fbpx

Zëvendës Drejtori i Departamentit të Shtetit të SHBA-së vizitoi Cacttus Education

Cacttus Education të premtën priti për vizitë nga Washington-i, Z. Mike Konstantino, Zëvendës Drejtor i zyrës për çështje Evropiane nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së (Deputy Director of the Office of South Central European Affairs).

Gjatë vizitës Z. Konstantino u informua më shumë rreth punës së Cacttus Education dhe progresit të projektit “Partneriteti për Impakt në TIK”, projekt ky i cili është duke u implementuar sukseshëm nga Cacttus Education në bashkëpunim me USAID.

Përmes këtij projekti, USAID dhe Cacttus Education inkurajojnë zhvillimin e një sistemi të vazhdueshëm profesional që i aftëson të rinjtë kosovarë për tregun e punës.

Vizitë me studentë në kompaninë Sentry, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, me studentët e Cacttus Education vizituam kompaninë e fushës së sigurisë kibernetike, Sentry. Sentry ofron shërbime të nivelit të lartë të sigurisë kibernetike në industri të ndryshme, për produktet, shërbimet dhe infrastrukturën.

Gjatë vizitës studentët tanë u njoftuan me punën që realizohet brenda në Sentry, si dhe përgatitjen që ju duhet për të zhvilluar karrierë në fushën e sigurisë kibernetike.

Cacttus Education dhe CACTTUS vizituan SOS fshatin e fëmijëve

Trajnimi i radhës i vetëdijësimit për sigurinë e informacionit organizuar nga CACTTUS dhe Cacttus Education, u mbajt me të rinjët e SOS Fshatit. Ky trajnim vetëdijësues ka për qëllim informimin e fëmijëve dhe të rinjëve për rreziqet e fushës së sigurisë kibernetike si dhe mbrojtjen gjatë përdorimimit të internetit dhe pajisjeve kompjuterike.

Gjatë kësaj vizite, stafi i CACTTUS dhe Cacttus Education poashtu vizituan ambientet e SOS Fshatit, ku bashkëjetojnë rreth 60 fëmijë, dhe të rinjë. SOS Fshatrat e Fëmijeve përpos kujdesit që e ofrojnë, investojnë në edukimin dhe ngritjen e shkathtësive të fëmijëve dhe të rinjëve, që në të ardhmen këta fëmijë të jenë të pavarur dhe të kontribojnë në komunitetin ku jetojnë.

Cacttus Education dhe CACTTUS rëndësi të veçantë i japin edukimit të të rinjëve dhe fëmijëve, duke i informuar se si të jenë vigjilentë dhe të mos bëhen viktimë e sulmeve të cilat janë përhapur kohëve të fundit.

 “Të krijojmë një botë më të sigurtë kibernetike së bashku.”