fbpx

Si ndikojnë shkollat profesionale në plotësimin e mungesës së kuadrove në tregun e punës?

Sipas analizës së fundit të publikuar nga GAP, shkalla e papunësisë së të rinjve në Kosovë është 52.2%, ndërkaq shkalla e përgjithshme e papunësisë është 28.7%. Ky nivel i lartë i papunësisë, i shoqëruar me mospërputhje të aftësive të fituara nga institucionet arsimore dhe atyre të kërkuara nga sektori privat, çon vendin në një situatë të palakmueshme socio-ekonomike.

Agron Demi, analist i politikave në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP tregon se institucionet arsimore në Kosovë kryesisht po përgatisin studentët për profesione që nuk kërkohen në tregun e punës. Ai ka thënë: “Ne ende vazhdojmë që shumicën e njerëzve t’i përgatisim për zyrë apo për vende të punës në administratë si juristë, ekonomistë, shkenca politike, sociolog, por shumë pak është punuar në drejtimet që kanë të bëjnë me shkathtësi teknike, ku vendet e punës janë aty, si dhe në ato shkathtësi që kërkohen në teknologji informative”.

Një çështje tjetër, që ia vlen të ceket, është edhe mungesa e praktikës profesionale, sidomos gjatë studimeve universitare, që krijon kuadro që nuk janë të gatshme të inkuadrohen menjëherë në tregun e punës.

Por mangësitë sa i përket shkathtësive specifike, dhe praktikës profesionale gjatë studimit nuk janë mungesa e vetme. Sipas hulumtimit nga GAP, punëdhënësit kanë hasur në vështirësi edhe në gjetjen e personave që posedojnë shkathtësi të buta. Gjatë studimeve, është e rëndësishme që përpos lëndëve mësimore që të përgatisin për ta ushtruar një profesion, të ketë edhe lëndë që të mësojnë shkathtësi të buta, që kërkohen nga punëdhënësit.

Por, si ndërlidhen shkollat e larta profesionale në zgjidhjen e këtij problemi? Duke qenë se shkollat e larta profesionale, pikësynim kryesor kanë përgatitjen e studentëve për ta ushtruar një profesion, atëherë varësisht prej drejtimeve që i ofrojnë, mund të ndikojnë pozitivisht në plotësimin e mungesës në treg dhe në punësimin e të rinjve. Duke iu përshtatur kërkesave të tregut, shkollat profesionale përgatisin studentët të inkuadrohen lehtë në tregun e punës dhe në këtë mënyrë bën plotësimin e kuadrove të reja.

Cacttus Education, si shkollë e lartë profesionale, synon të përgatisë studentët e vet për të ushtruar profesione në fushën e teknologjisë, fushë kjo që vazhdimisht ka rritje të kërkesës për profesionistë. Duke ofruar studime në drejtimet më të kërkuara në fushën e teknologjisë siç janë: “Zhvillim  ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrues i rrjeteve dhe sistemeve”, Cacttus Education synon të përgatisë kuadro për profesionet për të cilat ka kërkesë, por ka edhe mungesë të profesionistëve që punojnë në atë fushë.

Gjatë studimeve, përpos përfshirjes në projekte reale që gjejnë zbatim, studentët po ashtu inkurajohen dhe asistohen gjatë angazhimit në punë praktike, që shpesh rezulton edhe në kontratë pune. Për më tepër, përpos diplomës, studentët e Cacttus Education pajisen edhe me certifikime industriale, që ua mundësojnë që njohuritë e fituara gjatë studimeve të mund t’i aplikojnë edhe në vende ndërkombëtare.

Duke pasur parasysh rëndësinë e shkathtësive të buta, gjatë studimeve po ashtu në planprogram përfshihen lëndë obligative për t’i pajisur studentët me këto shkathtësi.

5 arsyet kryesore pse duhet të regjistroheni në CacttuKids

Kursi për kodim, CacttuKids, ka për qëllim të ofroj një hapësirë ku fëmijët dhe adoleshentët edukohen, argëtohen dhe përfitojnë shkathtësi të shumta. Duke pasur këtë qëllim, përmes programeve të ndryshme, kursi CacttuKids tenton të bëhet vendi ku të rinjt dëshirojnë të jenë, të gjejnë vetën dhe të zbulojnë dëshira të reja. Në vazhdim, ndiqni 5 arsyet kryesore për tu regjistruar në kursin CacttuKids.

1.Duke mësuar kodimin, zhvilloni shumë aftësi të tjera
Në CacttuKids, fëmijët nuk aftësohen vetëm me shkathtësi për programim dhe teknologji por shumë më shumë. Kodimi u ndihmon të rinjve që të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve, zhvillimit të imagjinatës, kreativitetit, pavarësimit dhe bashkëpunimin në punë.

2. Mësoni përmes planprogrameve ndërkombëtare
Fëmijët dhe adoleshtntët në CacttuKids mësojnë nga programe ndërkombtare, të Microsoft Imagine Academy (MIA) dhe MIT Media Lab. Duke mësuar në gjuhë të ndryshme programuese, ata zgjerojnë dijet dhe aftësitë në fushën e programimit. Pas secilit modul të rinjt certifikohen përmes këtyre programeve, me certifikata të MIA dhe MIT.

 

3. Kodoni dhe argëtohuni në një ambient të këndshëm e modern
Ambienti i këndshëm i klasave është i pajisur me pajisje moderne dhe mundëson që të rinjt të punojnë secili në kompjuterin e tij/saj personal dhe t’i vënë të gjitha idetë në praktikë. Trajnerët janë këtu për t’i t’ua lehtësuar rrugëtimin në fushën e teknologjisë, por studentët do të jenë ata që do bëjnë vet punën kryesore.

 

4. Argëtohu duke njohur shoqëri të re
Përveç edukimit si qëllim kryesor i programit, ne tentojmë që fëmijët dhe adoleshentët të mësojnë duke u argëtuar. Argëtimi bën që ata të jenë sa më të lirë dhe më kreativ në realizimin e detyrave. Përveç tjerash, të rinjtë mësojnë rëndësinë e punës ekipore, ku bashkë zhvillojnë aktivitete të ndryshme duke i ndihmuar njëri-tjetrit në zgjidhjen e problemeve dhe realizimin e projekteve.

5. Përjeto një eksperiencë e veçantë – kyçu në teknologji
Në CacttuKids, fëmijët dhe adoleshentët do të familjarizohen në fushën e teknologjisë, duke përjetuar një nga përvojat më të vecanta. Duke qëndruar përball faktit se secila fushë po shkon drejt digjitalizimit, këtu fëmijët mund të marrin shkëndijat e para për të krijuar vizione për të ardhmen në fushën e teknologjisë. Zbuloni ëndërra të reja, filloni me CacttuKids!

 

Kursi për kodim për fëmijë dhe adoleshentë, CacttuKids, ka hapur datat e regjistrimit për grupet e reja të cilat do të fillojnë nga shtatori i këtij viti. Për të gjithë të rinjtë që i përkasin moshave 7 deri në moshën 15 vjeç, CacttuKids ofron programe të reja për të mësuar kodimin. Entuziastët e rinj për teknologji, kanë mundësinë të fillojnë të krijojnë lojërat e aplikacionet e tyre, duke u regjistruar në kursin për kodim CacttuKids.

 

Storje e Suksesit në WOW 3- Amire Islami

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca. Ky projekt është duke u implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe financohet përmes  Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID.

Përpos në komunën e Prishtinës, Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova është duke bërë implementimin e projektit WOW edhe për vajzat e komunës së Gjilanit. Ndër vajzat e suksesshme të komunës së Gjilanit që po tregon rezultate mjaft të mira sa i përket punës online është edhe Amire Islami, e cila ka lidhur 2 kontrata pune deri tani përmes Upwork.

Ky është tregimi i saj:

“Njohja dhe vlerësimi i vetvëtes, përcaktimi i qëllimeve dhe planifikimi i ndihmës krijojnë themele të rëndësishme, por kërkohet veprim për të realizuar ëndrrat tuaja.”

Jam Amire Islami, jetoj në Gjilan. Studioj në Shkencat Kompjuterike, në Universitetin ‘Kadri Zeka’ ne Gjilan. Më pëlqen përdorimi i kompjuterit gjatë kohës sime të lirë e prej së cilës marrë njohuri të mira në shumë fusha. Përdorimi i kompjuterit  luan rol shumë të rëndësishme në jetën tonë. Përfitojmë shumë nëse përdoret në mënyrë të drejtë. Ai na mban në përditësim rreth të gjitha lajmeve dhe ngjarjeve që shkojnë në mbarë botën e duke pasur njohuri për ngjarjet është bërë domosdoshmëri e shoqërisë moderne për shkak të nivelit të lartë të konkurrencës.

Si një përdoruese e rregullt e kompjuterit e kam hasur shumë shpesh Upwork platformën e punësimit online por asnjehere nuk arrija të gjeja një mënyre të mirë dhe të sigurt për tu qasur. Dhe  kjo fatmiresisht nuk zgjati për shumë kohe, jo përderisa pash në nje lajmërim në facebook për trajnimin WOW dhe të mirat përfituese nga ajo. Dëshira e madhe dhe kënaqesia që gjeta teksa lexoja në detaje rreth trajnimi WOW u rritën edhe më shumë kur mora lajmin se isha e përzgjedhur për tu bëre pjesë në një thesar të pashterrshëm interneti.

E vendosur të bëj gjërat në mënyrë të pavarur për veten time, në kushtet e mia dhe në ritmin tim ishin arsyeja kryesore që unë po punoja me tëre përkushtim gjatë ligjeratave të trajnimit WOW, e prej së cilës unë po arrij realizimin e ëndrrave të mia personale. Kontrata për punën time të parë ishte dicka që unë i kisha dhënë shumë rëndësi, fakti që kishte të bënte me fushën time të studimeve e bënte më unike dhe më tërheqëse. Ajo kishte të bënte me dizajnimin e mbishkrimeve në rroba, përkatësisht në bluza, e të cilën e punoja me shumë zell e kënaqesi. Dhe nga rezultati i kësaj pune, klienti në fjalë më ofroi edhe kontratën e dytë.

Deri më tani unë vazhdoj të jem ende e motivuar për punët e mia të ardhshme në Upwork, dhe e nxitur për suksesin e ardhshëm. Por në këtë padyshim që unë do të vlersoja shumë punën e trajnereve të cilët me profesionalizimin e tyre na kanë shtyrë të ecim përpara dhe të jemi të suksesshëm në gjërat të cilat i bëjme vetem në mënyre të pavarur dhe për vetën tonë dhe jo të presim që të tjerët të bëjne gjëra për ne.

Një nga arsyet kryesore që njerëzit nuk i përcaktojnë pritjet e mëdha është frika e dështimit ….

Filloni duke pasur qëllime të arritshme që nuk janë afatgjata. Zhvilloni pikësynime afatëgjata dhe të arritshme që sjellin sukses. Ndërtoni në çdo sukses dhe bëni çdo qëllim pak më të lartë. Mendoni për këtë si një kërcim metaforik të lartë. Ju nuk mund ta vendosni shiritin shumë të lartë në fillim ose thjesht vendosni veten për dështim.