fbpx

Mësimi dhe kurset në Cacttus Education mbahen 100% online

Nga data 12 Mars të gjitha kurset, trajnimet, ligjëratat dhe kontaktet me studentë në Cacttus Education mbahen në tërësi online.

Duke përcjellur situatën që po krijohej për shkak të epidemisë, Cacttus Education ka filluar me kohë përgatitjet dhe testimin e sistemit për ndjekjen e ligjëratave online përmes Microsoft Teams dhe pakos Office 365, licencat për shfrytëzim të të cilave ju ofrohen falas studentëve tanë.

Cacttus Education ndërmorri të gjitha masat që mësimi të vazhdojë pa pengesa:

  • Mbajti trajnime për stafin dhe për ligjëruesit mbi sistemin dhe mënyrën e mbajtjes së mësimit online;
  • U ofroi në shfrytëzim llaptopë studentëve që nuk kishin kompjuterë në shtëpi;
  • I përgatiti dhe i përshtati serverët dhe laboratoret e Cacttus Education ashtu që studentët dhe mësimdhënësit të mund t’iu qasen online nga shtëpia.

Por e dimë se kjo nuk përfundon këtu.  Nga përvoja 15 vjecare e Cacttus në ofrimin e kurseve dhe trajnimeve e dimë se mësimi online mund të jetë më i lehtë por edhe më sfidues në të njëjtën kohë.  Cacttus Education do të bëjë gjithcka që është e mundur që procesi i mësimit tanimë tërësisht online të vazhdojë dhe të përfundojë me sukses, brenda orarit, dhe në kohëzgjatjen ashtu si është paraparë me mësimin e rregulltë.

Ne qëndrojmë pranë studentëve tanë, dhe nga kjo situatë do të dalim bashkë, më të ditur dhe më të fortë!

 

Comments are closed.