fbpx

Storje e Suksesit në WOW 3- Blertina Maksuti

Projekti WOW (Women in Online Work) është projekt i implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe i financuar përmes Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID. Projekti WOW 3 është implementuar sukseshëm nga Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova. Duke pasur synim lansimin e vajzave dhe grave kosovare në tregun online ndërkombëtar të punës, programi dita ditës po rrit numrin e të punësuarave përmes platformave online.

Projekti WOW 3 po vazhdon me fazën e mentorimit, kurse gjatë kësaj faze vazhdimisht monitorohet progresi i vajzave pjesëmarrëse në WOW. Ndër vajzat që ka arritur të gjejë punën e parë, duke implementuar shkathtësitë e fituara në WOW është edhe Blertina Maksuti. Kjo është storja e saj:

 

Jam Blertina Maksuti 23 vjeçe. Kam përfunduar studimeve bachelor në Universitetin e Prishtinës në Fakuletin e Shkencave Matematiko-Natyrore drejtimi Kimi Inxhierike. Gjatë kohës së studimeve jam munduar që të jem pjesë e aktiviteteve të ndryshme, një nga këto aktivitete është dhe WOW trajnimi i implementuar për zhvillimin e femrës në fushën e teknologjisë.

Para se të filloj trajnimin në WOW isha shumë kurioze për punën online dhe kisha dëshirë që të jem pjesë e ksaj platforme. Zgjodha dizajnin grafik ngase më pëlqente dhe më parë se si idetë visualizoheshin në një formë shumë kreative. WOW ishe një mundësi e mrekullueshme që dhe unë të jem pjesë e punës online si Dizajnere Grafike. Gjatë fazës trajnuese  mentorët na mësuan gjithçka rreth mënyrës së aplikimit në punët të cilat ne u mësuam ti bënim me shumë përkushtim në mënyrën më të mirë.

Pas shumë aplikimeve online për punë si në Upwork dhe në platformat tjera të ngjashme unë fitova punën e parë. Puna e parë ishte si të themi ”qershia mbi tortë” pas gjithë atyre javëve trajnuese për të arritur qëllimin tim. Kisha fat që të punoja për kompaninë irlandeze Shelbourne Communications, meqë ishte dhe një  kompani e re. Kënaqësia më madhe është se kompania identifikohet tani e tutje me logon e bërë nga unë.

Jam në kontakt të vazhdueshëm me shumë klient për pranimin e punëve të radhës dhe për këtë jam shumë falenderuese  që isha pjesë e WOW3, do mundohem që sa më shumë të shfrytëzoj këtë mundësi.

CacttuKids viziton grupin e radhës në kampin e Oxford Studio

Bashkëpunimi në mes të kursit për kodim CacttuKids dhe kursit të gjuhëve Oxford Studio ELT, ka rezultuar edhe me një vizitë të radhës në kampin veror në Gërmi. Stafi i kursit CacttuKids ka vizituar një grup tjetër të studentëve në këtë kamp të organizuar nga Oxfrod Studio, duke u argëtuar, luajtur e biseduar bashkë.

Gjatë bashkëbisedimeve të lezetshme që patëm me këta fëmijë dhe adoleshentë, pamë që njohuritë, ëndërrat, idetë e vizionet e tyre shkojnë përtej imagjinatës së të rriturve! Për ta, është e mjaftueshme ta gjejnë hapësirën e nevojshme dhe të fillojnë menjëherë të krijojnë gjëra të reja. Dhe këtë hapësirë e ofron CacttuKids, me klasat me ngjyra, pajisjet moderne, programe kreative e trajnerë shumë bashkëpunues.

Rreth 40 studentët e këtij kursi, të gjithë ambiciozë duke mësuar gjuhë të huaja, kureshtarë, ëndërrimtarë dhe mjaft entuziastë, ndanë me stafin e CacttuKids, eksperiencat dhe dëshirat e tyre sa i përket lojërave të tyre të preferuara për telefon e kompjuter dhe aftësive që kishin në teknologji. Pa dyshim, teknologjia është diçka që i rrethon më së shumti ata, të rinjtë të cilët janë të informuar, të aftësuar dhe mjaft të interesuar që të kyçen tutje në këtë fushë. Disa prej tyre kishin eksperienca të mëhershme në programin, e të tjerët kishin dëshira për ta prekur programimin e për krijuar vet lojëra dhe aplikacione.

CacttuKids, solli pakëz frymën e teknologjisë edhe në parkun e Gërmisë e për të mos humbur mundësinë për argëtim jashtë në rrezet e diellit, bashkë më fëmijët luajtëm e vallëzuam së bashku. Dielli, muzika, vallëzimi, argëtimi, buzëqeshjet dhe teknologjia u bën bashkë sot, duke na mundësuar që të mësojmë nga njëri-tjetri, të dëgjojmë përvoja të ndryshme, të njihemi e t’i ofrojmë sa më shumë mundësi sidomos të rinjve të cilët kanë pafund energji për inovacione.

Kursi për kodim, CacttuKids, gjatë muajve të verës ka organizuar grupe të kurseve intensive, ndërkaq nga shatori keni mundësi të bëheni pjesë edhe në kurset e rregullta. Regjistrimi i grupeve të reja në CacttuKids, tashmë ka filluar dhe të gjithë fëmijët dhe adoleshentët që i përkasin moshës 7 deri në 15 vjeç, janë të mirëseardhur që në shtator të fillojnë aventurën e re për kodim.

 

Rëndësia e punës praktike gjatë studimeve

Puna praktike i bën studentët më të aftë dhe më konkurrentë në tregun e punës. Përpos njohjes me një fushë dhe fitimit të përvojës në një fushë, puna praktike është mundësi e mirë për ta parë se sa përshtatesh ti me një karrierë.

Duke bërë një punë të mrekullueshme dhe duke bërë më shumë se çka kërkohet prej teje, ti krijon një përshtypje shumë të mirë që do të rezultojë të paktën në një letër të mrekullueshme rekomandimi, apo edhe të rezultojë në një ofertë potenciale për punë.

Për studentët që studiojnë në Cacttus Education, në shumicën e rasteve, puna praktike ka rezultuar në ofertë pune, apo të paktën në përfitim të njohurive të mjaftueshme për ta parë se si funksionon apo si të ushtrohet një profesion. Duke parë rëndësinë e punës praktike dhe nevojën për t’i përgatitur studentët për tregun e punës, Cacttus Education, programet e studimit i fokuson në përfitimin e njohurive praktike, qoftë përmes projekteve reale në klasë, apo përmes angazhimit të studentëve të vet në punë praktike.

Si rrjedhojë 80% e studentëve të Cacttus Education janë tashmë të punësuar, kurse të tjerë janë të angazhuar në punë praktike. Kjo, falë programit të studimit, që përpos përfitimit të njohurive teorike, nxitë studentët të angazhohen edhe në punë praktike. Përmes lëndëve si “Komunikimi në Biznes” studentët zhvillojnë shkathësitë e buta, dhe përgatiten për të aplikuar, dhe për t’i prezantuar shkathësitë e fituara tek punëdhënësit potencialë.  Në këtë mënyrë Cacttus Education ua lehtëson studentëve qasjen në praktikë pune.

Praktika është një mënyrë shumë e mirë për të mësuar se si mund ta ushtrosh një profesion. Pyetjet janë qelësi kryesor për të mësuar gjatë praktikës, kurse të qenurit fleksibil përgjatë praktikës mund të hapë shumë dyer të reja në rrugëtimin tuaj drejt karrierës.