fbpx

Pse duhet t’i mёsojmë fёmijët të kodojnë

Nё epokёn digjitale në të cilën po jetojmë, telefonat mobilë, kompjuterët dhe tabletët janë pjesё e jetёs sonë të përditshme. Prandaj, krahas leximit, shkrimit dhe aritmetikёs, fёmijët e sotёm duhet tё mёsojnё se si tё krijojnё pograme digjitale. Ndёrsa fëmijёt tanё rriten, aftёsia e kodimit do tё bёhet thelbёsore nё sukesin e tyre, njejtё si leximi dhe shkrimi, pavarёsisht se çfarё profesioni ata zgjedhin.

Kodimi sot ёshtё po aq i rëndësishëm sa shkrim-leximi

Duke pasur parasysh rëndësinë e kodimit sot, është e rëndësishme që fëmijët tanë të fillojnë sa më herët ta mësojnë këtë shkathtësi. Shumica e profesioneve të së ardhmes janë të lidhura ngushtë me teknologjinë. Pёr kёtë arsye, duhet t’i japim rëndësi kodimit po aq sa shkathtësive si shkrim-leximi.

Kodues nuk janё vetёm djemtё. Kjo shkathtësi është njësoj e rëndësishme edhe për vajzat, sepse kodimi është aftёsi krijuese dhe e domosdoshme nё jetё.

Kodimi ёshtё kreativ dhe argёtues

Scratch lejon fёmijёt tё fillojnё rrugëtimin drejt programimit përmes lojërave. Pasi që Scratch ju mundëson ta modifikojnë lojën përmes editimit të kodit ekzistues, është prej mënyrave më të lehta për ta mësuar kodimin. Me Scratch, fëmijët poashtu kanë mundësinë të gjejnё dhe  ripërpunojnë programe qё kanё shkruar tё tjerёt pёr tё shtuar elemente të reja.

Kodimi ndërton vetёbesimin

Disa fёmijё kanë vështirësi më të mësuarit në klasë, por kur vie puna tek programimi punojnë me përkushtim për t’i arritur qёllimet e vendosura. Programimi iu jep atyre mundёsinё pёr tё kontrolluar fatin e tyre. Kjo i lejon ata tё krijojnё njё botё ku nuk ka rrugё tё paracaktuara, as “njё mёnyrё tё drejtё” pёr t’i bёrё gjёrat. Në këtë mënyrë krijohet njё vetbёsim duke dëshmuar se ata mund t’i krijojnë rrugёt e tyre , tё krijojnё zgjedhjet e tyre, nё mёnyrën e tyre.

Artikull i përshtatur nga Hackerchick

Profesionet më të kërkuara për vitin 2018

Nё ditёt e sotme teknologjia po përdoret mё shumё se kurrё.  Me gjithё kompjuterёt, tabletët, smartphone-t dhe pajisjet e teknologjisё sё lartё, aftёsitё e profesionistёve qё kryejnё detyrat nё teknologji janë të domosdoshme.

Gjatë kësaj dekade parashihet që kërkesa për profesionistë të fushës së teknologjisё do tё rritet mё shpejtё se mesatarja e tё gjitha punёve me njё normё prej 13%.

Ndër profesionet më të kërkuara për vitin 2018 vlerësohen të jenë:

Zhvillues/e Softuerik/e
Analist/e i/e Sigurisë së Informacioneve
Menaxher/e i/e IT-së
Analist/e i/e Sistemeve Kompjuterike
Analist/e i/e Operacioneve Kërkimore/Hulumtuese
Arkitekt/e i/e Rrjetit Kompjuterik
Zhvillues/e i/e PHP-së
Inxhinier/e i/e Softuerit Kompjuterik
Inxhinier/e i/e FrontEnd
Administrues/e i/e Databazave
Zhvillues/e i/e Ueb-it
Specialist/e për Mbështetje Teknike
Programer/e Kompjuterik/e etj.

Nëse jeni duke kërkuar një karrierë me më shumë perspektivë, atëherë ju sugjerojmë të shkoni në fushë e teknologjisë. Përpos shumëllojshmërisë së mundësive për punësim në dispozicion për vitin 2018 që ofrojnë paga fitimprurëse, profesionet në fushën e teknologjisë janë mundësi e mirë për avancimin tuaj në të ardhmen.

Artikull i përshtatur nga Time

Cilat janë profesionet më të kërkuara në fushën e sigurisë kibernetike?

Siguria kibernetike është një aspekt i rëndësishëm i teknologjisë. Me zhvillimin e teknologjisë dhe të mirat që ajo sjell, paraqiten edhe sfida të reja. Një nga këto sfida janë edhe hakerët që nxisin sulme me metoda dhe mjete gjithnjё e mё tё sofistikuara. Sfidë tjetër është edhe mungesa e personelit që këto kompani kanë. Sipas vlerёsimeve tё fundit, do tё ketё deri nё 3.5 milionё pozita tё paplotёsuara nё këtë industri deri nё vitin 2021.

Për t’i tejkaluar këto vështirësi dhe rreziqe, kompanitë kanë nevojë për inxhinierë të sigurisë e profesionistë të tjerë të fushës kibernetike, që ju mundësojnë të mbrohen nga sulmet kibernetike. Ndër profesionet më të kërkuara në fushën e sigurisë kibernetike për vitin 2018 janë:

Zhvillues/Inxhinier Softuerik
Zhvilluesit softuerik bëjnë punën më të rëndësishme sa i përket zhvillimit të aplikacioneve të reja, apo editimit të atyre ekzistuese. Ndër të tjera, zhvilluesit apo inxhinierët softuerikë duhet të jenë të familjarizuar edhe me gjuhët programuese si: Python, Java, PHP, XML, C++, Unix Shell Scripting etj.

Menaxherë/Administratorë të Sigurisë Kibernetike
Menaxherët/Administratorët e sigurisë kibernetike janë përgjegjës për implementimin dhe mbikqyrjen e programeve për siguri kibernetike të rrjeteve apo sistemeve.

Inxhinierë/Arkitektë të Rrjetit
Inxhinierët e rrjetit instalojnë, konfiguriojnë, testojnë, operojnë, menaxhojnë dhe mirëmbajnë rrjetat. Profesionistët e kësaj fushe poashtu menaxhojnë ‘firewalls’ softuerët si dhe hardverët (p.sh. hubs, bridges, switches, multiplexers, routers, cables, proxy servers etj.)

Analistë të Sigurisë Kibernetike
Analistët e sigurisë kibernetike janë vija e parë e mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike që bëhen ndaj kompanisë. Profesionistët e kësaj fushe përdorin informatat e mbledhura përmes paisjeve për kontrollimin e rreziqeve dhe burime të tjera për të identifikuar, analizuar dhe raportuar për ndodhitë në rrjet, aktuale apo që kanë gjasa të ndodhin në të ardhmen.

Inxhinierë të Sigurisë Kibernetike
Ky profesion parashihet të jetë profesioni me kërkesën më të madhe për vitin 2018. Inxhinierët e sigurisë kibernetike kanë për detyrë të dizajnojnë dhe implementojnë sistemet e sigurisë, të kostumizuara për të ndalur rreziqe specifike.

Me transformimin digjital, rritjen e numrit të aplikacioneve të ndryshme dhe shërbimeve që teknologjike, kërkesa për punonjës e profesionistë në fushën e teknologjisë po rritet. Për t’i plotësuar këto pozita kompanitë kërkojnë individë të motivuar dhe të dedikuar që punojnë mirë si pjesë e ekipit.

Artikull i përshtatur nga FocalPoint