fbpx

Kur është koha e duhur që fëmija juaj të fillojë të përdorë pajisje elektronike

Prej kohës kur fëmijët mund ta kapin një objekt me duar të tyre, fëmijët zgjaten të kapin cilëndo pajisje elektronike që ju del përpara, veçanërisht telefonat mobil dhe kompjuterët. Kur të filloni të vëreni se tableti juaj është përplot gjurmë të gishtërinjve të fëmijës, atëherë është koha që ta konsideroni lejimin e përdorimit të pajisjes teknologjike nga fëmija juaj. Në vijim po ju shpalosim disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë se si t’i prezantoni fëmijët tuaj me pajisjet teknologjike.

Prisni deri sa të jenë të gatshëm për institucionin parashkollor:
Vetëm pse të vegjëlve tuaj ju pëlqen të shtypin butona e të shikojnë video, kjo nuk do të thotë që ata janë të gatshëm për ta përdorur kompjuterin. Por në një mjedis të kontrolluar, fëmijët e vegjël që nga 4 ose 5 vjeç janë në gjendje të përfshihen në aktivitete dhe të mësojnë duke përdorur tabletët dhe telefonat e mençur.

Caktoni nivelin e qasjes së fëmijëve në programe përmes “Parental Guidance”:
Ekspertët rekomandojnë që prindërit të përfshihen në përvojën e fëmijëve të tyre me pajisje teknologjike. Qëllimi është që prindërit të jenë në gjendje të monitorojnë përdorimin e mediave dhe programeve nga fëmijët e tyre, dhe ta kontrollojnë qasjen e tyre në lojëra e programe të caktuara.

Limitoni kohën e ekspozimit në ekran:
Si fillim lejohuni fëmijëve një qasje prej gjysmë ore në ditë. Me rritjen e fëmijës suaj, ju mund t’i jepni më shumë liri në përdorimin e pajisjeve elektronike. Por mos harroni se nëse i lejoni fëmijës suaj të kalojë një kohë shumë të gjatë para ekranit, kjo gjë mund të shkaktojë problem me shikim.

Përmbajtja ka rëndësi:
Pa marrë parasysh se a përdorë fëmija juaj telefon të mençur, tablet apo kompjuter, ajo se për çfarë e përdorë atë ka shumë rëndësi. Është e rëndësishme që programet, lojërat, videot e materialet e tjera, të kenë përmbajtje të përshtatshme për moshën e fëmijës suaj. Sigurohuni që programet dhe lojërat që fëmija juaj përdorë, të jenë me përmbajtje që zhvillojnë shkathtësitë kreative të fëmijës suaj.

Qasje në një dimension tjetër të të mësuarit:
Për fëmijët që vijojnë shkollën, një telefon i mençur ose një tablet, mund t’i ofrojë qasje në një dimension të ri të të mësuarit që ofron më shumë sesa të mësuarit tradicional që bëhet në klasë. Prandaj këto pajisje elektronike i japin fëmijës suaj mundësi të gjejnë më shumë përmbajtje lidhur me një lëndë të caktuar.

Pra teknologjia ofron shumë mundësi për zhvillimin e fëmijës suaj. Por mos harroni, gjithmonë të caktoni rregulla në përdorimin e pajisjeve teknologjike, për shkak se fëmijët tek e fundit janë fëmijë dhe kanë nevojë të angazhohen edhe në aktivitete të tjera që sigurojnë mirëqenien e tyre.

Informata lidhur me bursat e studimit për maturantët e Gjilanit

Cacttus Education ofron bursa studimi për maturantët e Gjilanit që do të regjistrohen në vitin akademik 2017/18. Për të marrur pjesë në Testin Pranues për bursë duhet t’i plotësoni këto kushte:

• Të jeni maturant
• Të jeni të komunës së Gjilanit
• Të jeni të interesuar për të vazhduar studimet e larta në fushën e teknologjisë

Ndër bursat që do të ofrohen do të ketë bursa të plota dhe të pjesshme. Provimi Pranues do të përfshijë njohuri të përgjithshme nga Gjuha Angleze dhe Matematika. Pyetjet nga Matematika, do të jenë kryesisht pyetje logjike.

Për të qenë pjesë e procesit të testimit nuk nevoitet ndonjë regjistrim paraprak, mjafton të jeni prezentë në kohën dhe vendin e shpallur për mbajtje të testit. Testi mbahet me datën 16 Maj 2017, në ora 13:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit “Arbëria”, në lagjen Arbëria,Gjilan.

Për të mësuar më shumë për programet tona të studimit na vizitoni në webfaqen tonë: https://cacttus.education

Pse ju duhet të studioni në Cacttus Education?

Cacttus Education është shkollë e lartë profesionale e cila është lansuar vitin e kaluar, andaj edhe ka gjasë të mos keni dëgjuar për të nëse ende nuk keni vendosur se çfarë dëshironi të studioni. Por ju sigurisht që keni dëgjuar për Cacttus, kompaninë lidere në fushën e informacionit dhe teknologjisë. Cacttus, duke e parë të nevojshme avancimin e kësaj fushe si dhe mungesën e kuadrove profesionale në IT, të cilët janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat e tregut, ka themeluar Cacttus Education, shkollë e lartë profesionale për informacion dhe teknologji.

Aktualisht, Cacttus Education ofron dy programe studimi:
– Zhvillues i ueb-it dhe aplikacioneve mobile
– Administrues i rrjeteve dhe sistemeve kompjuterike

Janë shumë arsye pse ju duhet të studioni në Cacttus Education, por po i cekim ndër më të rëndësishmet të cilat ju duhet t’i keni parasysh:

– Cacttus Education është shkolla e vetme profesionale për IT e cila ofron programe për studim sipas kërkesave të tregut.

– Nga dita e parë, edukimi juaj do të jetë i kombinuar me punë praktike në Cacttus, ICK (Innovation Centre Kosovo), si dhe në korporata dhe ndërmarrje vendore dhe ndërkombëtare.

– Cacctus Education do të sigurojë që studentët të përfitojnë bursa studimi nga ndërmarrjet dhe kompanitë që do t’i angazhojnë këta studentë në punë praktike.

– Stafi profesional dhe i ngritur akademikisht në institucionet e njohura në vend dhe jashtë.

– Ambientet për mësim janë të pajisura me trendet e fundit të teknologjisë informative.

– Certifikime industriale në programe që njihen nderkombëtarisht, duke ua ofruar kualitetin e njëjtë me 1/10 e çmimit në raport me vendet.

– ECVET kredi që njihen dhe mund të barten në të gjitha institucionet e tjera arsimore vendore dhe ndërkombëtare.

Cacttus Education ka filluar me regjistrimin e hershëm të studentëve për vitin akademik 2017/20018. Të regjistruarit deri më datë 30 qershor mes tjerash do të përfitojnë edhe zbritje për vit akademik. Informohuni më shumë për ofertën KËTU.