fbpx

U mbajt punëtoria dy ditore për shkathtësi të buta

Dinamika e studimeve dhe e punës po kërkon vazhdimisht profile të personave me aftësi jo vetëm profesionale, por edhe aftësi të mira të komunikimit, prezantimit dhe shkathtësi në zgjidhjen e problemeve.

Cacttus Education dhe ekipi fitues i sfidës së dizajnit në KosLift organizuan punëtorinë dy-ditore, për shkathtësi të buta (Soft Skills). Gjatë dy ditëve u punua bashkë me studentë të fushës së teknologjisë për t’ju ndihmuar në përfitimin e këtyre shkathtësive.

I falenderojmë vajzat e ekipit: Arbrie Palushi, Erleta Rrmoku dhe Alma Feka për punën dhe kreativitetin që e ndanë me pjesëmarrësit e punëtorisë.

Si po ndikon Internet of Things (IoT) në jetët tona?

Punuar nga studentja: Esra Fejzullahu

Mentor/e: Prof.Mr.Azra Krasniqi

Internet of things (IoT) është lidhja e pajisjeve fizike, makinave apo pajisjeve shtëpiake me elektronikë, sensorë dhe aksesi në internet që mundëson që këto pajisje të shkëmbejnë informacione (data) mes tyre. IoT mundëson kontrollimin e pajisjeve pa pasur nevojë për kontakt fizik por vetëm me anë të sistemit kompjuterik. Things në IoT përdoret për të gjitha ato pajisje si pajisjet për implant të zemrës, biochipet, kamerat e ndryshme, automobilat me sensorë, shtëpitë e mençura (smart), dhe të gjitha makinat e tjera që punojnë me anë të teknologjisë, të cilat supozohen të bëjnë lehtësime në punën e njeriut dhe janë më ekonomike.                            

Nxënësit e Omicron vizituan Cacttus Education

Gjatë ditës së shtunë pritëm për vizitë nxënësit nga Omicron. Në kuadër të vizitës për ta organizuam edhe sfidën botërore të kodimit “Hour of Code”.

Gjatë sfidës pjesëmarrësit u mentoruan nga studentë të dalluar të Cacttus Education. Pas sfidës pjesëmarrësve ju shpërndamë edhe certifikatat për përfundimin e suksesshëm të “Hour of Code”.