fbpx

Pse kemi nevojë për shkolla profesionale?

Përgjatë pjesës më të madhe të historisë së Sh.B.A-ve, nxënësit e shkollave të mesme, paralel me shkrimin, leximin e matematikën, janë trajnuar edhe për ta ushtruar një profesion të caktuar. Kjo mund të ju tingëllojë e njohur gjithashtu edhe personave më në moshë në vendin tonë, koha kur ata kanë mësuar me shumë përkushtim si të ushtrojnë profesione si metalpunues, zdrukthëtar, apo profesion tjetër përmes të cilit janë krijuar projekte të ndryshme, gjatë orës së punëtorisë.

Por, në vitet e 50-ta, një filozofi e re filloi të shfaqet: sipas kësaj teorie të re studentët duhej të ndiqnin rrugë të ndara të shkollimit, varësisht prej aftësisë së tyre. Sipas kësaj ideje, studentët e kolegjeve do të ndiqnin lëndë akademike tradicionale (gjuhë latine, shkrim kreativ, shkencë, matematikë), por nuk do të ndiqnin trajnime profesionale. Kurse ata studentë që nuk planifikonin të shkonin në kolegj për të studiuar, do të ndiqnin lëndë elementare akademike, së bashku me trajnime profesionale, ose “punëtori”.

Ky lloj i ndarjes së studentëve në bazë të aftësive të tyre nuk zuri vend mirë mes edukatorëve dhe prindërve, që besonin se studentët ndaheshin në bazë të statusit socio-ekonomik dhe racës së tyre. Si rezultat, deri në fund të viteve 50, shkollimi profesional, që dikur shihej si formë e edukimit që ishte mjaft në modë, filloi të shihej si një metodë për reformim që kufizonte minoritet dhe studentët e klasës punëtore.

Kundërshtimi ndaj këtij kategorizimi të studentëve, megjithatë, nuk e solli dot edukimin profesional në rrethin e edukimit akademik. Në vend të kësaj, filloi të përgatisë të gjithë studentët për kolegj, dhe parapërgatitja për kolegj është qendra e kurrikulumit në shkollat e mesme në Sh.B.A.

Por çfarë dëmi mund të sjellë kjo përgatitje për kolegj? Ku qëndron e keqja e kësaj? A nuk përfitojnë të gjithë studentët nga një program akademik 4 vjeçar dhe nga një diplomë? Siç duket, jo në të vërtetë. Së pari, njerëzit kanë një llojllojshmëri të gjerë të shkathtësive dhe mënyrave të të nxënurit. Jo të gjithë mahniten pas mitologjisë greke, janë të dashuruar pas letërsisë viktoriane, ose të pasionuar pas muzikës klasike. Disa studentë janë mekanikë, disa të tjerë janë artistikë. Disa fokusohen më mirë në amfiteatre ku mbahen ligjëratat, të tjerët në klasa të vogla; e prapë ka të tjerë që mësojnë më së miri duke krijuar e praktikuar gjëra të ndryshme dhe do të lulëzonin në një studio, punëtori apo lulishte.

Instruktori ndihmon një student gjatë programit për trajnim në zdrukthëtari, në Chicago, Illinois, Fotografi: Tim Boyle/Bloomberg Charlie Negron

Për më tepër, jo të gjithë regjistrohen në kolegje. Sipas shifrave të fundit nga Byroja e SH.B.A.-ve për Statistika të Punësimit (BLS), 68% e studentëve të shkollës së mesme regjistrohen në kolegj. Pra mbi 30% e të diplomuarve nga shkolla e mesme diplomojnë pa shkathtësi akademike e as shkathtësi për punë.

Por, edhe prej 68% të atyre që regjistrohen nuk ia dalin mbanë aq mirë. Gati 40% prej studentëve që fillojnë programet 4 vjeçare të kolegjeve, nuk i përfundojnë studimet. Ata njëkohësisht humbin kohë të çmuar, humbin para dhe përfundojnë të ngarkuar me borxhe të studimit prej huave bankare. Prej atyre që i përfundojnë studimet në kolegj, 1/3 përfundojnë duke punuar punë që do të mund t’i punoni edhe pa një diplomë 4 vjeçare. Sipas statistikave të BLS-së, 37% e studentëve të punësuar janë duke punuar në punë për të cilat mjafton diploma e shkollës së mesme.

Është e vërtetë se ata që ndjekin studime në kolegj, e nuk pajisen vetëm më një diplomë të shkollës së mesme fitojnë më shumë para përgjatë jetës së tyre, sesa ata që kanë vetëm një diplomë të shkollës së mesme. Megjithatë, studimet kanë disa dobësi. Për shembull, mbi 53% e të sapodiplomuarve nga kolegjet janë të papunë, apo të ndërpunësuar (të punësuar në punë për të cilat ata janë të mbikualifikuar). Të hyrat e të diplomuarve të kolegjeve dallojnë shumë varësisht prej drejtimit të studimeve. Studentët e filozofisë nuk fitojnë gati as sa gjysma e të diplomuarve në drejtimin e biznesit. Së fundmi, hulumtimet kanë krahasuar të hyrat e të diplomuarve nga kolegjet me të hyrat e atyre që posedojnë vetëm diplomën e shkollës së mesme. Por, për një grup të madh të të diplomuarve nga shkollat e mesme profesionale- që pastaj shkojnë të punojnë në profesione që paguhen mirë- gjërat duken shumë mire.

Megjithatë, përkundër provave që po shtohen dita ditës që dëshmojnë se programet 4 vjeçare të studimit po u hyjnë në punë çdo ditë më pak studentëve, shtete të ndryshme vazhdojnë të shkurtojnë programet profesionale. Për shembull, në vitin 2013, Distrikti i Unifikuar i Shkollave të Los Angeles, kishte planifikuar që t’i shkurtonte gati të gjitha programet e shkollimit profesional CTE, deri në përfundim të vitit akademik. Arsyetimi, natyrisht ka qenë shkurtimi i buxhetit; këto programe (që përfshinin teknologjinë për riparim të automjeteve, mirëmbajtje të aviacionit, prodhim të audios/zërim, patundshmëri dhe fotografi) janë të shtrenjta për t’u mbajtur hapur. Por në një situatë ku 70% e studentëve të shkollës së mesme nuk vazhdojnë studimet në kolegj, ku gjysma e atyre që shkojnë të studiojnë nuk arrijnë të diplomojnë, a mund t’ia lejojmë sistemit të edukimit që të hjekë dorë nga edukimi profesional? Apo mos është në fakt shkollimi profesional njëri ndër investimet më të menqura që mund t’i bëjmë tek fëmijët tanë, bizneset tona dhe tek e ardhmja e ekonomisë së vendit tonë?

Ekonomia e SH.B.A.-ve ka ndryshuar. Sektori i prodhimit është duke u rritur dhe modernizuar, duke krijuar një pasuri të punëve që paguhen mirë, që janë sfiduese dhe kërkojnë shkathtësi për t’u kryer. Tatëpjeta e shkollimit profesional nëpër shkolla të mesme ka krijuar një mungesë të shkathtësive në sektorin e prodhimit, dhe me të ka krijuar mundësi punësimi për studentë të shkollës së mesme. Mundësi të reja janë hapur edhe për të sapodiplomuarit, që punojnë në punë për të cilat janë të mbikualifikuar, drejtpërsëdrejti në profesione e karriera interesante dhe tërheqëse. Shumica e punëve në prodhim janë të arritshme përmes praktikave, trajnimit në punë, dhe programe profesionale që ofrohen në kolegje të komunitetit apo shkolla të larta profesionale. Këto profesione nuk kërkojnë shumë shpenzime apo diploma 4 vjeçare që edhe ashtu janë të papërshtatshme për shumicën e studentëve.

Përkundër asaj që shumë prindër e besojnë, studentët që fitojnë njohuri specifike për një punë të caktuar, shpesh e vazhdojnë shkollimin e mëtutjeshëm. Vendi modern i punës i favorizon personat me shkathtësi të transmetueshme që janë të hapur ndaj fitimit të njohurive të reja. Shumica e të rinjve sot do të punojnë në punë të ndryshme përgjatë jetës së tyre, dhe një numër mjaft i madh i tyre do të kenë karriera që kërkojnë shkathtësi të reja dhe më të sofistikuara.

Vetëm para disa dekadash, sistemi ynë publik i edukimit siguronte mjaft mundësi për të rinjtë që të mësonin për karriera në prodhim dhe profesione të tjera. Megjithatë, sot, nxënësit e shkollës së mesme dëgjojnë shumë pak për edukimin profesional dhe karrierat që një shkollim i tillë mund t’i mundësojë. Mentaliteti i atillë, që thotë “kolegj për të gjithë” ka zbehur vetëdijesimin rreth mundësive të tjera të karrierave, përpos atyre që ofrohen nga shkollimi në kolegje. Kolegjet kushtojnë shumë si për individë ashtu edhe për ekonominë në tërësi. Nëse dëshirojmë që secili fëmijë të ketë sukses, duhet që t’a sjellim prapë shkollimin profesional në qendër të mësimit në shkolla të mesme.

Marrë nga Forbes: Why We Desperately Need To Bring Back Vocational Training In Schools

Ka filluar niveli i parë për kursin veror në CacttuKids

CacttuKids ka filluar kursin veror për nivelin e parë. Gjatë këtij trajnimi një-mujor, fëmijët do të mësojnë të programojnë e krijojnë lojëra, por mbi të gjitha do ta ushtrojnë mendimin kritik, shkathtësitë logjike dhe do ta vënë në funksion kreativitetin e tyre përmes krijimit të projekteve dhe lojërave të ndryshme. Me asistimin e intruktorëve profesionalë të CacttuKids fëmijët do të kenë mundësinë që vazhdimisht të mësojnë gjëra të reja dhe t’i zbatojnë njohuritë e fituara në projekte reale.

Gjatë orës së parë mësimore, fëmijët patën rastin të shoqërohen me shokët e rinj dhe të luajnë lojëra kreative që nxisin mendimin kritik. Përmes enigmave të ndryshme ata u argëtuan dhe zhvilluan mësimin në një ambient të ngrohtë, që nxitë kreativitetin e tyre. Përmes energjisë pozitive dhe vullnetit që këta fëmijë kanë transmetuar gjatë orës së parë, ne po presim me padurim që ata të fillojnë të punojnë në projektet e tyre. Bazuar në përshtypjet e orës së parë, jemi të sigurtë se lojërat dhe projektet e krijuara nga këta fëmijë do të jenë shumë kreative dhe inovative.

Mësimi për këtë nivel bazohet në planprogramin e krijuar nga Microsoft Imagine Academy, që përmes kurrikulave synon që t’i mësojë fëmijët si të programojnë paralel me fëmijët e tjerë të botës. Konkretisht, në kursin intenziv fëmijët do të mësojnë nga planprogrami Creative Coding Through Games and Apps, që është pjesë e planprogrameve të Microsoft Imagine.

Arsyet kryesore pse duhet të studioni në fushën e Teknologjisë Informative

Nëse keni dëshirë të qëndroni në rrjedha dhe të mësoni gjithmonë gjëra të reja në fushën e gjerë të Teknologjisë Informative, atëherë është e mundur që pasionin tuaj ta ktheni në një karrierë fitimprurëse që ju përmbushë. Mësoni disa nga arsyet kryesore se përse duhet t’i përmirësoni shkathësitë tuaja teknologjike dhe si do t’u hyjnë ato në punë.

KENI MUNDËSI TË ZGJEDHNI DREJTIME TË NDRYSHME NË KARRIERË

Teknologjia Informative (IT) ju mundëson të përcaktoheni në një numër karrierash. Mund të bëheni Arkitekt i Rrejteve, Programmer, Analist i Sistemeve Kompjuterike, Administrues i Databazave, Zhvillues i Aplikacioneve Mobile, Analist i Sigurisë së Informacioneve, Arkitekt i Informacioneve, Zhvillues i Ueb-it, e shumë e shumë profesione të tjera. Cacttus Education madje ofron studime në Administrim të Rrjeteve dhe Sistemeve dhe Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile.

MUND TË GJESHË PUNË GATI ÇDOKUND

Gati çdo kompani ka nevojë për një ekipë të shkathët ekspertësh të kompjuterëve për krijimin dhe mirëmbajtjes e sistemeve të tyre. Si rrejdhojë mund të gjeshë punë gati në secilën industri që kë dëshirë, si për shembull shërbime financiare, qeveri, shëndetësi, ndërtimtari, shitje, hotelieri etj.

MUND TË PUNOSH NË EKIP OSE SI KONTRIBUES INDIVIDUAL

Nëse mendoni se punët në sektorin e IT-së janë punë që kryhen vetëm nga një person, mund të habiteni kur të kuptoni se në fakt puna në sektorin e IT-së është kryesisht një përpjekje ekipore. Ka gjasë që të punoni së bashku me kolegë në një numër të projekteve ekipore, që ju mundësojnë të merrni iniciativa më të mëdha. Mos u brengosni nëse keni poashtu dëshirë të punoni të vetëm nganjëherë, pasi që do të keni shumë mundësi të kryeni detyra e projekte individuale.

E KENI MUNDËSINË TË MËSONI VAZHDIMISHT

Kompanitë janë të vetëdijshme se teknologjia po ndryshon shumë shpejt, prandaj shumë kompani investojnë para në edukimin e vazhdueshëm të punëtorëve të sektorit të teknologjisë informative. Si rrjedhojë kënaquni duke punuar në një fushë ku ju inkurajojnë të mësoni gjëra të reja vazhdimisht.

JU OFRON NJË KARRIERË ME POTENCIAL TË VAZHDUESHËM NË NGRITJE PROFESIONALE

Sipas statistikave të Zyrës së Punësimit në SHBA, parashihet që shumë punë në sektorin e IT-së të pësojnë një rritje të madhe gjatë viteve 2012-2022. Sipas statistikave, kërkesa për Analistë të Sistemeve Kompjuterike do të rritet për 25%, kërkesa për Analistë të Sigurisë së Informacioneve pritet të rritet për 37%, dhe një rritje prej 22% do të shënohet në kërkesën e tregut për Zhvillies të Softuerit dhe Aplikacioneve Mobile.

EKSPLORONI ANËN TUAJ KREATIVE

Në fakt, një pjesë e madhe e procesit të punës në sektorin e IT-së varet nga kreativiteti dhe zgjidhja e problemeve. Kjo fushë ju pajis juve me mundësinë e veçantë që t’i përdorni shkathësitë tuaja teknologjike për të arritur tek zgjidhjet innovative të problemeve me të cilat ballafaqohen klientët, kompanitë dhe popullësia në tërësi. Ju keni mundësinë që t’i përdorni këto shkathësi për të kontribuar shumë në punë dhe shoqëri.

SHËNDRROJENI TALENTIN TUAJ NË NJË KARRIERË

Si një person me njohuri në fushën e teknologjisë, mesiguri keni shfaqur interesim në kompjuterë qysh në moshë të re. Kurse tash -ju keni mundësinë- që atë që deri tash e keni pasur vetëm hobi, ta ktheni në një karrierë fitimprurëse. Çfarë do të ishe më mirë, sesa ta gjeni një karrierë që me të vërtetë ju pëlqen?

Fatmirësisht, Cacttus Education ofron shkollim profesional 2 vjeçar dhe trajnime për profesionet më të kërkuara  në industrinë e teknologjisë së informacionit. Njohuritë akademike dhe ana praktike e studimeve ju përgatisin për tregun e punës vendor dhe për gjithë botën. Informohuni më hollësisht në lidhje me programet për studim.