fbpx

Yll Fejziu studenti i radhës që angazhohet në praktikë nga Cacttus Education

Yll Fejziu ka përfunduar vitin e parë të studimeve në Cacttus Edcuation, në drejtimin “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile”. Ylli tashmë është angazhuar edhe në punë praktike, në kompaninë amë Cacttus Sha, që njëkohësisht është njëra ndër kompanitë më të mëdha të teknologjisë në vend.

Ylli tregon për përvojën e tij në fushën e teknologjisë, dhe fillimin e karrierës në këtë fushë:

Momentalisht jam i angazhuar tek departamenti i Cacttus Business Solutions. Praktika që unë e bëj në department lidhet shumë me studimet e mija në Cacttus Education, mirëpo ka edhe gjëra të reja që po i mësoj. Përmes praktikës po mësoj gjuhë të reja programuese si ASP.net, apo C#. Përderisa gjuhët si HTML e SQL i kemi mësuar edhe gjatë vitit të parë të studimeve.

Për lidhshmërinë e studimeve me punën Ylli thotë:

Gjatë studimeve e kam marrë një bazë shumë të mirë. Nëse nuk e kisha pasur atë bazë, kish qenë shumë më e vështirë për mua të filloj punën praktike. Pak a shumë logjika e programimit është e njejtë për secilën gjuhë programuese. Kështu që më kanë ndihmuar shumë edhe studimet në vitin e parë për tu kyqur në mësimin e në gjuhëve të reja programuese tash.

Para se të regjistrohem në Cacttus Education kam ndëgjuar prej të tjerëve që me Cacttus Education është më e lehtë me dalë në tregun e punës, tash që studioj këtu e kam parë që janë vërtetuar ato mendimet që unë i kam pasë para fillimit të studimeve.

Lidhur me planet e tij për të ardhmen, Ylli na tregon:

Për të ardhmen jam duke punuar të bëhem një programer i mirë i ueb-it. Për momentin jam i fokusuar më shumë në drejtimin e ueb-it, më saktësisht në krijimin e aplikacioneve të ueb-it. Për të ardhmen synimi im kryesor është të vazhdoj të fokusohem në këtë fushë.

Përmes angazhimit në punë praktike Cacttus Education ju mundëson studentëve të vet që të bëhen profesionistë të shkathtë në drejtimet që i studiojnë. Kurse Ylli është vetëm njëri nga studentët e angazhuar në punë praktike, ku po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve dhe po vazhdon me ndërtimin e një profili prej profesionisti në fushën e programimit.

Comments are closed.