fbpx

Storje e suksesit në WOW 3- Vesa Broja

Projekti WOW 3 po i afrohet përmbylljes. Në këtë projekt ishin pjesëmarrëse 50 vajza nga komuna e Prishtinës, dhe 80 vajza nga komun e Gjilanit. Pra pritet që tregut të punës online t’i shtohen rreth 130 freelancer-e të reja në fushën e Dizajnit Grafik dhe në Front-End. Edhe gjatë fazave të para të trajnimit, pjesëmarrëset janë treguar shumë të sukseshme duke aplikuar në punë online dhe duke përfituar kontrata ndërkombëtare. Ky trend i suksesit po vazhdon edhe tani gjatë fazës finale të projektit, ku vajzat po vazhdojnë të fitojnë kontrata online. Ndër vajzat që kanë fituar kontratën e parë të punës online dhe që po vazhdon t’i aplikojë njohuritë e fituara gjatë trajnimit edhe përmes punës ofline është edhe Vesa Broja, e cila na tregon më shumë për përvojën e saj.

Unë e kam të përfunduar nivelin bachelor në fakultetin e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, dega telekomunakacion. Momentalisht jam absolvente master në të njejtin drejtim. Merrem me biznes privat që e kemi mjaft të zgjeruar, i cili quhet Broja Market dhe jam menaxhere në firmë. Kjo edhe ka qenë shtyrje për mua që ta marr Front End drejtimin, për të pasë mundesinë të krijojë vet një web faqe për firmën tonë, në të cilën jam duke punuar me djalin e axhës i cili është dizajner.

Ky është rrugëtimi im që tregon se si jam bërë pjesë e WOW. E pashë në facebook se është hapur konkursi për pranim në regjionin e Prishtinës, dhe pa hezituar aplikova unë dhe dy shoqe te miat. Ditën që ishte testi erdha në momentin e fundit pasi që isha në Mitrovicë edhe punët që i pata për ti kryer nuk më premtonin kohë të mjaftueshme për të arritur të testohem, por për fat ja arrita. Në rezultate doli se jam pranuar dhe isha mjaft e lumtur për shkak se numri i aplikantëve ishte mjaft i madh, si dhe mendoj që koha ishte ideale pasi punë me orar të plotë nuk kisha dhe koha ishte ideale për mua për të mësuar diqka të re. Për aq sa munda u perkushtova dhe mendoj se me përkushtim maksimal edhe përfitimi nga projekti mundet me qenë maksimal dhe vajzat mund të fitojnë shumë në dije, në punë etj. Punët që mund të kryhen me mësimet në WOW, punët që i gjejmë munden me qenë parësore (full time), munden edhe dytësore(part time), si shtesë apo edhe kur ne kemi pak kohë, punë ka gjithmonë. Përmes WOW, un kam gjetur një profesion të cilin mund ta ushtroj sipas orarit që më përshatet, dhe për aq sa punoj edhe fitoj të hyra, kshtu që shpresoj që kam me ju kthy punës në Upwork me shumë angazhime edhe me përfitime.

Comments are closed.