Projekti WOW (Women in Online Work) është implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe është financuar përmes Community Development Fund (CDF) & EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID. Projekti WOW 3 është implementuar sukseshëm nga Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova. Përderisa projekti po i afrohet përfundimit suksesi i vajzave pjesëmarrëse vetëm sa ka filluar.
Ndër vajzat që kanë filluar sukseshëm karrierën si ‘freelancer’ është edhe Syzana. Kjo është storja e saj.
Jam Syzana Alidemi, jetoj në Gjilan. Tani jam në përfundim të studimeve postdiplomike në Fakultetin Ekonomik drejtimi Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës. Krahas shkollimit kam vijuar paralelisht edhe aktivitete të tjera arsimore, si trajnime në planifikimin e karrierës, lidership, biznes, ndërrmarësi për gratë dhe së fundi trajnimin në Graphic Design.
Jam tip hulumtues, dhe vazhdimisht kërkoj mundësi të reja në tregun e punës. Duke u ballafaquar me sfidat e punësimit në vendin tonë nuk prita rastin deri sa të gjeja “punën ideale”. Falë përkushtimit dhe ideve të mia kam themeluar, dhe menaxhoj biznesin tim, atelien “Zana Couture” duke sjelle në treg shërbime të qepjes dhe dizajnimit të fustaneve & veshjeve për femra.
Rreth projektit WOW, isha e informuar edhe më parë nga rrjetet sociale dhe u interesova t’i bashkangjitem, mirëpo në atë kohë projekti ishte impelementuar në qytetet tjera. Fatmirsisht këtë vit WOW3 kishte hapur aplikacionet edhe në qytetin e Gjilanit me programin Front-end development dhe Graphic Design. Aplikova në Graphic Design meqenëse biznesi me te cilin merrem kërkon aftësi kreative në dizajn për promovimin e veshjeve. Ishte momenti më i pershtatshëm të ndjek programin e dizajnit grafik në WOW3. Edhe pse kam mbaruar studimet në ekonomi, pasioni për dizajnin ka qenë pjesë e kreativitetit me anë të së cilës gjithmon kam shpreh talentin tim. Andaj kursi i dizajnit grafik ishte i mirëseardhur për mua .
Gjatë trajnimeve, Donika trajnerja jonë pas hapjes së profileve në upwork, na inkurajonte vazhdimisht të aplikonim në fushat ku ne mund ta gjenim veten. Fillova të hulumtoj punë te ndryshme, mirëpo hezitoja të aplikoja, sepse nuk kisha besim që mund t’ia dal. Pas përfundimit të trajnimit, fillova me aplikimin e njohurive të fituara në dizajn, për promovimin e biznesit tim. E ridizajnova logon e biznesit, i rregulloja fotografitë e fustaneve në mënyrë më profesionale, si dhe punë tjera grafike të cilat dukshëm filluan t’ia rrisin imazhin ateles. Me përvetsimin e programeve në dizajn, aplikoja vazhdimisht punë te ndryshme online. Në fillim u zhgënjeva për faktin që nuk arrija të bëja asnjë kontratë, përkundër numrit të madh të aplikimeve të bëra. Ndonjehere nuk ndjehesha e motivuar të vazhdoja tutje me aplikime. Mirëpo gjatë takimeve dy javore me mentorët tanë, vazhdimisht inkuarajoheshim të mos heqim dorë, të provojme tutje. Ata na inkurajonin me storie suksesi të vajzave të cilat aplikonin vazhdimisht punë të ndryshme dhe fitonin kontrata me sukses, andaj nuk hoqa dorë.
Kisha aplikuar në një pozitë ku kërkoheshin njerëz që jetojnë në Kosovë për një punë të lehtë në industrinë e fustaneve. Të nesërmen në mëngjes, mora mesazhin falenderues për aplikimin në këtë pozite, dhe shpjegimin rreth kohës së përshtatshme për të diskutuar rreth detajeve të punës. Pasi kjo kliente punonte në Hong Kong, diferenca në kohë duhej të kordinohej me orarin e punës në Kinë.
Pas instruksioneve rreth punës, i tregova që isha e gatshme ta bëja dhe më dergoi kontratën. E pranova punën dhe e perfundova me sukses. Klientja u nda e knaqur me punën time duke me vlersuar edhe me feedback pozitiv. Ishte ndjenjë e veçantë kur fitova kontratën e parë, sepse mu rrit vetbesimi se duke provuar mund t’ia dal të marr edhe punë të tjera në upwork. Isha e lumtur, dhe njëkohësisht e motivuar të vazhdoj tutje. Tani kam pranuar edhe disa ftesa për intervistë, dhe jam në negocime për disa kontrata të mundshme për punë. Ndihem e lumtur që pata fatin të jem pjesë e WOW3. Jam falenderuese ndaj trajnerëve, dhe mentorëve tanë, të cilët me profesionalizmin e tyre po na motivojnë vazhdimisht të aplikojmë, të pavarsohemi financiarisht, dhe të arrijme synimet tona drejt suksesit. Por gjithashtu jam falenderuese edhe ndaj familjes sime e cila me ka mbështetur në edukimin e mirëfilltë dhe në arritjet profesionale për të arritur vizionin e dëshiruar.