fbpx

Flamur Bajra, Zhvillues Softverik në Cacttus sh.a.

Flamur Bajra është student i vitit të parë në Cacttus Education. Flamuri studion Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile dhe njëkohësisht është angazhuar në praktikë pune në Departamentin e Zhvillimit në kompaninë amë Cacttus Sh.a.

Flamuri pas përfundimit të shkollës së mesme në Londër, është kthyer në Kosovë vetëm për të ndjekur studimet, dhe aktualisht ai studion në Cacttus Education. Ai tregon se arsyeja pse e ka vendosur të studiojë në Cacttus Education është kualiteti i mësimit, që  është i njejtë me atë që do të mund ta ndiqte jashtë vendit, ndërsa çmimi që paguhet për studime është shumë më i vogël. Ai tregon se poashtu qasja në praktikë dhe krijimi i përvojës është shumë më i lehtë.

Flamuri thotë:

Drejtimi që e kam zgjedhë për me e  studiu është i mirë dhe ka nji perspektivë shumë të mirë për të ardhmen. Mësimi që unë e ndjeki këtu është i njejtë sikur studimet që kisha pasë mundësi me i ndjekë në Londër, po kostoja është shumë më e vogël. E me Cacttus Education ka qenë shumë ma lehtë me u angazhu në praktikë.

 

Akoma s’kam vendosë se cili ka me qenë përcaktimi im përfundimtar në karrierë, por pasi t’i përfundoj studimet mund të angazhohem si zhvillues i uebfaqeve apo edhe aplikacioneve të ndryshme.

Flamuri tregon se ka gjasë që pas përfundimit të studimeve të vazhdojë me punën në Kosovë, duke krijuar ndoshta edhe një kompani që merret me zhvillimin e ueb-it.

Liridona Muli, Zhvilluese e Ueb-it në Kosova International Technology- KIT.

Liridona Muli është studente e vitit të dytë në Cacttus Education, ku po mëson Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile. Ajo njëkohësisht është angazhuar në praktikë pune si Zhvilluese e Ueb-it në kompaninë Kosova International Technology- KIT. Në KIT Liridona iu është bashkuar një ekipi shumë profesional dhe miqësor, ku është përshtatur me shumë lehtësi.

Ajo tregon:

Stafi është treguar shumë profesional me mua, dhe kjo e ka bë shumë t’lehtë që të integrohem në ekip. Po mësoj vazhdimisht gjëra të reja. Deri tash kam filluar t’përdori gjuhët programuese PHP, MySQL, HTML, CSS e Javascript, dhe po më duket një përvojë shumë interesante. Edhe pse kam punuar më herët, kjo është hera e parë që angazhohem në fushën e Zhvillimit të Ueb-it, dhe përvoja është shumë më ndryshe nga se e kam paramenduar.

Mendoj që është një fillim i mbarë për karrierën që mendoj ta kem në Zhvillim të Ueb-it. Edhe pse akoma s’kam vendosë se cila ka me qenë gjuha kryesore programuese që do ta përdori në të ardhmen, akoma jam vetëm në fillim të karrierës kështu që do të vazhdoj t’i perfeksionoj të gjitha që mundem derisa të përcaktohem për një gjuhë programuese.

Liridona po vazhdon të zgjerojë njohuritë e saj në Zhvillim të Ueb-it edhe përtej njohurive të fituara gjatë studimeve, duke krijuar vazhdimisht përvoja të reja mbi themelet e njohurive të fituara në Cacttus Education.

Alertina Bytyqi, Zhvilluese e Aplikacioneve për Android në Kosova International Technology- KIT.

Alertina është studente e vitit të dytë në Cacttus Education, në drejtimin Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile. Ajo tashmë ka filluar praktikën në këtë drejtim duke u angazhuar si praktikante në Zhvillimin e Aplikacioneve për Android.

Alertina po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve përmes kompanisë Kosova International Technology- KIT. Ajo tregon se ambientet e këndshme të kompanisë po e bëjnë praktikën një përvojë shumë të mirë ku jo vetëm po mëson, por edhe po përshtatet shumë lehtë.

Ajo thotë:

“Ambienti shumë i mirë dhe ekipi me të cilin po punoj më kanë ndihmuar të përshatem shumë lehtë me këtë mjedis të ri. Praktika po më shtyen që të mësoj më shumë dhe të vazhdoj të përgatitem në profesion jo vetëm teoretikisht, por edhe në praktikë. Ndjej se sidomos në këtë mënyrë po përgatitem për tregun e punës.”

Studimet në Cacttus Education fokus kryesor kanë përgatitjen për tregun e punës. Përmes ligjëratave dhe ushtrimeve praktike në klasë, si dhe angazhimin e studentëve në punë praktike në institucione të ndryshme, studentët përgatiten që të punësohen në profesionin të cilin e studiojnë.