fbpx

Dion Vogliqi- Programer në Frakton

Dion Vogliqi është student i vitit të dytë, në drejtimin Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile.

Ai tregon për rrugëtimin e tij përgjatë studimeve në Cacttus Education, dhe punësimin e tij në kompaninë Frakton.

Gjithmonë më ka pëlqyer ideja e zgjidhjes së problemeve, dhe tani jam në gjendje ta bëjë këtë përmes programimit. Kjo është arsyeja se pse vendosa të ndjek shkollimin në Cacttus Education, për t’i përdorur më mirë aftësitë e mija.

Këtu jo vetëm që kam mësuar shkathtësi të reja, por gjithashtu më është dhënë mundësia për të takuar njerëz të ri, dhe për të fituar dije më të mirë rreth asaj se cka kam dashur të bëjë me karrierën time. Kjo luajti një rol të rëndësishëm kur iu kam bashkuar ekipit të “Frakton”, ku tani jam në gjendje t’i përdori aftësitë e zgjidhjes së problemeve.

Së fundmi, jemi përballur me sfida të reja, ku kemi qenë në izolim dhe fatkeqësisht shumë njerëz janë në shtëpi dhe në pamundësi për të shkuar në punë. Por kjo nuk është problem nese je në gjendje të punosh në shtëpi. Dhe kjo është njëra prej arsyeve se pse i inkurajoj shumë të rinjtë ta sfidojnë veten e tyre në programim.

Uratë Bekaj, zhvilluese e ueb-it dhe aplikacioneve mobile

Kjo është Urata, një prej studenteve më të përkushtuara në Cacttus Education.

Ajo na tregon:


“Arsyeja se pse kam zgjedhur të studioj teknologjinë, është sepse gjithmonë kam qenë e interesuar në kompjutera. Më kanë lënë përshtypje për të ditur se si funksionojnë dhe kam dashur ta mësojë logjikën e tyre. Fakti që jam vajzë në teknologji asnjëherë nuk më ka ndaluar në sfidimin e vetës në fusha të ndryshme të teknologjisë.”

Urata është shembulli më i mirë se përse vajzat duhet të angazhohen në teknologji, për ta studiuar dhe për t’u marrë me profesionet e kësaj fushe.

“Ne mund të ia dalim në çfarëdo lloj fushe, prandaj qëndroni në atë se çfarë besoni që jeni të mira”.

#GirlsBelongInICT
#GirlsInICT

Milot Osmani- IT Technician në HI-Tech System

Cacttus Education synon t’i përgatisë studentët për inkuadrim në tregun e punës, për kohën më të shkurtë të mundshme. Ndër studentët e angazhuar në punë është edhe studenti Milot Osmani.

Miloti për angazhimin e tij tregon:

Jam i angazhuar në kompaninë HI-Tech System në fushën e TI-së . Punën e kam filluar që 4 muaj, në pozitën IT. Puna të cilën e ushtroj unë si IT në këtë kompani është mirëmbajtja e klientëve në problemet që i hasin në fushën e IT-së poashtu rregullimi i qasjeve në servera për kompanitë bashkëpunëtore, implementimi i rrjetave, konfigurimin e paisjeve.

Duke marrë parasysh situatën në të cilën gjindemi, jemi të obliguar që veprimtarinë tonë ta ushtrojmë nga shtëpia, por për fushën e IT-së kjo nuk është edhe shumë problematike.  Ajo çfarë na mungon është socializimi me njerëz por në aspekt të punës nuk është se mbesim keq se pse edhe në këto rrethana arrijmë që të punojmë si duhet.