fbpx

Vizitoni Cacttus Education gjatë Panairit të Edukimit 2018

Pjesë e edicionit të 12 të Panairit të Edukimit do të jetë edhe Cacttus Education. Gjatë kohëzgjatjes së panairit, me 19-20 Prill, ju do të mund të na vizitoni dhe të mësoni më shumë rreth programeve për studim profesional, bursave për studim, trajnimet profesionale, si dhe programin e kodimit për fëmijë CacttuKids.

Përpos që do të keni mundësinë për të mësuar më shumë rreth programeve të studimit “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve” dhe “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile”, ju poashtu mund të mësoni edhe për bursat e studimit, si dhe për procesin e aplikimit për bursat e ofruara në kuadër të Partneritetit për impakt në TIK, nga Cacttus Education në bashkëpunim me USAID.

Gjatë panairit mund të njoftoheni edhe për trajnime profesionale të tjera që Cacttus Education i ofron. Këto trajnime i përkasin fushës së IT-së, ku mund të certifikoheni në Microsoft, Cisco, Oracle, Symantec, CompTIA, Linux, Adobe, IBM etj. Testimet në Cacttus mbahen nga qendra e testimit Pearson VUE dhe qendra e testimit Prometric.

Përpos programeve të studimit dhe trajnimeve, mund të mësoni edhe rreth programit CacttuKids. Ky program është i dedikuar enkas për të rinjtë e moshave 8-14 vjeç dhe synon që përmes kodimit dhe krijimit të lojërave tërheqëse t’i mësojë fëmijët se si të mendojnë dhe shohin në mënyrë logjike, ta zhvillojnë mendimin kritik dhe të praktikojnë në zgjidhjen kreative të vështirësive të përditshme dhe të arsyetimit kritik.

Bëhuni pjesë e aktiviteteve gjatë panairit të edukimit, dhe informohuni më shumë për programet e studimit dhe trajnimet që ju përgatisin për tregun e punës, jo vetëm atë vendor por edhe atë ndërkombëtar, duke ju përgatitur për standardet më të larta të punës.

 

Comments are closed.