fbpx

Studentë të Cacttus Education vizituan Agjensinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI)

Me datën 7 Qershor 2017, një grup i studentëve të Cacttus Education vizituan Agjensinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI). Gjatë vizitës ata u njohën përsëafërmi me punën e këtij institucioni dhe rëndësinë që ky institucion ka për fushën e teknologjisë.

Studentët, të shoqëruar nga drejtoresha operacionale e Cacttus Education Vildane Kelmendi, dhe nga profesorët Rrezarta Pllana dhe Burim Maxhuni, u informuan më shumë për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e teknologjisë informative, të qeverisjes elektronike dhe të proceseve administrative.

Kjo është vizita e parë në vazhdën e vizitave studimore të cilat pritet të bëhen nga grupet e studentëve të Cacttus Education.

 

Storje e Suksesit në WOW 3- Besiana Shehu

Projekti WOW (Women in Online Work) që implementohet nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe i financuar përmes Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID po vazhdon me implementimin e suksesshëm. I implementuar nga Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova, programi dita ditës po rrit numrin e të punësuarave përmes platformave online.

Ndër vajzat pjesëmarrëse në trajnimin WOW, që tashmë kanë gjetur punë, është edhe Besina Shehu. Kjo është storja e saj:

Jam Besiana Shehu, jetoj në Gjilan. Më pëlqen Yoga, dhe fushat e artit në përgjithësi, prandaj edhe mundohem t’i ndjek aktivitet kulturore që ndodhin në Kosovë. Më pelqejnë edhe aplikacionet që kanë të bëjnë me ‘enterior design’. Kam studiuar Shkenca Kompjuterike,në Universitetin për Biznes dhe Teknologji. Gjatë tri viteve të studimit kam qenë pjesëmarrëse në Shkollat Verore të organizuara nga UBT ku kemi prezantuar disa nga projektet të cilat janë zgjedhur ndër punimet më të mira të studentëve.

Për Upwork si platormë e punësimit online kisha dëgjuar edhe para se të filloja trajnimin në WOW, mirëpo gjatë trajnimit çdo javë e më shumë po i marr informatat e hollësishme, prandaj edhe jam familjarizuar goxha me Upwork. Personalisht, mund të them se kam patur fat pasi që për një kohë shumë të shkurtër e kam lidhur kontratën e parë për punë, ku me kanë dërguar ftesën për intervistë. U gëzova shumë kur e pashë që ishte një punë që kishte të bëjë direkt me fushën time të studimeve, përkatësisht me zhvillimin e një ‘website’, për një aplikacion i cili aktualisht është i zhvilluar për sistemin operativ iOS. Aplikacioni thirret Glint. Është një aplikacion ku përmes lojërave mund të njoftoheni me njerëz të rinjë. Klienti është nga Amerika.

Ishte interesante për mua mënyra e intervistimit (përmes mesazheve tekstuale në Upwork) si dhe mënyra e kontraktimit. Nuk më ka rastisë më herët të shoh kësi lloj kontraktimi për një punë, ishte menyrë shumë avangarde për një të ri Kosovar, pasi që jemi mësuar kryesisht me metodat klasike të komunikimit me punëdhënësin. Jam shumë e motivuar që do ta zhvilloj një ‘website’ që aktualisht ka vetëm përdoruesit e shumtë përmes aplikacionit mobil.

Jam e kënaqur që jam pjesë e programit WOW 3. Ka qenë shumë spontane mënyra se si kam aplikuar, mirëpo pastaj kur jam interesuar më shumë kam parë që WOW 1 dhe WOW 2 kanë pasur shumë sukses, me shumë dëshirë e prisja që të më kontaktonin. Kur mora lajmin se isha përzgjedhur të jem pjesë e WOW 3 u gëzova shumë. E dija që do jem pjesë e diçkaje të madhe, me vlerë dhe shumë progresive për mua në aspeketin profesional. Edhe më doli ashtu siç e paramendoja. Trajnerët me profesionalizmin e tyre po na motivojnë çdo javë që të jemi sa më të suksesshme e të pavaruara, në një vend ku punësimi i të rinjëve është një ndër problemet kryesore, e sidomos për femrat të cilat janë ende të margjinalizuara.

Përfaqësues nga Ministria për Zhvillim Ekonomik vizitojnë vajzat e WOW 3

Vajzat pjesëmarrëse në projektin WOW 3 për komunën e Prishtinës u vizituan sot nga përfaqësues të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, kryesuar nga Besa Zogaj Gashi. Gjatë vizitës, ata u njohën përsëafërmi me sukseset e vajzave pjesëmarrëse në trajnim.

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca.

Përpos vajzave pjesëmarrëse në WOW, Zëvendës Ministrja për Zhvillim Ekonomik vizitoi edhe objektet e Cacttus Sha dhe Cacttus Education, që janë duke implementuar sukseshëm fazën e tretë të projektit WOW, në bashkëpunim me OJQ Ks-Kosova. Projekti WOW financohet nga Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID.