Projekti WOW (Women in Online Work) është projekt i implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe i financuar përmes Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID. Projekti WOW 3 është implementuar sukseshëm nga Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova. Duke pasur synim lansimin e vajzave dhe grave kosovare në tregun online ndërkombëtar të punës, programi dita ditës po rrit numrin e të punësuarave përmes platformave online.
Projekti WOW 3 po vazhdon me fazën e mentorimit, kurse gjatë kësaj faze vazhdimisht monitorohet progresi i vajzave pjesëmarrëse në WOW. Ndër vajzat që ka arritur të gjejë punën e parë, duke implementuar shkathtësitë e fituara në WOW është edhe Blertina Maksuti. Kjo është storja e saj:
Jam Blertina Maksuti 23 vjeçe. Kam përfunduar studimeve bachelor në Universitetin e Prishtinës në Fakuletin e Shkencave Matematiko-Natyrore drejtimi Kimi Inxhierike. Gjatë kohës së studimeve jam munduar që të jem pjesë e aktiviteteve të ndryshme, një nga këto aktivitete është dhe WOW trajnimi i implementuar për zhvillimin e femrës në fushën e teknologjisë.
Para se të filloj trajnimin në WOW isha shumë kurioze për punën online dhe kisha dëshirë që të jem pjesë e ksaj platforme. Zgjodha dizajnin grafik ngase më pëlqente dhe më parë se si idetë visualizoheshin në një formë shumë kreative. WOW ishe një mundësi e mrekullueshme që dhe unë të jem pjesë e punës online si Dizajnere Grafike. Gjatë fazës trajnuese mentorët na mësuan gjithçka rreth mënyrës së aplikimit në punët të cilat ne u mësuam ti bënim me shumë përkushtim në mënyrën më të mirë.
Pas shumë aplikimeve online për punë si në Upwork dhe në platformat tjera të ngjashme unë fitova punën e parë. Puna e parë ishte si të themi ”qershia mbi tortë” pas gjithë atyre javëve trajnuese për të arritur qëllimin tim. Kisha fat që të punoja për kompaninë irlandeze Shelbourne Communications, meqë ishte dhe një kompani e re. Kënaqësia më madhe është se kompania identifikohet tani e tutje me logon e bërë nga unë.
Jam në kontakt të vazhdueshëm me shumë klient për pranimin e punëve të radhës dhe për këtë jam shumë falenderuese që isha pjesë e WOW3, do mundohem që sa më shumë të shfrytëzoj këtë mundësi.