fbpx

Forumi për Shkollim Profesional

U mbajt Forumi “Specializimi Profesional – Domosdoshmëri për Zhvillim Ekonomik” ku mori pjesë edhe Cacttus Education.

Në këtë forum nga Cacttus Education ishte panelist Kryetari i Bordit z. Driton Hapçiu në temën “Ngritja e kapaciteteve profesionale në funksion të zhvillimit ekonomik”, si dhe zyrtarë të shkollës në sesionin 11, me temën “Përfitimi i shkathtësive nga arsimi profesional në fushën e TIK-ut dhe qasja më e lehtë në tregun vendor dhe ndërkombëtar”

Panairi i Edukimit

Cacttus Education po merr pjesë ne Panairin e Edukimit ku po i shpalosë planprogramet e saj, të cilat do të fillojnë në Tetorë.

Ejani të informoheni se si mund të përfitoni nga programet tona, mundësitë për të studiuar, mundësitë për bursa, punë praktike, mundësitë e punësimit gjatë dhe pas studimeve, etj.

Për më shumë informata mund të na vizitoni edhe në zyrat tona!

Gratë në Biznes

Në kuadër të programit “Gratë në Biznes”, të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Elona Dika, nga Cacttus sh.a., ka marrë pjesë si folëse për të informuar audiencen mbi shkollimin, dhe idenë e saj të Aplikacionit për qytetarë të moshuar, partneritetin e krijuar dhe pervojën për fitimin e çmimit të parë në garën OECD (The Organisation for Economic Co-operation and Development).