fbpx

Cacttus Education angazhon studentët në punë praktike në kompani të ndryshme kosovare

Në kuadër të studimeve në Cacttus Education përfshihet edhe angazhimi i studentëve në punë praktike. Përmes angazhimit në punë praktike synohet që të bëhet përgatitja e studentëve për tregun e punës duke i përgatitur si nga aspekti teknik ashtu edhe në atë profesional.

Cacttus Education vazhdimisht bën angazhimin e studentëve në punë praktike tek kompani të ndryshme kosovare. Disa nga kompanitë ku studentët e Cacttus Education janë angazhuar në punë praktike janë: Zombie Soup, Kosova International Technology- KIT, Reiffeisen Bank, Kosovalive, Cacttus sh.a. etj.

Lidhur me përvojat e tyre gjatë studime dhe punës praktike studentët tregojnë:

Cacttus Education ka qenë i inkuadruar drejtpërdrejtë në plasimin tim në tregun e punës, me marrëveshjet të cilat i ka me partnerët e vet për inkuadrimin e studentëve në tregun e punës. Unë jam angazhuar në Raiffeisen Bank Kosovo, në departamentin e IT-së. Në kuadër të punës sime hyn kryesisht mirëmbajtja e kompjuterëve të korporatës, si në software poashtu edhe në hardware-Vigan Grapci, drejtimi Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve.

Kam zgjedhur të regjistrohem në Cacttus Education sepse gjithmonë më ka pëlqyer puna me kompjuterë.  Në KosovaLive jam angazhuar në punë praktike si Destop Support Technician, dhe jam përshtatur shumë shpejt me punën aty. – Lis Xhaferi, drejtimi Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve.

Puna praktike si Zhvilluese e ueb-it në Kosova International Technology- KIT ka qenë një përvojë shumë e mirë.  Edhe pse kam punuar më herët, kjo ka qenë hera e parë që jam angazhuar në fushën e Zhvillimit të Ueb-it, dhe përvoja është shumë më ndryshe nga se e kam paramenduar. -Liridona Muli, drejtimi Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile.

Pas përfundimit të punës praktike studentëve shpeshherë ju është ofruar edhe punë nga kompania ku ata kanë përfunduar praktikën. Ndriqim Haxhaj është njëri ndër ata studentë. Pas angazhimit si praktikant në Zombie Soup atij iu është ofruar kontratë pune.

Duke treguar për përvojën e tij gjatë studimit në Cacttus Education, Ndriqimi thotë:

Së pari, kam një mirënjohje shumë të madhe për Cacttus Education, që më ka dhënë mundësinë të jem një kandidat i vlefshëm në tregun e punës.Gjithçka që kam mësuar në Cacttus Education kam qenë në gjendje t’i aplikoj dhe t’i përdori në profesionin tim. -Ndriqim Haxhaj, drejtimi Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile.

Meriton Ferati poashtu ka filluar punë praktike në kuadër të studimeve, në kompaninë amë Cacttus sh.a, ku ai vazhdon të punojë. Ai tregon:

Pas përfundimit të vitit të I-rë në ‘Cacttus Education’, më është ofruar puna praktike në ‘Cacttus Sh.a’. Studimet në ‘Cacttus Education’ ishin hapat e parë që i mora në zhvillimin tim në fushën e Teknologjisë Informative, ku më pas njohuritë e mia u zhvilluan më shumë gjatë punës praktike. –Meriton Ferati, drejtimi  Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile.

Cacttus Education i nxitë studentët të ndërlidhin studimet me punësim, dhe në këtë mënyrë i përgatitë ata për tregun e punës. Cacttus Education tani ka filluar regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve në programet e studimit më të kërkuara në fushën e teknologjisë.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Online

Pse duhet të studioni në fushën e teknologjisë informative?

Profesionistët në fushën e kompjuterëve dhe teknologjisë po kërkohen në secilën industri. Prandaj studimet në fushën e teknologjisë janë zgjedhje e duhur për ju. Varësisht se a dëshironi të zhvilloni softuerë që do të përdoret nga biznese të sukseshme, zhvilloni një aplikacion të ri mobil apo krijoni efekte digjitale për filma të mëdhenjë, specializimi në shkathtësi kompjuterike do të jetë i pazëvendësueshëm.

Nëse akoma nuk jeni të sigurtë se çka saktësisht dëshironi nga e ardhmja juaj profesionale, studimet në fushën e teknologjisë së informacionit ju mundësojnë tranzicion të lehtë në shumë prej fushave të ndryshme.

Përparësitë e studimit në fushën e teknologjisë së informacionit janë të shumta, shumëllojshëria e specializimeve është vetëm njëra nga këto përparësi. Ndërsa studimet në “Zhvillim të Web-it dhe Aplikacioneve Mobile” apo “Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve” ju mundësojnë të zgjidhni nga karriera të ndryshme si:

  • Inxhinieri Softverike,
  • Sistemet Operative
  • Siguri Kibernetike
  • Zhvillim të Aplikacioneve Mobile
  • Administrim të Sistemeve
  • Integrim të Sistemeve
  • Specialistë të Databazave etj.

Studimet në fushën e teknologjisë janë të përkryera nëse dëshironi të një karrierë dinamike që ju mundëson të mësoni vazhdimisht dhe të fitoni shkathtësi të reja.  Përmes këtyre shkathtësive ju mund të përfshiheni në inovacione dhe të bëni punë që ka një impakt të vërtetë në shoqëri. Përpos vlerave të brendshme, studimet në fushën e teknologjisë poashtu ju mundësojnë të zhvilloni një karrierë që ju kompenzohet shumë mirë edhe financiarisht.

Karrierat në fushën e teknologjisë janë ndër karrierat me rritjen më të shpejtë, gjë që e bën këtë fushë një ndër mundësitë më të mira nëse jeni duke kërkuar siguri në punë.

Çfarë do të ishe më mirë, sesa ta gjeni një karrierë që me të vërtetë ju pëlqen?

Fatmirësisht, Cacttus Education ofron shkollim profesional 2 vjeçar dhe trajnime për profesionet më të kërkuara në industrinë e teknologjisë së informacionit.

Njohuritë akademike dhe ana praktike e studimeve ju përgatisin për tregun e punës vendor dhe për gjithë botën.

Vizitoni ueb faqen https://cacttus.education/ për tu informuar më hollësisht në lidhje me programet për studim.

Studentët janë duke kërkuar rrugë të reja drejt punësimit

Studentët shkojnë në kolegje dhe universitete për t’u përgatitur për punë, por nuk janë duke mësuar shkathtësitë e duhura!

Sipas një hulumtimi të fundit në fushën e edukimit, ka një rënie prej 13% në arsimin e lartë, në universitete dhe kolegje, për periudhën nga 2011 deri në fund të 2017.

Pse po ndodhë kjo?

E dimë që studentët në sektorët kreativë dhe sektorët e teknologjisë janë duke kërkuar rrugë të reja për të arritur deri tek punësimi. Kjo gjë tashmë është e ditur. Dhe po mendohet që ka një arsye shumë të madhe se përse studentët janë më pak të interesuar në një arsimim formal.

Kudo që shkoni dëgjoni variante të ndryshme të historisë së njejtë. Teknologjia është duke ndryshuar me hap të shpejtë dhe njerëzve nuk po ju duket që janë duke mësuar shkathtësitë e duhura digjitale për të pasur sukses në tregun e punës që po ndryshon vazhdimisht.

Në fakt, në një anketë të fundit, 66% e studentëve të arsimit të lartë raportojnë se ata mendojnë që janë duke i mësuar shkathtësitë e gabuara!

Përgatitja për shkathtësitë e së ardhmes, në peisazhin e punësimit që po ndryshon shumë shpejt, është kritike. Por, modeli tradicional i arsimimit është i ngjajshëm me një linjë prodhimi në fabrikë. Fabrika vendosë së çka ju merrni dhe kur e merrni. Është një strukturë strikte dhe nuk ka shumë fleksibilitet të ndërtuar. Është e dizajnuar për një moment të së kaluarës në kohë dhe ekonomi.

Cila është zgjidhja?

Punësimi i bazuar në shkathtësi është mënyra e vetme për ta shpëtuar rininë nga papunësia.  Edhe kompanitë si Google, Apple, IBM, Hilton, Starbucks etj., së fundmi kanë shpalluar se të punësuarve në këto kompani nuk ju kërkohet të kenë diplomë universitare. Këto kompani dëshirojnë që punonjësit e tyre të kenë shkathtësi specifike dhe arsimi formal nuk po i përgatitë studentët me këto shkathtësi. Prandaj, shumë studentë janë duke u arsimuar në sektorin në rritje, që quhet arsimimi jo formal.

Ndryshimi në edukim është duke ndodhur. Studentët janë duke kërkuar për rrugë të reja për zhvillimin e shkathtësive dhe punësimit. Por ekosistemi i arsimimit jo-formal në Evropë është i fragmentuar dhe ka shumë mundësi për arsimimin jo-formal, edhe online edhe ofline. Vetëm në Europë janë numëruar mbi 3000 (3000+) komunitete që ofrojnë kurse, akademi dhe trajnime.

Me organizimin e ekosistemit të edukimit jo formal planifikohet që të sillet më shumë besim në këto rrugë të reja drejt punëve që paguhen.

Artikull i përkthyer nga medium.com