fbpx

Pse ‘milenialët’ dëshirojnë të jenë shefi i vetvetes

Të gjitha gjeneratat shoqërohen me nga një nofkë ose nga një stereotip, të cilin ose synojnë ta përmbushin apo t’i shmangen. Milenialët janë bërë sinonim me idenë e një personi që ndjehet se ka gjithmonë të drejtë, është dembel dhe pret që secili rreth tyre ta japë maksimumin, përderisa ata vet kontribojnë më së paku. Është ky stereotipi që ka mbetur, por kjo nuk e bën atë të vërtetë.

Milenialët po e marrin botën me shpejtësi, pasi që gjenerata e tyre po rritet. Ata po ndryshojnë mënyrën se si produktet po vendosen në treg dhe cilat produkte po prodhohen. Ata poashtu po lënë gjurmë në industritë tradicionale, duke sfiduar idenë e qëndrimit në punën e njejtë për periudha të zgjatura të kohës. Para se milenialët të shfaqeshin në tregun e punës, njerëzit mundoheshin ta gjejnë një vend pune në zyrë, apo ndonjë punë tjetër sa për të paguar faturat, dhe pastaj nuk i ndaheshin asaj pune dhe qëndronin aty. Milenialët dëshirojnë diçka më shumë. Ata dëshirojnë të jenë shefi.

Shumë prej jush do të pyesnit se përse njerëzit e rinjë, që përballen me aq shumë kritika nga gjeneratat e vjetra kanë kaq shumë optimizëm, dhe për t’u përgjigjur në këtë pyetje duhet t’i shikoni disa prej faktorëve me rëndësi. Milenialët janë rritur në një botë tërësisht të re për dallim nga gjeneratat më të vjetra, prandaj ata kanë shumë arsye për të ushqyer aspiratat e tyre.

Ata mendojnë që rrugëtimi i vjetër në karrierë është i padobishëm
Secila gjeneratë ka rastin që të shohë diçka që është radikalisht ndryshe nga gjeneratat e vjetra. Për milenialët, kur kanë lindur kanë ekzistuar CD player-ët e mëdhenjë, kurse brenda një dekade ata kanë qenë dëshmitarë të ngritjes së smartphones dhe veturave elektrike. Me gjithçka të re që u ka rënë në duar, ata kanë parë se si e vjetra po bie, dhe tani të njejtën po e shohin edhe në tregun e punës.

Milenialët e kanë të qartë se për ta fituar punën e parë ata kanë nevojë për shumë përvojë në fusha të ndryshme. Ka shumë mundësi për praktikë dhe punë vullnetare prej të cilave mund të përfitojnë, prandaj është e vështirë për ta, ta konsiderojnë të qëndrojnë në punën e njejtë për 30-40 vite. Edhe kur janë të lumtur në punën që e bëjnë, 60% e milenialëve janë të hapur drejt mundësive të reja në punë. Ata janë gjithmonë të gatshëm të adaptohen në diçka të re dhe në benefitet potenciale që mund t’i sjellin.

Ata ia besojnë vetëm vetes me financat e tyre
Një gjë tjetër që ka formësuar mënyrën se si milenialët i kanë parë ndryshimet gjatë rritjes së tyre ka qenë kriza ekonomike e vitit 2008. Ata kanë parë se si të rriturit, tek të cilët ata janë mbështetur dhe kanë pritur prej tyre t’i udhëheqin, nuk kanë ditur se çpo ndodhë apo si të veprojnë. Ata kanë shikuar se si njerëzit kanë hequr për të kursyer para dhe për t’u kthyer prapë nga goditja që e kanë marrë, që ka zgjatur për 4 vite.

Për shkak të asaj periudhe të krizës financiare, milenialët kanë filluar të kursejnë para dhe të mësojnë se si të kujdesen për to. Kjo është një prej gjërave që i ka shtyer milenialët që t’ia besojnë vetëm vetes me paratë e tyre. Ky vetëbesim ka nxitur dëshirën e tyre jo vetëm që të jenë shef i vetvetes, por edhe ta krijojnë biznesin e tyre. Afërsisht 75% e 2000 prej milenialëve me të hyrat më të mëdha kanë shprehur mendimin se ka gjasa të mëdha që ata do ta fillojnë kompaninë e tyre. Ata i njohin aftësitë e tyre dhe nuk duan të mbështeten tek askush për t’i arritur ëndërrat e tyre.

Ata dëshirojnë ta ndryshojnë botën
Pasi që e kanë parë botën të ndryshojë, të bëhet copë copë dhe të rregullohet përsëri, milenialët i njohin të dyjat, edhe më të mirën edhe më të keqen që bota mund ta ofrojë. Duke synuar që të bëhen shefi i vetvetes, ata e dijnë se mund ta bëjnë një ndryshim për ta bërë botën një vend më të mirë. Në një hulumtim të ri nga Workplace Trends, rreth 50% e milenialëve kanë definuar ‘udhëheqjen’ si ‘fuqizimin e të tjerëve për të pasur sukses’, në vend se ta zgjedhin definicionin e fjalës ‘udhëheqje’.

Kur milenialëve u jepet mundësia për ta marrë timonin në duar, ata do t’i marrin të tjerët me vete do t’i ngrisin edhe të tjerët së bashku me veten , në mënyrë që tregu i punës të bëhet një vend më pozitiv i nxitur nga puna në ekip. Ata e dinë se si është të ballafaqohen me vështirësitë të vetëm, prandaj ata dëshirojnë ta ndryshojnë vendin e punës  për t’u siguruar  që kjo të mos u ndodhë gjeneratave që vijnë pas tyre.

Është lehtë për njerëzit që t’i kategorizojnë milenialët në kategorinë e njerëzve egocentrikë, kur i shohin ata duke refuzuar diçka që gjithmonë ka qenë normale, por kjo sdo të thotë që ky portretizim i milenialëve është i saktë. Për milenialët që hyjnë në tregun e punës është me rëndësi për ta që të jenë shefi i vetvetes, por jo pse janë duke shikuar t’i bëjnë gjërat më të lehta për veten apo të mos punojnë aq shumë. Në fakt, e vërteta është e kudërta e kësaj.

Milenialët janë mëse të gatshëm të pranojnë më shumë punë dhe përgjegjësi duke marrë përsipër role udhëheqësie sepse ata besojnë që mund ta bëjnë një ndryshim. Ata e dinë se mund të përkujdesen për financat e tyre në mënyrë të pavarur dhe ata mendojnë që mund t’u ndihmojnë të tjerëve përderisa punojnë në karrierën e tyre. Kjo i bën ata të jenë e kundërta e stereotipeve me të cilat është etiketuar gjenerata e tyre, dhe kjo është diçka që duhet të inkurajohet.

Artikull i përshatur nga Forbes

Donika Batusha, Zhvilluese Softverike në Cacttus sh.a.

Donika Batusha është studente e vitit të parë në Cacttus Education në drejtimin “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” si dhe . Ajo njëkohësisht studion edhe Mekatronikë në fakultetin e Inxhnierisë Mekanike. Donika poashtu ka ndjekur edhe trajnimin PHP 7 Web Application Training në Innovation Center Kosovo-ICK.

Përmes bashkëpunimit të ICK-së me Cacttus Education, Donika është angazhuar në punë praktike në Departamentin e Zhvillimit Softverik në Cacttus Sh.a. ku po zbaton njohuritë e saj në fushën e zhvillimit të Ueb-it, Front End. Donika tregon se puna në një zyrë me plot njerëz kreativ ka qenë ëndërr e saj e fëmijërisë. Kurse në ambientin e ri ajo është përshtatur shumë lehtë dhe është integruar menjëherë falë ekipit shumë miqësor.

Donika tregon se ajo çfarë e ka tërhequr më shumë për të studiuar në Cacttus Education janë studimet specifike që përgatisin studentët për ta ushtruar sukseshëm profesionin që e studiojnë:

Planprogrami që Cacttus Education ofron është shumë i përshtatshëm, përzgjedhja e lëndëve është specifike dhe e reflekton profesionin për t’cilin po përgatitemi. Studimet  janë t’kombinuara me praktikë dhe janë t’orientuara drejt tregut të punës. Përgatitesh për të punuar për atë pozitë të cilën e praktikon, atë profesion të cilin e studion.- Donika Batusha

Donika është person praktik nga natyra, që ka dëshirë të kryejë punën në mënyrë precize dhe me përkushtimin më të madh. Në të ardhmen parasheh të punojë si Full Stack Developer, dhe praktika në Front End Web Development është një fillim i mbarë drejt një karriere në fushën TIK-ut.

Donikës dhe studentëve të tjerë Cacttus Education ju mundëson që të inkuadrohen më shpejtë në tregun e punës dhe të bëhen profesionistë të shkathtë në drejtimet që i studiojnë.

9 mënyra si profesionistët e rinjë mund të tregojnë vlerë në vendin e punës

Ekzistojnë qindra stereotipe rreth punëtorëve të gjeneratës së re, apo siç njihen ndryshe “millennials”. Madje nëse bëni një kërkim në google me fjalët “millennials are…” rezultatet që do të dalin janë dëshmi e mendimeve dhe stereotipeve që i rrethojnë këta punëtorë të rinjë. Por nuk duhet t’i lini këto stereotype të ju pengojnë në zhvillimin e një karriere të sukseshme. Në vijim do t’ju tregojmë se si ta fokusoni energjinë tuaj në demantimin e këtyre stereotipeve, dhe si bonus do të fitoni më shumë respekt dhe do të çmoheni më shumë nga njerëzit që ju rrethojnë.

Milenialët janë dembelë dhe ju mungon besnikëria”

Mësoni gjuhën e përbashkët të komunikimit

Si një milenial, mesiguri ti ke pasur njohuri për teknologjinë prejse mbanë mend. Por e njëjta nuk vlenë edhe për gjeneratat më të vjetra, që kanë komunikuar ndryshe pjesën më të madhe të karrierës. Sikurse që ata kanë mësuar për teknologjinë, edhe ti duhet të mësosh gjuhën apo mënyrën e komunikimit që është përdorur më parë. Në shumicën e vendeve të punës, mesazhet dhe Snapchat nuk janë të përshatshëm- sado që mund të mos ndjeheni rehat, do të duhet të mësoheni të shkruani email-a profesionalë (pa emotikona), të bëni telefonata, dhe nganjëherë të dërgoni letra të shkruara. Mësoni të punoni në një balans mes teknologjive më të reja dhe formave të tjera të komunikimit, dhe ndihmoni duke funksionuar si përkthyes dhe duke filluar i pari t’i kuptosh pikëpamjet e tjera.

Qëndroni pak më gjatë

Nëse ndjeheni mjerueshëm në punën që e keni mund të tundoheni të jepni dorëheqje menjëherë. Por duke vepruar kështu rrezikoni t’ia zvogëloni mundësitë vetvetes (mos e përfundoni ditën sapo t’a merrni bonusin) dhe ta mbushni CV-në me shumë përvoja të shkurtëra (askush nuk ka dëshirë që kjo të bëhet një gjë standarde për të cilën ju pyesin -në rast se arrini të ftoheni në një intervistë). Në vend të kësaj, edhe kur jeni të gatshëm të largoheni, qëndroni pak më gjatë. Vendosni se çfarë dëshironi të mësoni dhe çfarë dëshironi të lini pas vetes, pastaj arrijeni atë gjë para se të kaloni tek mundësia tjetër.

Investohuni në punë

Kju mund të ju duket e dukshme, por gjithsesi është diçka me rëndësi- duhet të përkushtoheni dhe të punoni shumë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të qëndroni gjatë në punë dhe të punoni në kohë shtesë (edhe pse për disa industri duhet), por kërkon nga ju që të jeni në punë me kohë, dhe të shkoni përtej përgjegjësive bazë që i keni. Megjithatë, mos e bëni shprehi ta mundoni veten tejmase dhe të zgjateni shumë duke marrë vazhdimisht projekte të reja. Gjërat e vogla janë ato që kanë rëndësi, prandaj sigurohuni që ta menaxhoni kohën tuaj në mënyrë që t’i ekzekutoni detyrat e lehta me përpikëri.

‘Të gjithë milenialët mendojnë se vetëm ata janë të veçantë”

Mbajeni në mend që jeni të veqantë…por edhe të tjerët janë

A ju ka rastisur ndonjëherë të gjindeni në një situatë, ku e keni kuptuar se edhe dikush tjetër po kalon nëpër të njejtën përvojë sikurse ti, dhe jeni befasur sepse keni menduar se jeni personi i vetëm që ka pasur një përvojë të tillë? Përgjigjia me shumë gjasë është PO. Secili person është ndryshe, dhe ka një rol unik të cilin do ta luajë në botë-por në punë secili prej nesh është i zëvendësueshëm. Është e rëndësishme të mësosh dhe të rritesh, dhe ta kuptosh se kush je ti si lider- por pranojeni faktin se edhe dikush tjetër mund ta bëjë punën që ti po e bën-po aq mirë-nëse jo më shumë. Mos bëni kërkesa të paarsyeshme (jo, mesiguri që nuk do ta merrni një zyrë personale sapo ta filloni praktiken), mos u ndjeni se duhet të keni shumë përvojë për t’i bërë punët e thjeshta, dhe mos nxirrni arsyetime kur nuk arrini ta bëni punën.

Emocionohuni kur ju duhet të flloni nga zeroja

Shumica e njerëzve nuk do të arrijnë të bëhen CEO në të 20tat. Përpos nëse kompania e parë që e krijon bëhet është kompania e radhës më e madhja në teknologji, atëherë me shumë gjasë do të duhet të fillosh nga fillimi. Prite këtë gjë krahëhapur, pasi që përvoja që e fiton gjatë rrugëtimit do të bëhet njëra nga përvojat më të vlefshme në karrierën tuaj. Kur fillon të përparosh dhe ngritesh në pozita udhëheqëse, njohuria që e ke zhvilluar duke performuar në rolet e fillestarit do t’ju bëjë menaxher edhe më të mirë. Disa nga CEO-të më të mirë kanë filluar punë si praktikantë në zyrat me detyrat më të thjeshta, prandaj mësoni nga secila punë që ju kërkohet ta bëni, pavarësisht se sa e mërzitshme mund të jetë.

Gjeni një mentor ose trajner

Nëse pranoni vazhdimisht këshilla dhe feedback kjo gjë është me rëndësi për të gjithë milenialët dhe pranimi i këshillave tregon se po tregohen seriozë për ngritjen në karrierë. Filloni me gjetjen e një mentori- dikë që e admironi në fushën në të cilën jeni të interesuar. Mësoni për rrugëtimin e tyre, suksesin dhe dështimet, dhe ju kërkoni mendimin kur merr vendime lidhur me karrierën. Pastaj gjeni një trajner. Trajner duhet të jetë një person që ua bën pyetjet e duhura për të vazhduar ta zhvillosh potencialin që e ke për të performuar në pozita të lidershipit.

Milenialët s’dinë t’i pranojnë kritikat dhe janë shumë të ndjeshëm”

Ndani ‘feedback’ për vetveten-dhe kërkoni më shumë

Duke pasur parasysh stereotipet që ekzistojnë për milenialët, disa nga menaxherët kanë vështirësi madje edhe e kanë problem të japin ‘feedback’. Caktoje një takim me menaxherin tënd për të ndarë feedback për vetveten- nuk keni nevojë të tregoni për secilin gabim të vogël që e keni bërë, por tregohuni të sinqertë dhe të drejtëpërdrejtë për pikat që kanë nevojë për përmirësim-pyesni ata se me cilat pika pajtohen ose s’pajtohen, dhe çfarë kishin dashur të shtonin.

Duhet kohë për t’u bërë ekspert

Të rinjtë sot kanë shumë presion për t’u bërë ekspertë, dhe një pjesë e madhe e këtij presioni vjen nga mediat sociale. Megjithatë, në shumicën e fushave nevoiten dekada për t’u bërë ekspert. Nëse sapo keni diplomuar nga kolegji apo universiteti, mos e përdorni fjalën ekspert në letrën tuaj motivuese. Nëse jeni të punësuar, mbani mend se akoma keni shumë për të mësuar-bëni pyetje të mira, zhvilloni marrëdhënie të mirë me ata profesionistë më në moshë se ti, dhe kaloni kohën jashtë punës duke mësuar për temat që ju interesojnë.

Mos u ankoni për stereotipet që i rrethojnë milenialët.

Në vend që të ngurroni dhe të brengoseni për atë se çfarë mendojnë të tjerët, fokusojeni kohën dhe energjinë për t’a dëshmuar të kundërtën e atyre stereotipeve. Qasjuni punës dhe karrierës me përulje, dëshirë për të mësuar dhe mirësi. Kuptojeni se keni një karrierë të tërë para jush, dhe secila përvojë, gabim dhe sukses do të ndihmojnë t’ju formësojnë në një lider të mrekullueshëm.

Artikulli nga Forbes