fbpx

Mësimi dhe kurset në Cacttus Education mbahen 100% online

Nga data 12 Mars të gjitha kurset, trajnimet, ligjëratat dhe kontaktet me studentë në Cacttus Education mbahen në tërësi online.

Duke përcjellur situatën që po krijohej për shkak të epidemisë, Cacttus Education ka filluar me kohë përgatitjet dhe testimin e sistemit për ndjekjen e ligjëratave online përmes Microsoft Teams dhe pakos Office 365, licencat për shfrytëzim të të cilave ju ofrohen falas studentëve tanë.

Cacttus Education ndërmorri të gjitha masat që mësimi të vazhdojë pa pengesa:

  • Mbajti trajnime për stafin dhe për ligjëruesit mbi sistemin dhe mënyrën e mbajtjes së mësimit online;
  • U ofroi në shfrytëzim llaptopë studentëve që nuk kishin kompjuterë në shtëpi;
  • I përgatiti dhe i përshtati serverët dhe laboratoret e Cacttus Education ashtu që studentët dhe mësimdhënësit të mund t’iu qasen online nga shtëpia.

Por e dimë se kjo nuk përfundon këtu.  Nga përvoja 15 vjecare e Cacttus në ofrimin e kurseve dhe trajnimeve e dimë se mësimi online mund të jetë më i lehtë por edhe më sfidues në të njëjtën kohë.  Cacttus Education do të bëjë gjithcka që është e mundur që procesi i mësimit tanimë tërësisht online të vazhdojë dhe të përfundojë me sukses, brenda orarit, dhe në kohëzgjatjen ashtu si është paraparë me mësimin e rregulltë.

Ne qëndrojmë pranë studentëve tanë, dhe nga kjo situatë do të dalim bashkë, më të ditur dhe më të fortë!

 

Cacttus Education shpallë konkurs për regjistrim të hershëm të studentëve për vitin akademik 2020-2021

Shkolla e Lartë Profesionale Cacttus Education hapë konkurs për regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve për vitin akademik 2020-2021.

Misioni ynë është të edukojmë profesionistë të kualifikuar që kërkohen nga tregu i punës, në kohën më të shkurtë të mundshme.

Edukimi profesional në Cacttus Education:

  • ofron programe të zhvilluara sipas kërkesave të tregut të punës,
  • ka shumë më shumë punë praktike gjatë mësimit,
  • mbahet në klasa dhe laboratore me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe
  • udhëhiqet nga mësimdhënës që janë profesionistë të lëmisë dhe aktualisht punojnë në këtë lëmi.

Për regjistrimet e hershme studentët përfitojnë:

Të gjithë ata që regjistrohen dhe e rezervojnë vendin deri më 30 Prill 2020 përfitojnë 20% zbritje për vitin e parë akademik. Në kuadër të regjistrimeve ofrohen edhe bursa për studime.

Vendet janë të kufizuara.

Konkursi është i hapur për këto drejtime:

Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobileProgrami për këtë drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit. Drejtimi përfshinë bazat teorike dhe praktike nga: programimi i orientuar në objekte, algoritmet dhe struktura e të dhënave, SQL, JavaScript, CSS, HTML5, jQuery, Ajax, korniza programuese MVC, serviset API, resurset e pajisjes (GPS, sensorët, NFC), dizajnimi lojërave, siguria për ueb dhe platformat mobile, teoritë kryesore për ndërmarrësinë dhe inovacionin etj.

Administrim i rrjetave dhe sistemeve. Programi për këtë drejtim ju njofton me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e menaxhimit të projekteve të TI-së, komunikimit dhe shitjes.

Programet përgatisin për vende të punës si: zhvillues/e i/e aplikacioneve mobile, zhvillues/e i/e ueb aplikacioneve, zhvillues/e i/e databazave, programer/e kompjuterik/e, administrues/e i/e rrjetave, inxhinier/e i/e rrjetave, administrues/e i/e sistemeve, analist/e i/e sistemeve kompjuterike, inxhinier/e i/e sigurisë, integrues/e i/e sistemeve etj.

Shkalla e punësimit të studentëve të Cacttus Education është 83%.

Studentët që studiojnë në Cacttus Education, përpos diplomës, mund të marrin edhe certifikime industriale që njihen ndërkombëtarisht, si ato nga Cisco apo Microsoft.

Si parakusht për të aplikuar studentët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme dhe të posedojnë njohuri të gjuhës angleze.  Pas mbushjes së formës së aplikimit mbahet provimi pranues.

Regjistrimi i studentëve për vitin akademik 2020/2021 ka filluar!

Rezervo vendin tënd!

Apliko tani!

Ku tё fillojmё nëse duam ta mёsojmё programimin

Ekziston njё numёr i madh i arsyeve pse tё mёsojmё programimin: teknologjia e informacionit ёshtё fusha mё me pёrspektivё kohёve tё fundit, zhvilluesit e aplikacioneve punojnё nё mjedise ideale dhe pagat e tyre janё mё tё larta se sa mesatarja etj.

Ku tё mёsoni programimin?
Tё gjithё ata tё cilёt dёshirojnё tё hyjnё nё botёn e IT-sё, ballafaqohen me pasigurinё rreth asaj se nё cilin vend tё fillojnё tё mёsojnё programimin.

Para se tё vendosni t’i hyni botёs sё programimit, ju duhet tё definoni se cilat janё dёshirat tuaja dhe çka prisni prej programimit. Nёse nuk planifikoni tё jeni serioz nё lidhje me programimin, por ёshtё njё punё rastёsore ose kalimtare, mund tё pёrqёndroheni mё shumё nё kurset qё ofrohen falas, tё cilat mund tё i gjeni online. Megjithatё, nёse dёshironi qё seriozisht tё kyҁeni nё kёtё fushё, do tё ju duhen njohuri themelore dhe sistematike.

Gjuhët programuese për fillestarët:
Asnjeherë nuk bën zgjidhje të gabuar në zgjedhjen e ndonjë gjuhe programuese sepse të gjitha janë të dobishme në mënyrën e tyre. Mirëpo janë disa gjuhë programuese të cilat konsiderohen si më adekuate, më të thjeshta dhe më gjithpërfshirëse për ata të cilët janë fillestarë.

PHP
PHP konsiderohet si gjuha programuese më e njohura për fillestarët në veçanti, dhe gjithashtu njihet edhe si gjuha më e përhapur dhe më e dobishmja e programimit në përgjithësi. PHP karakterizohet për nga fleksibiliteti dhe mbi të gjitha, thjeshtësia e perdorimit të kësaj gjuhe programuese. Gjithashtu konsiderohet si një zgjidhje e pazëvendësueshme kur bëhet fjalë për krijimin e të gjitha llojeve të aplikacioneve dhe përmbajtjeve në Internet.

Rëndësia dhe popullariteti i kesaj gjuhe programuese shikohet më së miri nëpërmjet numrit të faqeve dhe portaleve më të njohura, të tilla si: Facebook, Wikipedia, Yahoo!, Flickr dhe shumë e shumë të tjera.

JAVA 
Tregu për aplikacionet mobile është në rritje të vazhdueshme. Gjuha programuese JAVA konsiderohet si mjet i domosdoshëm për krijimin e aplikacioneve për celularë dhe tabletë, që përdorin systemin operativ Android. Platformat JAVA kanë përdorim të gjerë në programim dhe në zgjidhjet e softuerëve të aplikuar – prej pajisjeve të thjeshta digjitale, aplikacioneve të muzikës dhe pajisjeve mobile në servera të avancuar të ueb-it dhe në aplikacionet më komplekse të bizneseve.

Kjo gjuhë programuese e orientuar në objekte është gjuha ideale për ata të cilët dëshirojnë të gjejnë një punë më të qëndrueshme dhe me pagë më të lartë.

JavaScript
Nëse së pari jeni të interesuar për dizajnimin e ueb-faqeve, p.sh. për të shkruar kode që në mënyrë direkte lidhen me përdoruesit, ju sugjerojmë të orientoheni drejt mësimit të gjuhës programuese JavaScript.

Kjo gjuhë programuese kohëve të fundit po konsiderohet si mjeti më i fuqishëm për të krijuar funksionalitetin dhe interaktivitetin që vizitorët hasin në ueb faqen tonë. Kjo do të thotë që me JavaScript ju do të jeni në gjendje të krijoni një identitet vizual të uebfaqes, të gjitha elementet dinamike dhe ndërfaqen e përdoruesit në përgjithësi.

HTML and CSS
Këto dy gjuhë programuese shkojnë gjithmonë bashkarisht dhe konsiderohen si bazë kryesore për kryerjen e çdo pune në krijimin e uebfaqeve. Në paketën e mësipërme të përmendur të JavaScript-it, ato përmbajnë një etnitet të plotë kur është fjala te dizajnimi i uebfaqes.

HTML dhe CSS nuk janë gjuhë programuese në thelb, por janë më shumë gjuhë përshkruese dhe formatuese. Funksioni i tyre është të definojnë pamjen e një faqe interneti (CSS) dhe pjesën tekstuale (HTML).

Vendi ideal për fillestarët në Programim
Cacttus Education ёshtё vendi mё i sigurt pёr cilindo qё dёshiron tё marrё pjesё nё sfidat e programimit. Ekipi i ligjëruesve dhe trajnerëve me experiencё tё gjatё nё kёtё fushё ju përgatisin me shkathtësitë e domosdoshme për krijimin e aplikacioneve mobile, ueb aplikacione dhe ueb faqeve. Përmes përgatitjes në kёtё institucion arsimor, ju do të fitoni njohuritë e nevojshme për të filluar një karrierë në programim që të bëheni një ekspert i shumë paguar.