fbpx

Gresa Kurtaj, zhvilluese softverike në Cacttus sh.a.

Gresa Kurtaj është në përfundimt të vitit të fundit të studimeve në Cacttus Education, në drejtimin Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile. Ajo njëkohësisht është angazhuar në punë si zhvilluese softverike Cacttus Business Solution.

Për rrugëtimin e saj, Gresa tregon:

Jam njëra ndër studentët që kam fituar bursë nga kjo shkollë për të studiuar. E kam konsideruar si një mundësi mjaft të mirë dhe që vlenë të shfrytëzohet pasi që edhe i jep një përkrahje mjaft të madhe vajzave, është e fokusuar që studentët t’i përgatitë në aspektin profesional dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës.

Njohuritë që i kam fituar nja kjo shkollë më kanë ndihmuar shumë për t’ju qasur industrisë profesionale ku kam mbajtur praktika në kompani të ndryshme dhe së fundmi jam punësuar në Cacttus Business Solution, duke e ushtruar profesionin tim si Zhvilluese Softuerike. Padyshim që njouritë që i kam fituar nga shkolla tani i praktikoj edhe në punë.

Në këtë kompani punoj nga muaji Nëntor 2019.Nuk ka qenë aspak e vështirë për të punuar nga shtëpia, sepse profesioni im mund të zhvillohet edhe duke mos qenë fizikisht në vendin e punës, tani meqë teknologjia është mjaft e zhvilluar. E gjithë puna është kryer dhe monitoruar online dhe komunikimet me stafin e punës janë bërë përmes videomeetings.

Femra është një forcë e madhe në të gjitha fushat, pse të mos jetë edhe në fushën e teknologjisë. E ardhmja ju përket vajzave, koha është në avantazhin tonë atëherë ta kapim kohën dhe jam e bindur që do ja dalim dhe do të jemi pjesë e zhvillimeve të reja në fushën e teknologjisë.

Cacttus Education i përgatitë studentët për inkuadrim sa më të shpejtë në tregun e punës. Regjistrimet për vitin e ri akademik 2020/21 janë të hapura.

Apliko tani!

Shaqir Maliqi, administrator i sistemeve në IPKO LLC

Shaqir Maliqi i ka përfunduar studimet në Cacttus Education në drejtimin Adminstrim i rrjetave dhe sistemeve. Ai gjatë viti të parë të studimeve ka filluar punën si IT support në Cacttus Education, pastaj ka kaluar në fushën e administrimit dhe integrimit të sistemeve në Cacttus sh.a. kurse tani punon si administrator i sistemeve në IPKO.

Shaqiri tregon:

Unë në IPKO LLC punoj pothuajse që 1 vit. Ekipi me të cilin punoj është shumë bashkëpunues dhe pozitiv. Puna në IPKO është një prej përvojave më të mira profesionale, në vazhdimësi po mësoj gjëra të reja dhe po rritem profesionalisht.

Si profesion apo edhe industri, kjo e jona (e fushës së  IT-së), na mundëson të punojmë edhe nga shtëpia. Mjafton të kemi qasje në internet, në resurset të cilat na nevojiten gjatë përditshmërisë,dhe të gjitha punët kryhen me sukses.

Unë i kam përfunduar studimet në Cacttus Education në vitin 2019. Arsyeja pse kam zgjedhur të studioj në Cacttus Education është falë planprogramit, laboratoreve dhe rëndësinë që i kushton punës praktike gjatë procesit mësimor. Gjithashtu, drejtimin në të cilin kam diplomuar unë i cili është Administrim i rrjetave dhe sistemeve nuk e ofron ndonjë institucion tjetër në tregun tonë.

Cacttus Education gjithmonë i ka dhënë rëndësi përgatitjes së neve studentëve për tregun e punës. Falë profesorëve dhe angazhimit të tyre gjatë tërë kohës, gjithmonë me shembuj dhe demostrime të problemeve të ndryshme në praktikë, ata na kane ndihmuar që të dalim në tregun e punës sa më të përgatitur. Pothuajse të gjitha njohuritë qe i kam marrur në Cacttus Education çdo ditë e më shumë më nevojiten gjatë punës së përditshme.

Cacttus Education i përgatitë studentët për inkuadrim sa më të shpejtë në tregun e punës. Regjistrimet për vitin e ri akademik 2020/21 janë të hapura.

Apliko tani!

Xhevahire Saramati, zhvilluese e aplikacioneve në Cacttus sh.a.

Xhevahire Saramati  është studente e vitit të dytë në drejtimin Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile. Ajo njëkohësisht punon edhe në kompaninë Cacttus Sha.

Në intervistën e realizuar bashkë ajo ndau me ne përvojën e saj:

Ka qenë gjithmonë një prej ëndrrave të mia të studioj në fushën e teknologjisë, veçanërisht në  pjesën e zhvillimit të uebit dhe aplikacioneve mobile. U regjistrova në Cacttus Education pikërisht në kohën kur isha gati të specifikoja rrugën profesionale që dua të ndjek për të ardhmen time. Kam zgjedhur Cacttus Education në bazë të përvojave të mira të mëhershme të miqve të mi, për arsye të cilësisë së arsimimit që e ofron dhe për hapësirën që të jep për t’u zhvilluar profesionalisht.


Marrja e njohurive në gjuhët programuese më të kërkuara aktualisht, praktikimi i këtyre njohurive dhe pikërisht përvoja e ligjëruesve në lëmitë që ata i praktikojnë, më ka mundësuar që të inkuadrohem shumë lehtë në punën që jam e angazhuar tani.


Në kompaninë Cacttus Sha merrem me zhvillimin e aplikacioneve brenda Microsoft Office 365, në platformën SharePoint Online, platformë kjo krejtësisht e re në vendin tonë që ka për qëllim të automatizojë dhe në këtë mënyrë edhe të lehtësojë proceset e brendshme të kompanive. Gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur vështirësi, madje ka qenë shumë e lehtë të punohet edhe nga shtëpia.

Tashmë teknologjia nuk është një temë tabu për femrat dhe nuk duhet të jetë. Çdo ditë e më shumë numri i femrave që zgjedhin të studiojnë teknologjinë po rritet. Jemi duke e dëshmuar çdo herë e më shumë që asnjë fushë nuk është kufizim i potencialit tonë, prandaj unë i inkurajoj pa asnjë dallim, të gjithë që kanë interes dhe duan të zhvillohen në këtë fushë të marrin hapat e duhur drejt së ardhmes së tyre në teknologji.