairit, ju ftojmë të na vizitoni tek zyret tona, ku mund të njoftoheni me mundësitë që Cacttus Education i ofron për studim, trajnime, ndërmarrësi e angazhim në aktivitete të ndryshme për fushën e teknologjisë.