fbpx

Studenti i Cacttus Education, Valmir Haxholli, synon të zhvillojë karrierë si ndërmarrës në fushën e zhvillimit të lojërave dhe aplikacioneve mobile

Ndër studentët e sukseshëm në Cacttus Education është edhe Valmir Haxholli. Valmiri studion “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” dhe ka mbaruar vitin e parë. Për rrugëtimin e tij në përcaktimin për studime ai tregon:

Programi i Cacttus Education më ka pëlqyer shumë sepse që nga fillimi i vitit fokusohet në zhvillimin e shkathtësive praktike në kombinim me teorinë e cila është e përshtatshme dhe e lehtë për t’u përcjellur. Kjo shkollë profesionale më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për tu qasur në tregun e punës. Përmes njohurive të fituara gjatë studimeve kam fituar një vend pune ku momentalisht ende ushtroj profesionin tim.

Që nga dita e parë që jam bërë pjesë e kësaj shkolle më së shumti më ka lënë përshtypje atmosfera shoqërore dhe stafi profesional. Kjo ka bërë që të ambientohem shpejtë me programin dhe shkollën në përgjithësi.

Cacttus Education është një shkollë e cila dallohet për cilësi të lartë të edukimit profesional në fushën e teknologjisë informative. Studimet në Cacttus Education na ndihmojnë në zhvillimin e karrierës sonë si studentë dhe poashtu na lehtësojnë qasjen në tregun e punës, vendor apo edhe ndërkombëtar.

Lënda ime e preferuar ka qenë “Programming with Java” të cilën e kam ndjekur gjatë vitit të parë. Kjo lëndë bazohet kryesisht në hapat e parë të zhvillimit softuerik si dhe në logjikën e të menduarit si programer.

Pasiqë gjithmonë kam qenë i dhënë pas fushës së programimit, programi “Zhvillues i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” ka qenë i duhuri për mua. Ky drejtim praktikisht mbulon të gjithë fushën e programimit, duke filluar nga elementaret e deri  tek më të avancuarat.

Këshilla ime për studentët e rinjë është që të jenë të fokusuar gjatë ligjërimit të lëndëve, të jenë gjithmonë në hap me literaturën e cila ju mundësohet falas nga Cacttus Education, si dhe të kryejnë detyrat që u caktohen nga profesorët profesional të kësaj shkolle.

Në të ardhmen e afërt planifikoj që të hap kompaninë time, e cila do të bazohet kryesisht në zhvillimin e lojërave dhe aplikacioneve mobile, pasiqë në vendin tonë ka mjaft hapësirë në zhvillimin e këtij biznesi.

Thënia ime e preferuar:  “Programming is a skill best acquired by practice and example, rather than from books” – Alan Turing

Comments are closed.