fbpx

Profesionet më të kërkuara në teknologji për vitin 2018

Kompanitë vazhdimisht po synojnë që të përshaten më fuqinë e re punëtore, dhe po bëjnë gjithçka që është e mundur për të tërhequr talentët e teknologjisë për të punuar në kompanitë e tyre. Ndër profesionet të cilat po kërkohen më së shumti në teknologji për vitin 2018 janë:

Shkencëtar i të dhënave
Një shkencëtar i të dhënave është një person që ndihmon të mbledhë, përpunojë dhe analizojë të dhënat.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Gjuhët programuese (veçanërisht Java dhe Python)
  • Shkathtësi shumë të mira analitike
  • Shkathtësi shumë të mira në matematikë

Zhvillues i databazave
Zhvilluesit e databazave janë përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e databazave (bazave të të dhënave) të ndërmarrjeve.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Përvojë në databaza
  • Përvojë në programet për databazat e ndërmarrjeve si Microsoft SQL Server, Oracle ose IBM DB2
  • Certifikime si Microsoft Certified Database Administrator ose Oracle Database Administrator Certified Professional

Teknik i zyrës së IT-së (help desk/tech support)
Për bizneset që punojnë drejtëpërsëdrejti me konsumatorë, ‘help desk’ është një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së një biznesi të sukseshëm. Si kontakti i parë (vija e parë e frontit ) për shërbimet për konsumatorë dhe zgjidhjen e problemeve, punëtorët e ‘help desk-ut’ duhet të posedojnë shkathësitë e duhura teknike dhe shkathësi të komunikimit për të qenë të sukseshëm në këtë punë. Roli i ‘help desk-ut’ ndahet në 3 lloje, dhe kërkesat ndryshojnë dukshëm varësisht prej biznesit.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Lloji 1: Pozita të nivelit fillestar që kërkojnë më pak se 2 vite përvojë, diplomë nga shkolla e mesme profesionale apo punë praktike në një shkollë teknike
  • Lloji 2: Pozitat që kërkojnë 2 deri në 4 vite përvojë, diplomë të shkollimit 2 vjeçar dhe përvojë relevante në këtë drejtim
  • Lloji 3: Katër apo më shumë vite përvojë në ambiente të ‘help desk’, diplomë në një fushë relevante dhe certifikime profesionale

Administrues i rrjeteve
Administratorët e rrjeteve janë përgjegjës për punën me protokolin LAN/WAN, paisjet softverike dhe hardverike.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Shkathtësi në zgjidhjen e problemeve serioze (troubleshooting) dhe shkathtësi në komunikim
  • Shkathtësi analitike dhe diagnostifikim të problemeve
  • Vullnetin për të qenë në gjendje gatishmërie edhe pas orarit të punës
  • Certifikime profesionale

Administrator i sigurisë së të dhënave
Administratorët e sigurisë së të dhënave janë përgjegjës për definimin e kërkesave të sigurisë së rrjetit. Ata poashtu duhet të sigurohen që të gjitha masat e sigurisë janë të përditësuara, si dhe monitorojnë sigurinë përgjatë tërë kompanisë dhe implementojnë strategjitë e sigurisë.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Shkathtësi të të menduarit në mënyrë kritike dhe zgjidhje të problemeve komplekse
  • Të menduarit në mënyrë innovative dhe proaktive
  • Vullnetin për të mësuar vazhdimisht gjëra të reja
  • Shkathtësi shumë të mira në programim, matematikë dhe në inxhinierinë e përgjithshme
  • Një prapavijë në shkenca kompjuterike

Administrator i sistemeve
Sikurse shumica e punëve në TIK, edhe administratorët e sistemeve duhet të demonstrojnë shkathësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve, shkathtësi në komunikim dhe shkathtësi analitike. Por administratorët e sistemeve poashtu duhet të kenë shkathtësi shumë të mira teknike për të kuptuar aspektin teknik të softverit dhe hardverit specifik të kompanisë.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Përvojë me serverët, ruajtje të kopjes rezervë dhe kthim të të dhënave (backup & restore) si dhe instalimin, rregullimin dhe përditësimin e softverit
  • Përvojë në zgjedhjen e problemeve të rrjetit (troubleshooting), dhe përzgjedhjen e hardverit dhe softverit
  • Certifikime si Microsoft Certified Systems Administrator (MCSA), Microsoft Certified Systems Engineer (MCSE) ose Sun Certified System Administrator (SCSA)
Artikull i përshtatur nga CIO

7 tipare që tregojnë se keni prirje për ndërmarrësi

Ndërmarrësia kërkon një lloj këmbëngulje dhe pavarësie, si dhe vullnetin për të vazhduar përpara përmes dyshimit dhe pasigurisë.

Nëse po e konsideroni një karrierë në ndërmarrësi, kemi krijuar një listë prej 7 tipareve që do t’ju ndihmojnë të përcaktoheni për këtë drejtim.

Keni filluar të tregoheni të zotët në këtë fushë, qysh në moshë të re.

Dini si t’i dalloni trended më të reja, si dhe vazhdimisht mbikqyrni ndryshimet dhe kërkoni mënyra të reja për t’i plotësuar kërkesat e tregut.

Mendoni në një gamë më të gjerë. Përderisa një njeri praktik dhe racional mundohet t’i shmanget me çdo kusht rrezikut, mendja e ndërmarrësit fokusohet drejt potencialit më të madh.

E rrethoni vetveten me persona motivues. Ndërmarrësit e sukseshëm e dijnë që ndikimet negative në jetë, mund t’ju largojnë prej vizionit që e keni.

Dini si të krijoni marrëdhënie të mira me konsumatorë. Ndërmarrësit e sukseshëm jetojnë sipas këtij parimi, dhe janë në gjendje ta përdorin fuqinë e rrjeteve sociale për të shitur produktet e tyre.

Jeni një zbatues i shpejtë. Nuk besoni se duhet të prisni për periudha të gjata kohore për të nxitur veprimet apo për të krijuar gjërat që dëshironi t’i krijoni.

Jeni vizionarë. Ku të tjerët shohin kufizime, ju shihni mundësi.

Artikull i përshtatur nga Forbes.

Efekti i lojërave “Brain Train”

Në epokën digjitale është e natyrshme që prindërit shqetësohen më shumë rreth rreziqeve që vijnë nga teknologjia, se sa t’i kushtojnë vëmendje përfitimeve që na sjell ajo për fëmijët. Interneti sot ju ofron prindërve mundësi për selektimin e aplikacioneve të natyrës edukative dhe argëtuese për fëmijët e tyre, në mënyrë që ata ta kalojnë kohën e lirë në mënyrë sa më efektive. Të tilla mund të jenë video-lojërat e llojit “Brain Train” të cilat ndihmojnë fëmijët në zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve, përmirësimit të memories dhe sjelljeve të tyre.

Shkencëtarët e teknologjisë janë duke bërë vazhdimisht hulumtime lidhur me mënyrën se si këto aplikacione ndikojnë në trurin e fëmijëve. Këto studime të reja konkludojnë që disa nga aplikacionet “Brain Train” kanë efekte pozitive në aftësitë e fëmijëve për të mësuar, në sjelljet dhe në emocionet e tyre. Për të ju ndihmuar prindërve në përzgjedhjen e aplikacioneve të tilla që ju përshtaten nevojave dhe dëshirave të fëmijëve, ne ju sjellim disa prej tyre që mund t’i gjeni në internet ose t’i shkarkoni si aplikacione.

Fit Brains

Ky aplikacion synon të ndikoj në gjashtë fusha kryesore të trurit, duke përmirësuar përqendrimin dhe aftësitë në zgjidhjen e problemeve. Këtë aplikacion e gjeni gjithashtu edhe në iOS dhe Android, me 40 lojëra që trajnojnë trurin e fëmijëve. Lojërat nxisin aftësitë kryesore të trurit, të tilla si kujtesa, shpejtësia e përpunimit dhe njohja vizuale-hapësinore. Sistemi Brains Fit përshtat çdo ushtrim për nevojat e fëmijëve.

Hopster

Hopster është një aplikacion i dizajnuar për fëmijët nën moshën 6 vjeç dhe ka qëllim që të ofroj edukim dhe argëtim. Ky aplikacion ju ndihmon fëmijëve të mësojnë përmes programeve dhe lojërave që ata i duan por në të njëjtën kohë edhe të argëtohen.

Poptropica

Poptropica është krijuar nga autori i famshëm Jeff Kinney, e cila është një lojë virtuale ku fëmijët kanë mundësi të eksplorojnë, të krijojnë botën dhe avatarët e tyre por edhe të krijojnë shoqëri në një ambient të sigurt. Poptropica ka prodhuar poashtu një ndër romanet më të shitura të New York Times, “Mistery of the Map”.

Funbrain

Funbrain i ka shërbyer fëmijëve dhe mësimdhënësve që nga viti 1997 me lojëra edukative dhe libra të qasshme në internet. Kjo faqe u shërben kryesisht fëmijëve nga moshat parashkollore dhe fillore, duke ofruar më shumë se 100 lojëra argëtuese, interaktive që u ndihmojnë në zhvillimin e aftësive në matematikë dhe shkrim-lexim.

 

Adventure Pig

Adventure Pig është një lojë me enigma, të njohura si “puzzle games”, e cila u ndihmon fëmijëve që të zhvillojnë aftësitë e të menduarit dhe memories. Kështu, me anë të kësaj loje truri i fëmijëve trajnohet dhe zhvillohet. Madje kjo lojë përveç tjerash është e këndshme të luhet edhe nga të rriturit, ku gjithë familja mund të involvohen në këtë lojë argëtuese.