fbpx

Leunita Begaj, përfituese e bursës në Cacttus Education

Leunita Begaj studion Administrim i rrjetave dhe sistemeve në Cacttus Education. Leunita është edhe përfituese e bursës për studime. Pasioni që ajo ka për teknologjinë dhe përkushtimi i saj tregon për përfitimet që fusha e teknologjisë ka nëse më shumë vajza angazhohen në këtë drejtim.

Leunita dhe vajzat e tjera që studiojnë në Cacttus Education dëshmojnë se teknologjia është e përshtatshme për këdo që ka pasion për këtë fushë. Për arsyet se përse Leunita ka zgjedhur për të studiuar në fushën e teknologjisë dhe për përvojën e saj gjatë studimeve ajo tregon:

E kam zgjedhur drejtimin “Administrim i rrjetave dhe sistemeve” për shkak të planprogramit që Cacttus Education ofron për këtë drejtim dhe për shkak të përgatitjes profesionale për tregun e punës.

Zgjedhja e lëndëve dhe qasja e profesorëve ndaj studentëve e ka bërë fillimin e studimeve edhe më të lehtë.

Cacttus Education ofron shumë mundësi të mira për studentët që kanë pasion për teknologji dhe dëshirojnë të arrijnë dhe të bëjnë karrierë në fushën e teknologjisë. Drejtimet e studimit të cilat i ofron Cacttus Education janë të përzgjedhura mirë, dhe kanë shumë perspektivë në treg të punës.

Testimet e shpeshta dhe projektet që kemi pasur na kanë mësuar të jemi edhe më efektivë dhe më aktiv në orët mësimore. Nga pikëpamja ime, Cacttus Education ju ofron shumë studentëve të tyre: punë praktike, bursa dhe më e rëndësishmja sistem cilësor mësimor.

Cacttus Education do të vazhdojë edhe në të ardhmen të ofrojë bursa për studentët ku për qëllim ka përkrahjen e talentëve të rinjë duke u mundësuar që përmes studimeve të avancohen më tutje në fushën e teknologjisë.

Valmir Haxholli, Programer në Frakton

Ndër studentët e sukseshëm në Cacttus Education është edhe Valmir Haxholli. Valmiri studion “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” dhe ka mbaruar vitin e parë. Për rrugëtimin e tij në përcaktimin për studime ai tregon:

Programi i Cacttus Education më ka pëlqyer shumë sepse që nga fillimi i vitit fokusohet në zhvillimin e shkathtësive praktike në kombinim me teorinë e cila është e përshtatshme dhe e lehtë për t’u përcjellur. Kjo shkollë profesionale më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për tu qasur në tregun e punës. Përmes njohurive të fituara gjatë studimeve kam fituar një vend pune ku momentalisht ende ushtroj profesionin tim.

Që nga dita e parë që jam bërë pjesë e kësaj shkolle më së shumti më ka lënë përshtypje atmosfera shoqërore dhe stafi profesional. Kjo ka bërë që të ambientohem shpejtë me programin dhe shkollën në përgjithësi.

Cacttus Education është një shkollë e cila dallohet për cilësi të lartë të edukimit profesional në fushën e teknologjisë informative. Studimet në Cacttus Education na ndihmojnë në zhvillimin e karrierës sonë si studentë dhe poashtu na lehtësojnë qasjen në tregun e punës, vendor apo edhe ndërkombëtar.

Lënda ime e preferuar ka qenë “Programming with Java” të cilën e kam ndjekur gjatë vitit të parë. Kjo lëndë bazohet kryesisht në hapat e parë të zhvillimit softuerik si dhe në logjikën e të menduarit si programer.

Pasiqë gjithmonë kam qenë i dhënë pas fushës së programimit, programi “Zhvillues i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” ka qenë i duhuri për mua. Ky drejtim praktikisht mbulon të gjithë fushën e programimit, duke filluar nga elementaret e deri  tek më të avancuarat.

Këshilla ime për studentët e rinjë është që të jenë të fokusuar gjatë ligjërimit të lëndëve, të jenë gjithmonë në hap me literaturën e cila ju mundësohet falas nga Cacttus Education, si dhe të kryejnë detyrat që u caktohen nga profesorët profesional të kësaj shkolle.

Në të ardhmen e afërt planifikoj që të hap kompaninë time, e cila do të bazohet kryesisht në zhvillimin e lojërave dhe aplikacioneve mobile, pasiqë në vendin tonë ka mjaft hapësirë në zhvillimin e këtij biznesi.

Thënia ime e preferuar:  “Programming is a skill best acquired by practice and example, rather than from books” – Alan Turing

Yll Fejziu, Programer në Cacttus sh.a.

Yll Fejziu ka përfunduar vitin e parë të studimeve në Cacttus Edcuation, në drejtimin “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile”. Ylli tashmë është angazhuar edhe në punë praktike, në kompaninë amë Cacttus Sha, që njëkohësisht është njëra ndër kompanitë më të mëdha të teknologjisë në vend.

Ylli tregon për përvojën e tij në fushën e teknologjisë, dhe fillimin e karrierës në këtë fushë:

Momentalisht jam i angazhuar tek departamenti i Cacttus Business Solutions. Praktika që unë e bëj në department lidhet shumë me studimet e mija në Cacttus Education, mirëpo ka edhe gjëra të reja që po i mësoj. Përmes praktikës po mësoj gjuhë të reja programuese si ASP.net, apo C#. Përderisa gjuhët si HTML e SQL i kemi mësuar edhe gjatë vitit të parë të studimeve.

Për lidhshmërinë e studimeve me punën Ylli thotë:

Gjatë studimeve e kam marrë një bazë shumë të mirë. Nëse nuk e kisha pasur atë bazë, kish qenë shumë më e vështirë për mua të filloj punën praktike. Pak a shumë logjika e programimit është e njejtë për secilën gjuhë programuese. Kështu që më kanë ndihmuar shumë edhe studimet në vitin e parë për tu kyqur në mësimin e në gjuhëve të reja programuese tash.

Para se të regjistrohem në Cacttus Education kam ndëgjuar prej të tjerëve që me Cacttus Education është më e lehtë me dalë në tregun e punës, tash që studioj këtu e kam parë që janë vërtetuar ato mendimet që unë i kam pasë para fillimit të studimeve.

Lidhur me planet e tij për të ardhmen, Ylli na tregon:

Për të ardhmen jam duke punuar të bëhem një programer i mirë i ueb-it. Për momentin jam i fokusuar më shumë në drejtimin e ueb-it, më saktësisht në krijimin e aplikacioneve të ueb-it. Për të ardhmen synimi im kryesor është të vazhdoj të fokusohem në këtë fushë.

Përmes angazhimit në punë praktike Cacttus Education ju mundëson studentëve të vet që të bëhen profesionistë të shkathtë në drejtimet që i studiojnë. Kurse Ylli është vetëm njëri nga studentët e angazhuar në punë praktike, ku po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve dhe po vazhdon me ndërtimin e një profili prej profesionisti në fushën e programimit.