fbpx

Studentë të Cacttus Education vizituan Telekomin e Kosovës

Studentë të Cacttus Education nga drejtimi Administrim i Rjeteve dhe Sistemeve vizituan dje Telekomin e Kosovës. Gjatë vizitës ata u mirëpritën nga stafi i kompanisë dhe u njoftuan për së afërmi me punën e tyre.

Studentët patën rastin të shohin se si profesionistët e fushës së administrimit të rrjeteve dhe sistemeve sigurohen që të ketë lidhje të vazhdueshme internet dhe shërbimet e telefonisë për klientët. Ata panë drejtëpërsëdrejti se si bëhet monitorimi dhe intervenimi nga ekipet përgjegjëse, dhe u njoftuan më shumë për mënyrën se si funksionon struktura e TK-së për rrjete kompjuterike. Përpos kësaj, ata poashtu paten mundësinë të mësojnë më shumë rreth paisjeve që TK përdorë, si funksionojnë dhe si mirëmbahen.

Gjatë kësaj vizite studentët mësuan për punën e Administruesve të Rrjeteve dhe Sistemeve si dhe punën që ata bëjnë si pjesë e kompanisë më të madhe në vend për ofrimin e shërbimeve të telefonisë. Ata poashtu mësuan disa prej sfidave profesionale që i presin në të ardhmen, në karrierën e tyre si administrues të rrjeteve apo sistemeve.

Përmes vizitave të ndryshme në kompani të sukseshme në vend, Cacttus Education synon që të përgatisë studentët edhe për të ardhmen e karrierës së tyre në drejtimin të cilin e studiojnë. Përpos angazhimit në punë praktike, vizitat në kompani të ndryshme u shërbejnë studentëve për familiarizimin me profesionin e tyre në të ardhmen, dhe me mënyrën se si ky profesion ushtrohet në kompani të ndryshme.

Flamur Bajra, Zhvillues Softverik në Cacttus sh.a.

Flamur Bajra është student i vitit të parë në Cacttus Education. Flamuri studion Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile dhe njëkohësisht është angazhuar në praktikë pune në Departamentin e Zhvillimit në kompaninë amë Cacttus Sh.a.

Flamuri pas përfundimit të shkollës së mesme në Londër, është kthyer në Kosovë vetëm për të ndjekur studimet, dhe aktualisht ai studion në Cacttus Education. Ai tregon se arsyeja pse e ka vendosur të studiojë në Cacttus Education është kualiteti i mësimit, që  është i njejtë me atë që do të mund ta ndiqte jashtë vendit, ndërsa çmimi që paguhet për studime është shumë më i vogël. Ai tregon se poashtu qasja në praktikë dhe krijimi i përvojës është shumë më i lehtë.

Flamuri thotë:

Drejtimi që e kam zgjedhë për me e  studiu është i mirë dhe ka nji perspektivë shumë të mirë për të ardhmen. Mësimi që unë e ndjeki këtu është i njejtë sikur studimet që kisha pasë mundësi me i ndjekë në Londër, po kostoja është shumë më e vogël. E me Cacttus Education ka qenë shumë ma lehtë me u angazhu në praktikë.

 

Akoma s’kam vendosë se cili ka me qenë përcaktimi im përfundimtar në karrierë, por pasi t’i përfundoj studimet mund të angazhohem si zhvillues i uebfaqeve apo edhe aplikacioneve të ndryshme.

Flamuri tregon se ka gjasë që pas përfundimit të studimeve të vazhdojë me punën në Kosovë, duke krijuar ndoshta edhe një kompani që merret me zhvillimin e ueb-it.

Punët që paguhen më së shumti, për të cilat nuk të duhet diploma bachelor

Një diplomë e studimeve bachelor nuk është e vetmja mundësi që keni për të zhvilluar një karrierë në një drejtim të caktuar. Ka shumë punë për të cilat mjafton të posedoni vetëm një diplomë të studimeve dy-vjeçare. Më poshtë i kemi listuar disa prej punëve për të cilat nuk kërkohet diploma bachelor, por që ofrojnë mundësi për zhvillimin e një karriere me të ardhme të mirë financiare.

Specialist i shërbimeve për mirëmbajtje të rrjetit kompjuterik

Specialistët për ofrimin e shërbimeve mbështetëse të rrjetit kompjuterik sigurohen që rrjetat e internetit të punojnë siç duhet dhe me pengesa minimale. Për t’u punësuar në këtë profesion zakonisht nuk nevoitet përvojë paraprake.

Paga mesatare mujore (2016): $62,670

Niveli I arsimimit: Diplomë nga shkolla profesionale

Vendet e lira të punës për këtë profesion (deri në 2026): 16,500

Zhvillues të Ueb-it
Zhvilluesit e ueb-it dizajnojnë, krijojnë dhe modifikojnë uebfaqet. Angazhimi në këtë profesion nuk kërkon përvojë të mëhershme pune.

Paga mesatare mujore (2016): $62,670

Niveli i arsimimit: Diplomë nga shkolla profesionale

Vendet e lira të punës për këtë profesion (deri në 2026): 14,200

Teknik i inxhinierisë elektrike dhe elektronike
Teknikët e inxhinierisë elektrike dhe elektronike dizajnojnë, ndërtojnë, riparojnë dhe modifikojnë komponentet elektronike, qarqet, dhe makineritë për vlerësim të mëtutjeshëm nga stafi I inxhinierisë.

Paga mesatare mujore (2016): $62,190

Niveli i arsimimit: Diplomë nga shkolla profesionale

Vendet e lira të punës për këtë profesion (deri në 2026): 12,000

Inxhinier i ‘Aerospace’ dhe Teknik i operacioneve
Të punësuarit në këtë profesion operojnë dhe mirëmbajnë paisjet që përdoren në zhvillim, testim dhe prodhim të aeroplanëve dhe anijeve kozmike

Paga mesatare mujore (2016): $68,020

Niveli i arsimimit: Diplomë nga shkolla profesionale

Vendet e lira të punës për këtë profesion (deri në 2026): 1,100

Artikull i përshtatur nga: theinsider.com