fbpx

Çfarë është Kodu Game Lab nga Microsoft?

Nëse fëmija juaj ka prirje për teknologji dhe ka dëshirë të luajë video lojëra, atëherë lojërat e Microsoft’s Kodu janë fillimi më i mirë për mësim të programimit.

Nganjëherë programimi mund të jetë i vështirë për fëmijët. Por nëse kjo shkathtësi mësohet përmes krijimit të lojërave, jo vetëm që bëhet më e lehtë por është edhe më argëtuese.

Fëmijët dhe programimi i lojërave janë një kombinim shumë i mirë sepse në këtë mënyrë fëmija rritet duke luajtur dhe ka në dispozicion mjete që i ndihmon të krijojë lojërat e veta. Këto mjete po bëhen gjithmonë e më të lehta, shembull për këtë janë mjediset e programimit të bazuara në softuere si Logo ose Lego Mindstorms që përdorin blloqe të programimit për ta thjeshtësuar logjikën komplekse pas kodimit. Mikrosofti këtë thjeshtësim të programimit e ka shtyrë edhe një hap më tutje përmes Kodu Game Lab.

Kodu në thelb është një lojë që përdoret për të dizajnuar lojëra. Duke përdorur një tastierë ose një XBox controller në një kompjuter, ti mund të zhvillosh mjedise, të vendosësh objekte, t’u caktosh rregulla dhe qëllime atyre objekteve dhe pastaj të ndër veprosh me ato objekte kur ta lansoni programin. Mund të krijosh gjuajtës, të simulosh mjedise paqësore, apo ta mbushësh ambientin me re, lisa madje edhe peshq të cilët reagojnë ndaj një veprimi të caktuar.

Fëmijët sot mund të fillojnë të përgatiten dhe të inspirohen për karriera në dizajnim të lojërave dhe programim. Së shpejti, mund të jetë fëmija juaj ai që krijon disa nga lojërat më inventivë që zhvillohen sot për Xbox Live dhe iOS.

Storje e Suksesit në WOW 3- Valentina Halimi

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca. Ky projekt është duke u implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe financohet përmes  Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID.

Përpos në komunën e Prishtinës, Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova është duke bërë implementimin e projektit WOW edhe për vajzat e komunës së Gjilanit, të cilat poashtu janë duke treguar rezultate të mira. Njëra ndër ato vajza është edhe Valentina Halimi, që ka qenë ndër vajzat e para që ka gjetur punë përmes Upwork.

Ky është tregimi i saj:

Jam Valentina Halimi nga Gjilani. Jam në përfundim të studimeve bachelor në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë.Gjatë shkollimit, përpos provimeve, jam munduar gjithmonë të gjej punë dhe të jem e pavarur. Kam punuar në punë të ndryshme, për shkak se më pëlqejnë sfidat dhe adaptohem shumë shpejt me ambiente të reja pune. Madje kam hapur një biznes personal për një vit, mirëpo për shkak të kushteve financiare është dashur ta mbyll. Deri tani kam qenë pa punë, duke aplikuar vazhdimisht në konkurse të ndryshme. Por kjo ndryshoi kur fillova ta ndjeki trajnimin në WOW.

Gjithmonë e kam dashur punën online dhe kam berë kërkime të shumta për njohjen e punës online.

WOW3 ma mundësoi që të jem pjesë e ketij projekti shumë të qëlluar që ka për qëllim inkurajimin e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë. Kam arritur të mesoj shumë gjatë këtij trajnimi.

Kam aplikuar ne disa vende pune në Upwork dhe puna e parë që kam fituar ka qenë nga ‘United Kingdom’, ku kam pasur ta bëj dizajnimin e një posteri. Ka qenë një ndjenjë shumë e veçantë kur e kam fituar punën e parë. Kam pranuar 3 ftesa për intervistë për fillimin e disa punëve për dizajn grafik, por ende nuk kemi caktuar një kontratë. Do ta shfrytëzoj sa më mirë këtë mundësi.

Fillojnë regjistrimet për kursin veror në CacttuKids

CacttuKids ka hapur dyert për regjistrim për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët që dëshirojnë të bëhen pjesë e kursit tonë veror. Ky kurs është intenziv dhe fëmijët kanë mundësi të mësojnë për një muaj se si të kodojnë lojën e tyre të preferuar. Programi është i dedikuar për fëmijët e moshave 8 deri në moshën 15 vjeç dhe ka për qëllim zhvillimin e imagjinatës tek fëmijët dhe përvetësimin e aftësive teknologjike. Gjatë katër javëve, fëmijët dhe adoleshentët do të kenë mundësi edhe të argëtohen përmes aktiviteteve, siç janë vizitat në kompani të ndryshme, lojëra në ambiente të hapura dhe të mësojnë përmes praktikës.

Planprogrami është i krijuar nga Microsoft Imagine Academy dhe ka për qëllim që t’i mësoj fëmijët se si të programojnë paralel me fëmijët e tjerë të botës. Një ndër modulet që fëmijët e CacttuKids do ta ndjekin, është “Creative Coding Through Games and Apps”, i cili u dedikohet një vargu të shumëllojshëm të fëmijëve, duke filluar nga ata që nuk kanë asnjë njohuri për kodim, deri tek ata fëmijë që kanë pasur mundësi të marrin mësime paraprake në këtë fushë. Përmes këtij kursi, fëmijët mësojnë si të kodojnë duke mësuar në një softuer real për të dizajnuar, programuar dhe për të publikuar aplikacione e lojëra për telefon. Me krijimin e produkte reale, fëmijët zbulojnë si të ndërtojnë gjëra mahnitëse dhe zhvillojnë intelegjencën e tyre.

Ju mund të filloni kursin intenziv në këto kohë të javës:
E hënë / 17:00 – 19:00
E martë / 17:00 – 19:00
E enjte / 17:00 – 19:00
E shtunë / 10:00 – 13:00

Instruktorët profesional të CacttuKids, ju presin që të filloni bashkë eksperiencën më të mirë verore. Fillo kursin me 3 korrik dhe bëhu e ardhmja!

APLIKO TANI