fbpx

Liridona Muli, Zhvilluese e Ueb-it në Kosova International Technology- KIT.

Liridona Muli është studente e vitit të dytë në Cacttus Education, ku po mëson Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile. Ajo njëkohësisht është angazhuar në praktikë pune si Zhvilluese e Ueb-it në kompaninë Kosova International Technology- KIT. Në KIT Liridona iu është bashkuar një ekipi shumë profesional dhe miqësor, ku është përshtatur me shumë lehtësi.

Ajo tregon:

Stafi është treguar shumë profesional me mua, dhe kjo e ka bë shumë t’lehtë që të integrohem në ekip. Po mësoj vazhdimisht gjëra të reja. Deri tash kam filluar t’përdori gjuhët programuese PHP, MySQL, HTML, CSS e Javascript, dhe po më duket një përvojë shumë interesante. Edhe pse kam punuar më herët, kjo është hera e parë që angazhohem në fushën e Zhvillimit të Ueb-it, dhe përvoja është shumë më ndryshe nga se e kam paramenduar.

Mendoj që është një fillim i mbarë për karrierën që mendoj ta kem në Zhvillim të Ueb-it. Edhe pse akoma s’kam vendosë se cila ka me qenë gjuha kryesore programuese që do ta përdori në të ardhmen, akoma jam vetëm në fillim të karrierës kështu që do të vazhdoj t’i perfeksionoj të gjitha që mundem derisa të përcaktohem për një gjuhë programuese.

Liridona po vazhdon të zgjerojë njohuritë e saj në Zhvillim të Ueb-it edhe përtej njohurive të fituara gjatë studimeve, duke krijuar vazhdimisht përvoja të reja mbi themelet e njohurive të fituara në Cacttus Education.

80% zbritje për trajnim në “Project Management” organizuar nga Cacttus Education

Shkolla e lartë profesionale Cacttus Education në partneritet me USAID kanë lansuar gjatë vitit të kaluar projektin “Partneriteti për Impaktin në TIK”. Ky projekt synon që ta lehtësojë përgatitjen e të rinjëve për tregun e punës. Për këtë qëllim, në kuadër të projektit do të organizohen edhe trajnime të ndryshme kryesisht në fushën e teknologjisë së informacionit.

Trajnimi i radhës që do të fillojnë në kuadër të projektit është: Project Management for CAPM Certification i cili do të ofrohet për do të ofrohet me 80% zbritje. Ky trajnim si dhe trajnimet tjera që do të lansohen me kohë kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të të rinjëve kosovarë në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe shkathtësive tjera që ndikojnë në zhvillimin bizneseve dhe kuadrove të reja.

Projekti “Partneriteti për Impaktin në TIK” i dizajnuar për 3 vite ka për qëllim që të krijojë qëndrueshmëri në vitet e ardhshme e cila pritet të zgjasë përtej periudhës së projektit. Kjo qëndrueshmëri do të arrihet përmes bashkëpunimin të konsoliduar të partnerëve, si dhe përmes shkathtësive që kërkohen nga punëdhënësit në tregun e punës bashkë shkathtësitë e zhvilluara gjatë trajnimit dhe programit mësimor. Përveç kësaj, projekti do të shërbejë për të ndryshuar perceptimet kulturore lidhur me trajnimet dhe studimet profesionale në Kosovë.

8 industri që Elon Musk po tenton t’i transformojë

Projektet e Elon Musk përfshijnë gati secilën prej industrive të mëdha dhe prekin gati secilën prej problemeve globale të imagjinueshme.  Këto janë disa prej industrive që Musk po i formëson sipas kallëpit të vizionit të tij futuristik.

Energjia
Përpjekjet e Musk me Tesla Energy, përfshirë edhe blerja e SolarCity, mund të ndryshojnë plotësisht përdorimin vendor dhe ndërkombëtar të energjisë, si dhe modelin e biznesit tradicional me energji.

Automobilistika
Musk poashtu dëshiron që automjetet elektrike Tesla të jenë dukshëm më të përballueshme.

Telekomunikacioni
Iniciativa staelitore e Musk në SpaceX mund të fillojë të ndryshojë qasjen online të publikut si dhe të sigurojë internet të shpejtë, më të përballueshëm dhe më të lirë.

Transporti
Përpjekjet në sektorine transportit përfshijnë projektet si Hyperloop, metodë e re e propozuar për transportim, që synon të reduktojnë udhëtimin 6 orësh nga DC në New York, në vetëm 30 minuta.

Disa prej ndërmarrjeve të Elon Musk që parashihet të sfidojnë ekonomitë ekzituese.

Infrastruktura
Ndërmarrja e Musk për gërmimin e tuneleve synon që të ulë koston përgjatë industrisë së tuneleve.

Hapsira ajrore
Përderisa SpaceX planifikon fluturime deri në Mars në të ardhmen, ka gjasë që teknologjia raketore e kompanisë poashtu të revolucionalizojë edhe udhëtimet në tokë, përfshirë një lloj të “spaceflight” (fluturimit në hapsirë) që lidhë qytete ndërkombëtare si Londra dhe HongKong-u.

Inteligjenca artificiale
Musk ka shprehur brengat e tij rreth faktit që inteligjenca artificiale mund të shkaktojë një luftë botërore; për këtë arsye ai është duke shikuar të ndërtojë AI (Artificial Inteligence) më të mirë. Gjatë këtij intervali, ai është duke themeluar OpenAI për ta hulumtuar qështjen.

Shëndetësia
Musk është duke provuar ta bashkojë shëndetësinë me teknologjinë. Musk ka thënë që kompania e tij NEURALINK ka për qëllim krijimin e paisjeve që do të shërbenin për trajtimin e sëmundjeve të rënda të trurit, por si qëllim përfundimtar është rritja e kapacitetit njerëzor.

Te gjitha këto kompani paraqesin një mundësi të madhe, pasi që shpagimi potencial është shumë më i madh sesa paratë-është e ardhmja e njerëzimit.”

Artikull i përshtatur nga Clean Technica dhe CB Insights